2013-01-22

Krimet serbe janë vazhdimësi



Ne do të falim, por kurrë nuk do të harrojmë

“Këto krime të pafalshme nuk janë vepra të individëve nga urrejtja e tyre vetjake, por pjesë përbërëse e politikës nacionale të Serbisë, me një bindje kriminale që nëse e zhbëjmë këtë botë të pafajshne (shqiptarët pra, f.xh.) do ta heqim qafesh armikun me të cilin në të ardhmen do të kemi problem”, (Dimitrije Tucoviq, 1913)

Shkruan: Fahri XHARRA

Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë sillni dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe» (Strategu për shfarosje). Pas botimit të një fotoje shumë të tmerrshme nga krimet serbe në Kosovë në luftën e fundit, nga lexuesit e mi e mora këtë përgjigje: “....po ky skizofreni nuk mund të identifikohet me Serbinë....ai e meriton plumbin ndoshta dhe pa gjyq se duket si killer serial...po ai nuk është Serbia.....Serbia po i fut kriminelët në burg....Shqipëria ende jo......” Shumë e çuditshme! Kurse një “gazetare” na shkruan: ”Jemi një tokë që vazhdon të prodhojë mite. Në një kohë që fatkeqësisht përdor e shikon me lente që kanë më se një mijë vjet të prodhuar. Lente që në vend t’i linim në muze, ia lëmë trashëgim brezave pasardhës.” Edhe më e çuditshme, ajo vazhdon:” Si jemi sjellë ndaj serbëve në kohën që të dy palët ishim nën sundimin otoman, dhe serbët ortodoksë ishin, nga pikëpamja hierarkike, poshtë shqiptarëve?

Çka shkruhej 100 vjet përpara

Nuk besoj se kemi qenë dorëlehtë në trajtimin e tyre. Si jemi sjellë ndaj pakicave serbe në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore? Nuk ka ende një histori të shkruar paanësisht, por mendoj se do ta kemi pasur dorën e rëndë në trajtimin e tyre, duke kthyer me interesa trajtimin që na bënë gjatë periudhës mes dy luftërave botërore.” Dhembshuri, nga mosdija apo nga.....? Por më e çuditshmja është kjo: ”A kemi qenë tolerantë me serbët që mbetën në Kosovë pas luftës së fundit të 1999-s? Sado të ekzagjeruar apo grindavecë të kenë qenë në kërkesat e tyre, ne që ishim më të mëdhenj në numër dhe fitimtarë, duhet të ishim treguar mirëkuptues dhe tolerantë ndaj tyre. “Ky është fundi i hipokrizisë, ky është fundi i marrëzisë i (ndo)një shqiptari!

Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij “ ....porosiste një strateg. Po ne pse duam t’ia fshijmë vetë kujtesën kombit tonë? Kush po na shtyn. Shkojmë më tutje, larg e jo fort larg, ndoshta e pa ndoshta vetëm 100 vjet përpara: ”Atëherë të vëmë dikë të na shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re” , dhe të jemi “larg nga mitet dhe shkrimet muzeale”. Nuk po flas me fjalë të mia, por me ato të Dimitrije Tucoviqit (1913) : ”Mu këto ditë po bëhet një vit që kur kombi shqiptar po e çon kryqin e vet në Golgotë. U bë një vit i zhbërjes sistematike të popullsisë arnaute (shqiptare f.xh.) në të gjitha anët që e ka ndërmarrë ushtria serbe. Gjatë këtij viti u derdh shumë gjak njeriu nëpër fushat, fshatrat dhe qytetet shqiptare. Por, këto krime që i vulos është lufta më barbare e më e përgjakur që i ngjason luftërave të Mesjetës ,,këto nuk janë vetëm përroskat e gjakut në një anë, por edhe trupat e shprishur të të vrarëve, fëmijëve të pafajshëm, grave dhe të pafuqishmëve të popullit të Serbisë së vjetër (Kosovës, Maqedonisë, Sanxhakut e deri në Nish, f.xh.) faji i vetëm i tyre që është se i luten një Zoti tjetër, e flasin një gjuhë tjetër e mbajnë një emër tjetër dhe jetojnë në vatrat e veta shekullore. ... Këto krime të pafalshme nuk janë vepra të individëve nga urrejtja e tyre vetjake, por pjesë përbërëse e politikës nacionale të Serbisë, me një bindje kriminale që nëse e zhbëjmë këtë botë të pafajshne (shqiptarët pra, f.xh.) do ta heqim qafesh armikun me të cilin në të ardhmen do të kemi problem” (Krvna osveta soldateske, Iz arbanskih pisama, Dimitrije Tucoviq).

