Pas fitores në një garë të ashpër presidenciale, presidenti amerikan Barak Obama bëri zyrtarisht betimin në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë. Obama bëri betimin zyrtar për një mandat të dytë me dorën e tij mbi një Bibël që i përket familjes së zonjës së parë, Mishelle Obama.
Të dielën paradite, presidenti dhe nënpresidenti Xho Bajden, bëri betimin, ku morën pjesë në ceremoninë tradicionale të vendosjes së kurorës tek Ushtari i Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Kushtetuta amerikane kërkon që presidenti të bëjë betimin më 20 janar.
Meqë kjo datë këtë vit është ditë e dielë, presidenti dhe nënpresidenti do ta ribëjnë betimin nesër në një ceremoni tradicionale publike, përpara ndërtesës së Kongresit. Ceremonia e së hënës nuk pritet të jetë me një pjesëmarrje po aq të madhe sa në inaugurimin e parë të presidentit kur në Uashington erdhën gati 2 milion njerëz për të qenë dëshmitarë të betimit të presidentit të parë afrikano-amerikan. Këtë vit, pritet të marrin pjesë gati 800 mijë njerëz në inaugurimin e dytë dhe të fundit të presidentit Obama.
Barak Obama është betuar publikisht për mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara. Ai ka bërë betimin para ndërtesës së Kongresit amerikan në Uashington. Ceremonia publike është zhvilluar një ditë pasi ai ka bërë betimin zyrtar në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë, në përputhje më Kushtetutën e SHBA-së.
Nënpresidenti Xho Bajden po ashtu është betuar publikisht para presidentit Obama. Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë qindra-mijëra njerëz. Ish-presidentët Xhimi Karter dhe Bill Klinton u janë bashkuar personaliteteve dhe ligjvënësve, pjesëmarrës në ceremoni. Obama është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. Ai ka fituar zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar kundër kandidatit republikan, Mitt Romney.
Mijëra njerëz kanë arritur në qendër të Uashingtonit, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Barak Obamës për mandatin e dytë presidencial. Ceremonia do të nisë në orën 11:20 (sipas kohës lokale) para selisë së Kongresit dhe do të ndiqet nga rreth 800,000 njerëz. Obama është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. Ai do të betohet për mbrojtje të Kushtetutës amerikane dhe do të mbajë fjalimin e inaugurimit. Obama ka fituar zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar kundër kandidatit republikan, Mit Romni.
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhe Bajden, sot e ka dhënë betimin dhe është inauguruar në mandatin e dytë në këtë post të lartë. Bajden, 70 vjeçar, e ka dhënë betimin para gjyqtares së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor, gjatë një ceremonie private në rezidencën e tij në Uashington. Xho Bajden dhe presidenti Barak Obama do të betohen përsëri nesër gjatë një ceremonie publike para ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
No comments:
Post a Comment