2013-01-23

Impresion i vogël për një libër të madh PREKAZI BREZNI TRIMASH, të autorit Dibran Fylli




Libri “Prekazi, brezni trimash”,- vjen në një muaj, në një datë dhe në një rast fatlum, të shenjtë hyjnorë dhe të pashlyeshëm të historisë së Kombit shqiptar.

Vjen kur Kosova është në ëndrrën e saj të realizuar, Pavarësinë e dëshiruar e cila i ka kushtuar shumçka.
Vjen kur Kombi Shqiptar për një ditë kremton 100 vjetorin e Pavarësisë, e cila i ka kushtuar kwtij Kombi sakrifica të mëdha në jetë njerëzish, në energji mendore dhe në sakrifica të tjera.

Vjen kur trojet tona kombëtare të copëtuara barbarisht në vitin 1912, - nën presionin serbo-sllavo-grek, për gati një gjysëm shekulli, as shkonin e as vinin tek njëri-tjetri, në këtë 100 vjetor ne po e festojmë bashkë këtë akt madhorë.


Vjen, kur liria e Kosovës, as më shumë e as më pak, as u dhurua, as u fal, por u fitua me gjak, me të rënë me sakrificë njerëzore nga më të vështirat në epokën e Rendit të Ri Botërorë.

Libri “Prekazi, brezni trimash”,-shkruar posaçërisht nga luftëtari dhe penëtari atdhetar e patriot, Dibran Fylli, është një ogur i mirë dhe një xhevahir që shkëlqen në kurorën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të mbijetesës së Kombit Shqiptar.

Ky libër është një xhevahir, një diamant dyzet cepash në këtë eveniment të shenjtë sepse: Prekazi është një zë i hershëm i historisë sonë kombëtare, më herët se çdo trevë dhe eviniment tjetër kombëtarë.
Prekazi dhe Drenica janë dhe kanë mbetur dy binjakë që ç’la mangët njëra e plotësoi tjetra, - të ushqyer më mendje, me guxim me trimëri me gjak dhe me sublimnitet kushtrimtar.

Prekazi dhe Drenica në rrjedhën e historisë sonë kombëtare i dhanë emër dhe zë jo vetëm vetit por gjithë Kosovës dhe shqiptarisë.

Udhëtimi që autori Dibran Fylli ka bërë nëpër histori e deri sot për Prekazin dhe Drenicën është një sakrificë e re, të cilën ky autor e ka bërë gjatë gjithë jetës së tij, duke e konsideruar Prekazin një kryelapidarë të Kombit.

Prekazi i meriton librart, këngët, baladat, elegjitë, medaljen e lirisë, meriton buzëqeshjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut sepse:-



Prekazi nuk rreshti së ndërtuari kullat, aty ku djemtë dhe vajzat e tij u rritën me këngën e lirisë dhe dinjitetit. Kullat e Prekazit nuk u mbposhtën kurrë.
Prekazi rast pas rasti nxorri në skenën tragjike të luftës emra burrash e luftëtarësh për t’i dhënë guxim, kurajo e mbijetesë luftës, thuhet Prekazi e na kujtohet Azem Galica, Shaban Polluzha, Ahmet Delia, Shaban Jashari, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Osman Geci.



Prekazi nuk rreshti së luftuari rast pas rasti e herë pas here. Beteja e 5-6-7 marsit 1998, është prelud pavdeksie.
Prekazi nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë një, dy apo dhjetë libra. Ky libër është njëri prej tyre. Do të shkruhen me qindra e me mijra.

Adem Jashari ndrit, është si dielli për jetën ai, për Kosovën dhe për Kombin. Dibran Fylli ka bërë një shërbim të vyer e me vlerë. Të gjithë luftëtarët e lirisë janë sot me ju.



LIBËR QË DUHET TË RISHKRUHET NË NJË PLLAKË TË MADHE MERMERI




Shkruan: Gani XHAFOLLI


Librin e lexova tri herë. E incizova edhe në kasetofon. Provova ta lexoi sa më bukur për ata të cilët do të lindin shumë stinë e kohë pas meje. Dhe nuk di a kam lexuar mirë. Lisa nga Berlini më ka thënë në telefon shumë bukur.
Një natë më vonë provova të shkruaj edhe një ese të vogël për këtë libër shumë të madh... Që duhet të rishkruhet në një pllakë mermeri të madhe, dhe secilës germë t’i jepet dritë edhe natën, pa ndërruar asnjë zanore dhe asnjë bashkëtingëllore, pa lëkundur asnjë pikë dhe asnjë presje.



