2013-01-22

Thëngjilli nuk bëhet ar, zotëri Oliver Jens Shmit!



Serbët vuajnë shumë nga ajo që janë të paorigjinë

Unë nuk do të hyj në detale të zbërthimit të “veprës alkimike” të fundit mbi Kosovën, por kësaj radhe do ta jap një fragment të një analize të thukët nga ata të vërtetës historike: Kishat ortodokse, përpjekje për riinterpretim. Duke komentuar përpjekjet e disa studiuesve shqiptarë, të cilët thonë se kishat ortodokse janë ndërtuar nga shqiptarët katolikë gjatë shekullit XIV, Shmit pa menduar dy herë i bie ‘mohit’, duke thënë se “ky riinterpretim… nuk ka bazë shkencore”. (fq. 283)

Shkruan: Fahri Xharra

Alkimia është aftësia e arritjes së tej-jetesës apo pavdekshmërisë me ndihmën e eliksirëve të sajuar nga metalet jofisnike në ari apo në substanca të ngjashme me arin! Në historinë e shkencave, alkimia kuptohej si formë e hershme e një dëshire të njerëzimit në hulumtimin e natyrës, si dhe në filozofi dhe shkencat shpirtërore. Që të dyja variantet e përmendura të alkimisë i kombinojnë elementet kimike, metalurgjike, fizike, ato të mjekësisë, astrologjisë, mistikes dhe spritualizmit, si dhe ato të artit. Alkiminë e praktikonin të mençurit në Mesopotaminë e lashtë, Egjipt, Indi dhe Kinë. Mënyra të njëjta të alkimisë janë njohur edhe në Greqinë e vjetër dhe në Romën e lashtë, si dhe në vendet islamike - arabe. Njeriu që e praktikonte alkiminë quhej alkimist.

Alkimistët e vjetër ishin edhe propagandues shpirtëror

Sa është e njohur dhe sa është e pranishme alkimia si shkencë ose si hulumtim filozofik në kërkim të “gurit të mençurisë” në literaturën bashkëkohore? Alkimia e dikurshme, nga e cila më vonë janë zhvilluar kimia, farmacia dhe mjekësia, e në anën tjetër është zhvilluar filozofia si kërkim për “gurin e mençurisë”, pastaj edhe degët e posaçme të psikologjisë moderne. “Studimet alkimike” (K.G. Jung) nuk janë marrë vetëm me hulumtimin e arit. Në studimin e tij tridhjetëvjeçar K.G . Jungu konstaton që alkimistët e vjetër ishin edhe propagandues shpirtëror, të cilët i kryenin proceset e transmutacionit si në rrafshin e materies fizike, ashtu edhe në rrafshin e shpirtit (transmutacioneve mentale) për të hulumtuar metale me një strukturë të ngjashme apo të njëjtë me arin. Alkimia (lat . alchimia,arab. خيمياء) është degë e filozofisë së natyrës, nga e cila në shek. XVII dhe XVIII u zhvilluan kimia dhe prodhimi i barërave. Në kohët e lashta alkimia quhej si aftësi mbretërore, kurse sot pseudoshkencëtarët quhen «alkimistë». Pra, alkimistët mundoheshin ta gjejnë «gurin e mençurisë», i cili përshkruhej si «Vepër e madhe» (lat. Magnum opus). Guri i mençurisë do të mundësonte që metalet e zakonshme të shndërrohen në ar dhe në argjend. Por, ç’na hyn në punë alkimia në analizën e sotme? Më bëhet merak se si alkimia nuk ka zënë vend edhe në histori, apo shtrembëruesit e historisë nuk janë quajtur edhe ata alkimistë. Mënyra më e dukshme e dëshirës me apo pa dhunë që historia të shtrembërohet në mënyrë alkimike e kemi hasur në shkrimet e shumta mbi ne dhe për ne. Sa është e njohur dhe sa është e pranishme alkimia si shkencë, ose si hulumtim filozofik në kërkim të “Gurit të mençurisë” në literaturën historike? Shumë, bile.

Krijimi për vete i historisë

Serbia dhe Greqia në mënyrën më të paskrupullt janë munduar dhe mundohen edhe sot e kësaj dite që historinë e tyre, e cila nuk ka histori, në mënyrën alkimike ta krijojnë për vete. Nga asgjëja mundohen të sajojnë ar. Por, u është e pamundur. Ari është ar, e thëngjilli thëngjill. Dhe, kështu në mënyrë alkimike e në rastin tonë me vjedhje të krijojnë historinë e tyre kombëtare. Nëse bëhet një krahasim me alkimikët kimistë, ata që nga shekulli XVIII e panë që është e kotë të mendohet dhe të mundohet që nga thëngjilli të krijojnë ar dhe me një evoluim shkencor lindi kimia e vërtetë që pa njohuritë e saj sot do të ishte e pamundur jeta moderne; ashtu edhe nga alkimia farmaceutike lindi farmacia moderne që me barërat e sotme bëhet mrekulli në shërimin e sëmundjeve njerëzore, shtazore dhe bimore. Po ç’ndodh me alkimistët serbë të historisë? Ata ende jetojnë në aftësitë e tyre të kohërave babilonase dhe mesopotamike të shndërrimit të një të vërtete në rrenë, apo mund të themi të kundërtën - shndërrimin e një e më shumë rrenave në të vërtetë të tyre.

