2013-01-26

Vdiq shkrimtari dhe humoristi shkodran Paulin Selimi

Eshte ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare pasi ka vuajtur prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, aktori dhe shkrimtari i njohur i humorit shkodran Paulin Selimi.







Paulin Selimi ka lindur në Shkodër në vitin 1947. Studimet e larta i mbaroi në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Tiranë më 1969. Për vite me radhë ka punuar si mësues i letërsisë, ndërsa në 2002, u emërua drejtor i shkollës së mesme artistike "Prenk Jakova" të Shkodrës. Nga viti 1991- 2001 ka qenë Kryetari Lidhjes së Artistëve të Shkodrës. Për vite me radhë ka qenë bashkëpunëtor i radiove, televizioneve, shtypit dhe i skenave të estradave. Me qindra skeçe, humore, estrada, komedi janë vënë në skenë që mbajnë firmën e Paulin Selimit. Ai ka marr disa çmime kombëtare në konkurse të ndryshme dhe vepra të tij janë përkthyer dhe në gjuhë të huaja.
Në 2002-shin është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin "Naim Frashëri" i Artë për krijimtarinë letrare. Ndër botimet e tij humoristike spikatën "Gati orkestra "1972, "Një skeç për veten" në 1977, "Banor i shkallës së lartë" 1981, "Nuk shihet fytyra vetëm tek pasqyra" (epigrame) në 1985, "E drejta e natës së parë" në 1994 dhe "Duel gjelash"në '97 dhe '99-tën dy botime.
Ndahet nga jeta më 24 janar 2013.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...