Shumica e skulpturave kushtuar presidentit Rugova dhe thuaja asnjë prej tyre nuk përmbush jo shijen artistike, por madje as përafërsisht nuk përmbushin as pamjen dhe as personalitetin e kësaj figure historike nga më të mëdhatë në tërë historinë shqiptare.
Pamjet e tyre duken amatore edhe për joprofesionistët e lëre më për skulptorët e njëmendët. Të këtij mendimi janë edhe skulptori Rusinovci dhe Azizi.
Pamjet e tyre duken amatore edhe për joprofesionistët e lëre më për skulptorët e njëmendët. Të këtij mendimi janë edhe skulptori Rusinovci dhe Azizi.
Adem Rusinovci dekan i Fakultetit të Arteve thotë se ka vërejtje jo vetëm për modelet e dorëzuara, por edhe për procedurën, që në konkurs nuk është kërkuar edhe portreti, që sipas tij figura duhet ta ketë karakterin.
Ndërsa, skulptori Azizi, thotë se në realizëm figurat duhet tu përgjigjen personave real, sepse qëllimi i monumenteve është portretizimi i figurës së heroit përkatës.
Disa prej portreteve madje duken si lojë fëmijësh.

Komuna e Prishtinës ka formuar komisionin për të përzgjedhur njërin prej 27 modeleve të bëra nga 23 skulptorë. Anëtarë të komisionit do të jenë nga Akademia e Shkencave, Fakulteti i Arteve, por edhe nga Shqipëria, por gjithashtu sipas komunës së Prishtinës, vlerësimin do ta jap edhe familja e presidentit Rugova. Shtatorja do të shkrihet në bronz në ndonjë vend evropian, pasi në Kosovë nuk ka mundësi. BS