2013-01-22

Itali, vrasje e dyfishtë nga xhelozia, shqiptari ekzekuton gruan e të dashurin e saj

 


Një 48-vjeçar, emigrant në Itali ka vrarë gruan dhe të dashurin e saj për motive xhelozie në Aquila, të Italisë.

Sic bëjnë të ditur mediat italiane, Burhan Kapllani, 48 vjeç i ka bërë pritë në parkingun e një supermarketi, gruas së tij Orjeta Boshti 36 vjec, me të cilën kishin 4 fëmijë. Ajo ndodhej për momentin në kompaninë e të dashurit të ri, Shpëtim Hana. Të dy sapo kishin hipur në automjetin Opel Zafira, kur 48-vjeçari është afruar dhe ka qëlluar për vdekje të shoqen me një plumb pranë veshit teksa kjo ndodhej ende në makinë.

Sipas mediave italiane, Hana ka tentuar të largohet për të shpëtuar nga agresori, por plumbat e pistoletës e kanë zënë në qafë duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.
Karabinierët sekuestruan armën e krimit, një pistoletë e kalibrit 22, që u gjet 300 metra larg vendit të krimit.

Autori i krimit, bashkëshorti është në polici, ku dëshmitarë në vendngjarje thonë se ai u dorëzua vetë tek karabinierët.

Mësohet se gruaja, Orjeta Boshti kishte hapur një proces gjyqësor për divorcin nga Kapllani.

Sipas dëshmitarëve, autori ishte në gjendje të mirë ekonomike pasi kishte në zotërim një kompani të tregtimit të mermerëve. Policia thotë se autori aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Në vendngjarje u gjetën 2 plumba. Brenda supermarketit në momentin e vrasjes ndodhej dhe nëna e gruas së vrarë, Boshtit.
Më pas mbërriti dhe vëllai i gruas së vrarë, por nuk u lejua të afrohej pranë trupave të vrarë.

Agjencitë e lajmeve italiane thonë se ngjarja shkaktoi panik në qendrën tregtare ku u mblodhën një turmë e madhe njerëzish. Pavarësisht kësaj askush nuk fliste për shkak se ishin pushtuar nga frika.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...