Shihet Adem Jashari, është i madh sa vet Historia. Është artist i përsosur i pushkës dhe artit, i atij arti që quhet LIRI.


Adem Jashari është i papërsëritshëm... Nuk ka aktorë që mund ta zëvendësojnë atë, as si pamje, as si strateg, në asnjë film dhe në asnjë dramë... Është dhe do të mbetet simbol i përjetshëm lirie edhe 100, edhe 200 edhe 300 vjet, edhe katër shekuj, edhe pesë shekuj, edhe gjashtë epoka...

THEM:

Të gjithë ata që kanë hyrë dhe hyjnë nëpër legjenda janë të Dërguarit e Zotit – vriten që të mos vdesin kurrë. Janë Yje që nuk shuhen për mot të moteve. E Ademi është i madh e shumë i madh, sepse i dha dritë edhe Diellit. I dha gjak edhe atdheut edhe lirisë. Edhe lulet, edhe pemët edhe gjithçka mbi tokë morën aromë tjetër, krejtësisht tjetër.

Në këtë libër hyrën edhe shumë trima që nuk do të harrohen sa të ketë dritë e ujë toka Ilire. Nuk harrohen trimat dhe kreshniket e maleve si; Azem e Shotë Galica, Ahmet Delia, Shaban Palluzha e as Tahir Meha dhe shumë e shumë Yje të Lirisë, që nuk u mposhtën nëpër zjarre e furtuna gjatë shekujve.

Ky libër i përgatitur nga Dibran Fylli, është një medaljon që ruan kujtesën e Prekazit legjendar dhe të Familjes së shenjtë JASHARI, që u bënë Kur(b)an i të gjitha trojeve Ilire. Ky libër është një medaljon i artë i një Lufte të Shenjtë Çlirimtare, i një Historie të re me dritaret e hapura të dritës në Prekazin e Adem Jasharit e të Tahir Mehes.

Ky libër është një letërnjoftim dhe një vulë e një Lufte hyjnore që hyri në legjendë duke u dhënë frymëmarrje të gjitha baladave, duke e rikthyer dritën dhe oksigjenin kësaj toke të ujitur me Lule Gjaku.
Kjo as preket e as humbet por gjithmonë do të shndrisë në tokën Ademjashariane.
Adem Jashari u shndërrua në dritë dielli së bashku më të gjithë ata që u flijuan për tokën martire.
Këtë shkrim timin të vogël ia lexova edhe njëherë Lises në telefon...

THA:

Bukur ke shkruar... por zgjate, e zgjate, e zgjate edhe më shumë. Fotografinë e Ademit e mbajmë edhe ne në dhomë, besa unë e mbajë e do ta mbajë për jetë e mot edhe në zemër. Ua kam treguar edhe shoqeve të klasës në Berlin, por, asnjëra nuk më ka besuar që nuk është ndonjë aktor i madh filmi. Unë u kam premtuar që librin PREKAZI BREZNI TRIMASH, do t’ua sjell edhe gjermanisht. Të gjitha me kanë përqafuar, edhe mësuesja gjithashtu.

PËR FUND TË FUNDIT:

Në ditarin tim vazhdova; Interesant, nuk di pse për filmat dhe veprat e Dibran Fyllit shkruhet e thuhet pak?! Mund të thuhet se ekziston edhe një heshtje! Dibran Fylli është një krijues dhe artist i përveçëm.


 Ka dhënë shumë edhe para luftës, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës (ta kujtojmë pjesën skenike “AI ËSHTË I GJALLË”, të cilën e përgatiti dhe e shfaqi në male nëpër flakë të luftës, ishte themelues i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari”, ideator, themelues e skenarist i Manifestimit më të madh në vend 5, 6 e 7 Marsit “Ditët e Përndritjes” tash “Epopeja e UÇK-së” ose e njohur si NATA E ZJARREVE, ideator e themelues i Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë” në Klinë, autor i mbi 20 filmave dokumentar, autor i mbi 200 fotografive gjatë kohës së luftës...).                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              

Është krijues që ka sjellur risi edhe në vepra artistike edhe në filma. Portreti i tij në një mënyrë është i mbuluar me perde të heshtjes! Nuk është dashtë dhe nuk duhet askënd ta pengojë puna e tij. Xhelozia duhet lënë anash, sidomos të krijimtaria dhe të krijuesit.

Dibran Fylli, para lufte kishte censurë të madhe, dihet pse e nga kush!?

Me librin e fundit për Prekazin na e ka dhuruar një vepër madhështore në 50.000 kopje plus në gjashtë gjuhë tjera nga 5000 kopje. Kjo nuk është pak.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...