2013-01-26

Mijëra protestues, nga të gjitha viset e Kosovës i janë bashkangjitur VV-së


VV: Qeveri shko në veri, mati forcat me Serbi
 Lëvizja Vetëvendosje përfundoi protestën, të mbajtur në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në fjalimin e tij, kryetari i kësaj lëvizje Albin Kurti tha se në bisedimet mes Thaçit e Daçiqit është falur Presheva, duke shtuar se kjo protestë është kundër koalicionit Thaçi-Daçiq.
* * * * * *
Deri sa protestuesit e Vetëvendosjes janë nisur për të ardhur para Teatrit Kombëtar, ku pritet të flasë lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, aty tashmë ka arritur njësia speciale e Policisë së Kosovës.
Pjesëtarë të policisë janë vendosur në oborrin e qeverisë së Kosovës.

* * * * *
Mijëra protestues, nga të gjitha viset e Kosovës i janë bashkangjitur VV-së.
Prej Bibliotekës Kombëtare, ka filluar marshi i VV-së, në drejtim të Qeverisë së Kosovës. Marshuesve po u prinë lideri i VV-së, Albin Kurti, së bashku me deputëte, Rexhep Selimi, Visar Ymerin, e përfaqsuestë tjerë të kësaj lëvizje.
* * * * *
Nën thirrjet: “Qeveri shko në veri, mati forcat me Serbi”, “Lugina është e jona”, “Thaçin e japim, Luginen se japim”, ka filluar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Protestuesit po mblidhen nga të gjitha hyrjet e kryeqytetit, ndërkohë atyre u është bashkangjitur edhe lideri i VV-së, Albin Kurti. Me flamuj kombëtar në duar, protestuesit do të marshojn drejt sheshin "Nëna Terezë".
Protestuesit: Me hajna s’ka bashkim
Protestuesit e thirrur nga Lëviza Vetëvendosje kanë nisur të grumbullohen pranë bilbliotekës kombëtare. Ata më pas do të marshojnë në sheshin Nëna Tereze. Disa nga brohoritjet që dëgjohen janë: “Me hajna s’ka bashkim”. “Lugina don drejtësi jo hipokrizi”. “Lugina është e jona”. “Thaçin e japim, Kosovën se japim” etj. Ata po mbajnë flamuj kombëtar dhe të UÇK-së, si dhe parulla të ndryshme. Vetëvendosje ka ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës për t’u solidarizuar me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
******
Në Prishtinë sot do të mbahet protesta për solidarizim me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, në organizim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se kërkesat në këtë protestë të përkrahur nga shumë shoqata dhe asociacione të ndryshme politike janë: respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm; ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë; kthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë dhe ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas tij, institucionet e Kosovës deri tani e kanë injoruar problemin ne Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ata kanë negociuar me Serbinë, për Kosovën, dhe në këto negociata të drejtat e shqiptarëve në ato tre komuna nuk kanë qenë as kusht për negociata e më pas as temë në to.
“Me këtë protestë ne duam t’i dërgojmë mesazh qytetarëve atje se populli në Kosovës nuk është i të njëjtit mendim sikurse Qeveria e Kosovës, e cila i akuzoi ata për qyqarllëk”, ka deklaruar Kurti.
Protestës ju kanë bashkuar edhe këto organizata; Sindikata e Pavarur e Bujqve, Sindikata e Pavarur e Pensionisteve, Shoqata e Muhaxherëve të Preshevës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – Preshevë, Shoqata “Vatra”, Lëvizja Demokratike për Integrim, Shoqata “26 Marsi 1999″, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së, Thirrjet e Nënave – Gjakovë, Grupi i tifozve “Plisat”, Shoqata ” Shiponjat”, dhe Qendra “Liria”, Gjilan. Protesta pra, fillon nesër, e shtunë, në ora 14:00 para Bibliotekës Kombëtare Universitare.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...