2013-01-22

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, priti në një takim Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani.

Heqja e UÇPMB, Panariti-Gaianit: Serbia cënoi të drejtat e pakicave


Ministri Panariti informoi ambasadorin Gaiani mbi zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës dhe qëndrimet e Tiranës zyrtare për këtë çështje. Ai theksoi se heqja në mënyrë arbitrare e Monumentit të UÇPMB nga autoritetet serbe dhe mungesa e dialogut me autoritet lokale shqiptare, janë një cënim i rëndë i të drejtave të pakicave të parashikuara nga aktet ndërkombëtare, si dhe një dhunim i ndjenjave të tyre kombëtare.

Gjithashtu, ai shprehu shqetësim për deklarimet e kryeministrit serb, Ivica Daçiç ku ai i cilëson shqiptarët si elementë terroristë. "Akuza të tilla që prekin të gjithë Shqiptarët, si reminishenca të së kaluarë, bien ndesh me frymën e mirëkuptimit që duhet të ekzistojë midis vendeve të rajonit", ka thënë Panariti.

Ambasadori Gaianni u shpreh se qeveria italiane ka vlerësuar rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Ai shprehu shqetësimin për situatën në Luginën e Preshevës, ku theksoi se dialogu paqësor është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve duke shtuar se Italia ka qenë dhe mbetet një mbrojtëse konseguente e të drejtave të pakicave.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...