2013-01-26

PDK, pasdite e nis Kongresin e VI-të


Prishtinë, sot kongresi i PDK-së


































Kongresi i gjashtë zgjedhor i Partisë Demokratike fillon punimet në ora 18:00 në pallatin e Rinisë në Prishtinë. 


Zyrtarë të PDK-së bëjnë të ditur se në seancën solemne do të marrin pjesë, liderë të partive politike nga vendi e rajoni. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, lideri socialist në Shqipëri Edi Rama, kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti janë vetëm disa nga emrat të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së PDK-së.

Ashtu siç është paralajmëruar kongresi i PDK-së do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Skanera sigurie janë vendosur në hyrjet e Pallatit të Rinisë ndërsa punëtorët e sigurimit që në orët e para të mëngjesit kanë bllokuar për qytetaret të gjitha hyrjet që cojnë në sallën ku do të mbahet kongresi.

Koordinatori i zgjedhjeve të PDK-së Basri Musmurati ka mohuar se arsyet e kontrollit të lartë vijnë nga informaicone të mundshme për ndonjë incident. Ai tha se në këtë mënyrë veprojnë kudo në europë partitë e mëdha. Sidoqoftë kongresi i gjashtë i PDK-së e gjen PDK-në me shumë anëtarë të saj të pakënaqur.

Sekretari i saj njëherësh kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi nuk do të marrë pjesë në kongres për atë që siç ka thënë Krasniqi zgjedhjet në PDK janë zhvilluar jashtë çdo norme statuti. Ndersa nenkryetari i kësaj partie Fatmir Limaj ndodhet në paraburgim lidhur me akuzat për krime lufte.



PDK, pasdite e nis Kongresin e VI-të
Pasdite, nis seanca solemne e Kongresit të VI të PDK-së, në të cilën pritet të marrin pjesë Lulzim Basha, Edi Rama, Ali Ahmeti, krerët e shumë partive në vend si dhe Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
“Është bërë një skenarë ku do të ketë fjalime të mysafirëve të ftuar këtu pastaj edhe pjesa tjetër e një raporti përmbledhës e një lloj historiku i së kaluarës i PDK-së që nga themelimi e sidomos me theks të veçantë pjesa e viteve të qeverisjes. Ndërsa në ditën e dytë do të jetë pjesa e punës, ajo zgjedhore ku do të zgjedhet kryetari por edhe Këshilli nga ku do të dal edhe Kryesia”, ka thënë Blerand Stavileci.
Stavileci ka bërë të ditur se se janë ftuar edhe krerët e partive të tjera të Kosovës por edhe të atyre jashtë saj, e siç thotë, pothuajse të gjitha e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Seanca solemne e Kongresit të PDK-së fillon në orën 17 e 30, kurse të dielën do të mbahet pjesa e dytë e Kongresit duke filluar prej orës 9 e 30, në të cilën pritet të zgjedhet Kryesia e punës, Këshilli Drejtues i partisë, komisionet e ndryshme, por pritet të zgjedhet edhe kryetari i partisë.
Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi nuk do të marrë pjesë në këtë Kongres. Shkak për kët, sipas tij, ështe se nuk po respektohen parimet mbi të cilat mbështetet programi i Partisë Demokratike.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...