2013-01-22

Edhe një krim monstruoz i neomilloshe(viç)ianëve mbi popullin shqiptar


Sa e rëndë është kur 3% sundon 97- përqindëshin

Kjo histori nuk po ndodh tani, kjo po na përsëritet me qindra vjet

Shkruan: Halim HYSENI


Të dielën, ( më datën 20 janar 2013), në mëngjesin e hershëm, forcat gjenocidale dhe raciste neomilloshe(viç)ianëve kanë bërë një krim fashizoid mbi tërë popullin shqiptar, që ndihen shqiptarë dhe që kanë dinjitet kombëtar. ..Ata vranë në mënyrë të paskrupullt kujtesën tonë kolektive. Ky veprim, që është shprehje e mllefit dhe urrejtjes e introjektuar në shpirtin e secilit serb në Serbi që ka pushtet në dorë, nuk është asgjë tjetër, pos një shpallje të luftës të të gjithë shqiptarëve kudo që janë ata, sepse motoja e sjelljes së tyre është ashtu siç po trumbetojnë albanofobët serbo-maqedonasit në stadiume, se “shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”. Këtë slogan në praktikë janë duke e realizuar forcat nacionaliste në Serbi dhe në Maqedoni, duke rrahur, vrarë, burgosur e përndjekur shqiptarët, ku ata i takojnë dhe i gjejnë. Kjo histori nuk po ndodh tani, kjo po na përsëritet me qindra vjet, andaj është koha e fundit që shqiptarët ta kuptojnë se me serbo- maqedonasit nuk ka jetë të përbashkët.
Të shpallet padëgjueshmëria totale qytetare
Duhet të realizohet ajo që është thënë në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-së në vitin 1776: “Kur gjatë ngjarjeve jetësore bëhet e domosdoshme që një popull duhet të zgjidhë një raport politik që e ka lidhur me një popull tjetër, të marrë një pozitë të veçantë dhe të barabartë në mesin e forcave të botës, në të cilën i japin të drejtë ligjet e natyrës dhe Zoti , kërkon që të shpjegohen shkaqet që e kanë detyruar në ndarje. Ne konsiderojmë se këto të vërteta vetvetiu janë të qarta:
- se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë;
- se nga krijuesi janë shpërblyer me të drejta të përhershme dhe të patjetërsueshme, në mesin e të cilave janë: e drejta në jetë, liri dhe përpjekja për lumturi;
- se për shkak të sigurimit të këtyre të drejtave në mesin e njerëzve vendosen qeveritë, të cilat qeverisjen e drejtë e nxjerrin nga pajtimi i atyre që i kanë zgjedhur.
Duke u bazuar në të drejtën për vetëvendosje, duke u thirrur në të drejtën hyjnore për liri dhe barazi, për të gëzuar të drejtën në jetë , duke u bazuar në krimet më monstruoze, të cilat populli shqiptar i ka përjetuar nga fqinjët e tyre, populli shqiptar në Kosovën Lindore e gëzon të drejtën e patjetërsueshme që të ndahet nga Serbia dhe t’i bashkohet Kosovës, në pajtim me vullnetin e shprehur të këtij populli në referendumin e viteve të ’90 të shekullit të kaluar. Pas deklaratës së Daçiqit se: ”Shteti është i fortë“ për të shtypur dhe paqësuar shqiptarët, në Kosovën Lindore duhet të shpallet padëgjueshmëria totale qytetare.
Ditë e nëpërkëmbjes kombëtare
Derisa sheshelisti i përbetuar, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së Serbisë në Podgoricë deklaron se: ”Po ecim nëpër teh të thikës (një mjet me të cilin janë prerë në fyt, nga soji i tij, me qindra mijëra shqiptarë, ca nga të cilët edhe sot jetojnë, lëvizin të lirë dhe lavdërohen me “patriotizmin e tyre, i cili, po ashtu, ka qenë slogan që na kriza lindore e viteve 1877/78, kur u vranë e u masakruan me dhjetëra mijëra shqiptarë dhe kur nga vatrat e tyre u dëbuan mbi 250 000 shqiptarë nga Molla e Kuqe, kur thuhej se “patriotizmi serb” dëshmohet me numrin e shqiptarëve të vrarë”) se duhet të marrim sa më shumë nga Kosova e të japim sa më pak, lidershipi i Kosovës krekoset me humbjet e njëpasnjëshme në bisedimet e zhvilluara në Bruksel. Tani, 97% të popullsisë në Kosovë e sundon 3-përqindëshi i popullit “hyjnor” serb. Në këtë tragjedi të popullit shqiptar kontribut të madh është duke dhënë edhe lidershqipi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, i cili për interesa meskine është i përçarë dhe i shpërndarë, ashtu që më nuk është në gjendje të mbrojë interesat nacionale të kombit. Më në fund më duhet ta them se sot, të gjitha këngët, buzëqeshjet, programet argëtuese shqiptare, në këtë ditë të fyerjes dhe të nëpërkëmbjes kombëtare më kanë bërë të ndihem i zhgënjyer, i deprimuar, thellësisht i hidhëruar në kombin tim. Duke shkruar fjalinë e fundit m’u kujtua gjendja shpirtërore e Fishtës- Homerit tonë, kur nga dhimbja e tmerrit bërtiste: “Le ta di Bota mbarë, se Fishta nuk është shqiptar”. Unë besoj se me miliona shqiptarë, sot janë ndier si unë. Deri kur kështu?!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...