2013-01-24

Kush po luan me shqiptarët e Luginës së Preshevës ?


Lëvizja "Vetëvendosje", akuzon kryeministrin Hashim Thaçi se po luan me shqiptarët e Luginës së Preshevës, kurse, partia në pushtet, PDK thotë se është Serbia e cila po bën një gjë të tillë.

Pas deklarimit të kryeministrit Hashim Thaçi se "shqiptarët e Luginës është dashur të bëjnë më shumë për të mbrojtur lapidarin", deputetët e e Lëvizjes "Vetëvendosje", sot në seancën plenare kanë akuzuar kryeministrin Thaçi se po luan lojëra të pandershme me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Depuetiti i VV-së, Liburn Aliu tha se ishte vetë kryeministri i cili në fillim të negociatave iu premtoi shqiptarëve atje se do ta ngrinte çështjen e Luginës në negociata me Serbinë dhe se do t’i mbronte interesat e shqiptarëve në këto negociata. "Është pikërisht çështja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ajo që u shndërrua në atmosferën relaksuese përgjatë këtyre negociatave. Aludohej herë në këmbim territoresh, e herë në të drejtat e tyre. Për shkak të kësaj, shqiptarët atje, i kthyen plotësisht sytë kah Prishtina me shpresë se të drejtat e tyre do të shtroheshin në takimet e Thaçit me Daçiqin, dhe pikërisht për shkak të kësaj që atyre iu premtua, ata edhe i përkrahën negociatat", tha Aliu. Deputeti i VV-së shtoi se gjatë gjithë kohës qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit u mbajtën nën iluzione nga politikanët tanë me premtimin se do t’i mbrojnë, ata madje inkurajoheshin të rrinë të qetë e të integrohen në jetën institucionale atje. "Dhe gjatë tërë kohës sa ndodhnin negociatat atyre u duhej të duronin njëkohësisht dhunën e terrorin. E tash kur përnjëmend duhet t’i mbrojnë, i akuzojnë për qyqarllëk!", pohoi Aliu. Këta politikanë shtetin e kanë ndërtuar për vete: për pasurim personal dhe për sigurinë e vetvetes, tha Aliu, duke shtuar se kur është puna e mbrojtjes së shqiptarëve të pambrojtur, iu thonë atyre bëjani zgjidhjen vetes. "Vetë nuk guxojnë t’i dalin Serbisë përpara, as t’ia qesin asnjë kusht asaj në negociata, e nga qytetarët kërkojnë të bëhen mish për top. Në veri mungon forca e shtetit, hiqen kioskat e policisë tonë, tërhiqet policia nga kroi i Vitakut. E ky i akuzon qytetarët e pambrojtur dhe të papërkrahur për dobësi. Kjo është e pandershme dhe pafytyrësi e papranueshme!", tha Aliu.

Pajaziti: Përfaqësuesit e Luginës të marrin masa për kthimin e lapidarit

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti i cili foli në emër të Grupit parlamentar të partisë së tij, tha se PDK-së, konsideron se Serbia po luan me qytetarët e Luginës. Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga përfaqësuesit e Luginës së Preshvës që të jenë sa me të bashkuar dhe të marrin masa të përbashkëta për kthimin e lapidarit të deshmorëve të UÇPMB-së, larguar ditë me parë nga xhandarmeria serbe. “Partia Demokratike e Kosovës konsideron se Serbia po luan më qytetarët e Luginës, dhe madje me ata të Anamoravës. Kërkojmë nga përfaqësuesit e Luginës të jenë sa më të bashkuar që të marrin masa të përbashkëta për kthimin e lapidarit. Kërkojmë që të mos ketë nxitime”, deklaroi deputeti Pajaziti. Deputeti i PDK-së kërkoi nga përfaqësuesit e Luginës të punojnë sa me shumë në qetësimin e situatës se krijuar pas largimit të lapidarit.

Aliu: Daçiqi godet në dy anët

Mirëpo, deputeti i "Vetëvendosjes", akuzoi kryeministrin Thaçi se gjatë pesë viteve të tij në pushtet nuk i ka vënë si kusht në negociata të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. "Le të tregojë së paku sa cent i ka dhënë ai për ata shqiptarë që jetojnë atje. Sikur qeveria jonë në këto vite të ndante një shumë për ta dhe këtë ta bënte edhe Republika e Shqipërisë, ndryshe do të ishte gjendja atje sot. Por jo, në vend se të jep qeveria shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci u merr para për çdo hyrje në Kosovë. E vetmja që kryeministri ynë i ka ofruar qytetarëve atje është asgjë tjetër pos inkurajim të Daçiqit. Dhe tani Daçiqi godet në dy anët. Për Kosovën harton platformë dhe në të njëjtën kohë godet shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Nuk ka si të veprojë ndryshe. Atë e ka befasuar dobësia e kryeministrit tonë në takim më të. Jam i bindur që ka pritë rezistencë nga Prishtina. Pasi kështu i mban mend ai shqiptarët përgjatë dekadave", tha Aliu.
Deputeti i VV-së theksoi se edhe hartimin e platformës së Serbisë edhe heqjen e lapidarit e ka bërë dobësia e Thaçit në negociatat ku Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe reciprociteti me Serbinë, nuk janë as kusht e as temë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...