Serbët nuk janë autoktonë në Ballkan

Serbët vuajnë shumë nga ajo që janë të paorigjinë, prandaj edhe me instinktin e tyre prej mashtruesi i kanë veset e tyre shumë të këqija që e çorodisin historinë dhe origjinën e tyre, e me këtë e njollosin atë të të tjerëve, e me këtë rast tonën. Është për çudi që Perëndimi i “ha” rrenat e tyre; se ku e kanë qëllimin nuk e di. Në mënyrën më fëmijërore dhe aspak shkencore, por qesharake, ata dalin me “zbulimet” të tyre. “Po serbët kush janë?”, pyetej dr. Skender Rizaj dhe përgjigjja e tij ishte kjo: “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje nuk janë sllavë, siç nuk janë autoktonë në Ballkan, aq më pak në Kosovë. Ani pse për këtë flet me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”. Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë, sidomos arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te ilirët, paleografia cirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia etj., në përgjithësi te popujt etj.) “Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”. Por, dëshira alkimike e tyre që nga tunxhi, bakri, thëngjilli të bëjnë ar nuk ndalet, e për këtë m’u desh që personalisht të “bindem “ me dy libra të botuar në Beograd: Vesna Peshiq “Prećutana Istorija Albanca - lažni Iliri 2008” (Historia e heshtur, shqiptarët - ilirë të rrejshëm), si dhe Grupa autora “Kavkaski Albanci - Lazhni Iliri” (Shqiptarët e Kaukazit – ilirë të rrejshëm”, 2007). “Qëllimi i hulumtimit të prejardhjes së shqiptarëve qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja, e në këtë rast tokave tona (serbe f.xh.), toka të cilat e kanë një vlerë që nuk maten me asgjë për historinë kulturën dhe gjeostrategjinë e popullit serb; toka nga të cilat populli serb kurrë nuk do të heqë dorë” (akademik Mihajlo Markoviq). Pastaj vazhdohet: “Çfarë faktesh e arsyetojnë lidhshmërinë historike ndërmjet shqiptarëve dhe ilirëve, a ekziston ndonjë lidhje gjenetike ndërmjet tyre? Asnjë“. “Nuk gjendet asnjë dokument historik, i cili e vërteton qëndrimin e shqiptarëve në Ballkan deri në shek. XI. Nuk ka indikacione arkeologjike për praninë e tyre në këto anë. Të gjitha toponimet shqiptare vërehen pas shekullit të mesëm; ndërsa sipas formave të saja strukturore gjuha shqipe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me ilirishten”. (Shqiptarët e Kaukazit…)

Mendimi i meksikanit Salinas

Për përshkrimin e ndërgjegjshëm të pandërgjegjshmërisë serbe, për alkimizmin e tyre në trillimet e tyre në historinë e saj i mora për analizë (zbërthim) tri libra, të cilat ta japin një ide të vërtetë se deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetes (sllavizmit - serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer’s Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të Roberto Salinas Price-it; “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 (Misteri trojano-sllav) të Branko Vukosiqit (ish-ambasador i Jugosllavisë në Meksikë) dhe “Montenegro-Cradle of Homer” (Mali i Zi, djepi i Homerit) «Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është sllave) të Novak Andesilić-it; Branko Vukosiq, Mbi misterin Trojano-sllav, 2003. Autori i lartpërmendur e mbron qëndrimin se Troja dhe tokat e Trojës janë në Ballkan, por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav, duke e theksuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thotë se Troja është në Luginën e Neretvës, vendi i quajtur Gabela, por duke shkuar edhe më larg: Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër(?). Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872, kur historiani serb Milosh S. Milojeviq, në faqen 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve” (1872), thotë se trojanët ishin serbë. E bukur kjo? Po, por vetëm si alkimi historike. Por, kur nuk duam të bindemi që i ka kaluar koha e alkimisë si asaj kimike, farmaceutike, por edhe asaj historike, atëherë “fabrikat” alkimike prodhojnë alkimistë të rinj të historisë, të cilët mundohen që me metoda kundër ligjeve të natyrës të bëjnë mrekulli. Tash së fundi doli në shqip libri i Oliver Jens Shmitit “Kosova, histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”. E unë, duke e ditur që alkimisti i përmendur e di gjuhën shqipe, e kisha këshilluar që ta lexojë Hanko Hallën e Ali Asllanit, e cila që moti e kishte kuptuar se me alkimi nuk vazhdohet jeta: “Fët e fët e nxora nji gjerdan prej ari, por edhe e mora nji thëngjill nga zjarri. Thashë, trazohu, nuk trazohen kurrë, njëra për në gush`, e tjetra për në furrë.” Thëngjilli nuk bëhet ar, Oliver Jens Shmit! Nuk i ka mbetur Kosovës që të na krijoni paçavure nga ajo.

Një gjykim i cekët

Unë nuk do të hyj në detale të zbërthimit të “veprës alkimike” të fundit mbi Kosovën, por kësaj radhe do ta jap një fragment të një analize të thukët nga ata të vërtetës historike: Kishat ortodokse, përpjekje për ri-interpretim. Duke i komentuar përpjekjet e disa studiuesve shqiptarë, të cilët thonë se kishat ortodokse janë ndërtuar nga shqiptarët katolikë gjatë shekullit XIV, Shmit pa menduar dy herë i bie ‘mohit’, duke thënë se “ky ri-interpretim… nuk ka bazë shkencore” (fq. 283). Një gjykim kaq i cekët nuk i jep përgjigje faktit që në disa prej manastireve kryesore ortodokse në vendin tonë, enterieri shquhet për një ikonografi të begatë, e cila ka përjetësuar elemente të botës shqiptare, të cilat më tepër duhen parë si një reflektim i përbërjes etnike të ortodoksëve që i vizitonin këta tempuj. (Shmit, një rrëfim për një post-modernist - Salih Mehmeti).
Kot e ke Shmit, thëngjilli nuk trazohet me ar!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...