Pse kriminelët kanë nisur që të trafikojnë hudhra?



Thonë se hudhra të mbron nga syri i keq. Por rritja e ndjeshme e trafikimit të hudhrave nuk ka lidhje me këtë. Këto ditë prokurorët suedezë thonë se kanë arritur të shpërbëjnë një bandë, që merrej me trafik ilegal të hudhrave. Të akuzuarit, dy britanikë, kanë importuar në mënyrë ilegale 10 milion euro hudhra në BE përmes Norvegjisë. Në dhjetor të vitit të shkuar, një person nga Londra u dënua me gjashtë vite burg pasi kishte trafikuar hudhra. Në mars të vitit të shkuar, prodhuesi më i madh i perimeve dhe frutave në Irlandë u dënua me gjashtë vite burg për trafik… hudhrash. Por pse është bërë hudhra kaq atraktive për kriminelët, pyet BBC? Arsyeja duket e thjeshtë: BE ka vendosur një taksë prej 9.6 përqind ndaj hudhrave që vijnë nga jashtë, për të mbrojtur prodhuesit europianë të hudhrave. Po ashtu ka një çmim dysheme prej 1200 eurosh për ton. Kina ka arritur të dominojë tregun botëror pasi prodhon 18.560.000 ton hudhra në vit ose 80 përqind të totalit botëror. Dhe mbi të gjitha, me një kosto shumë të ulët. Për këtë arsye, trafiku i hudhrës nga Kina në drejtim të BE është bërë një biznesmen jashtëzakonisht fitimprurës. Ekspertët thonë se është një treg që sjell milion euro fitime.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)