Pra, atëherë sillni dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe» ....” ...po ai nuk është Serbia.....Serbia po i fut kriminelët në burg....” ? ”Ishin, janë dhe mbesin bisha të rrezikshme për njerëzimin e kohës e sidomos ndaj nesh, andaj si ky kriminel ashtu janë vërtet të gjithë serbët, jo jo nuk dallojnë kur jemi në pyetje ne shqiptarët, ngase nëse ju vjen dita përsëri do ta bëjnë të njëjtën. Mos të harrojmë për asnjë moment se derisa të ketë njerëzi në këtë botë, këta të njëjtë mbesin” ( Xhevat Rexhaj).

"Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij"

"Pastaj thoshin dëshmitarët tanë (serbët, f.xh.) e krijuan shkretërimin më të madh të mundur në mesin e tyre (shqiptarëve, f.xh.). Shqiptarët binin në grumbuj, si duajt e tallës. Më shumë ndiheshin britmat e viktimave sesa krismat e topave. Nëpër ajër fluturonin duar, këmbë, koka dhe pjesë të mishit të trupit të shqiptarëve. Dhe kur zbrazja e topave artilerikë ndalej, vendet e sulmuara dukeshin të shkreta dhe të lyera me ngjyrë të kuqe) (po aty). Jo ore! çfarë ngjyre e kuqe? Gjaku ore gjaku:...”kombi që të mos harrojë se çfarë është dhe çfarë që "Gazetarja" e porositur na këshillon: ”Ka ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri-tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi”. Shumë gabim e keni. Aspak nuk jemi të ngjashëm, por kumtesa e saj është në vazhdën e idesë së strategut: «Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij”. Presidenti i madh, Klintoni, pas luftës së 1999-s na thoshte: "Falni, por mos harroni!". "Por edhe kur mendonim se u krye, ajo nuk po përfundon as sot e kësaj dite. E pabesueshme është se çfarë ka ky sistem (sistemi serb i viteve 1912-13 , f.xh.) ka mundur të bënte mbi popullin shqiptar. Si të dëgjohet ndonjë lëvizje përreth kufirit, menjëherë fillojnë prerjet shtazarake në fyt. Mbi popullatën e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit ndihet vetëm ndjenja e vdekjes. Nëse të zë gjumi të gjallë, nuk dihet se çfarë të pret në agim. Sepse mu natën, ishte koha e përzgjedhur që të kryhen krimet më të tmerrshme njerëzore; mbledhja e njerëzve nga burgjet dhe shtëpitë për t’i dërguar në fushat e vdekjes. Natën nuk ndihet asgjë, por çdo natë shqiptarët zhduken mu sikur çakejtë dhe hienat që dalin nga birucat e tyre dhe futen në shtëpitë e tyre që të marrin njerëz, të bartin dhe t’i mbysin. Këta gjakpirës, edhe hienat i kishin vrarë në mënyrën e tyre të njeriut (serb, .fxh.) (Radničke novine nr.. 223, 22. Tetor 1913. Dimitrije Tucoviq, Sabrana dela, Beograd 1980). Shqiptarët nuk e kanë një histori me triumfe të mposhtjes së popujve, por e kemi historinë më të lashtë në Evropë. Gjurmët tona gjinden kudo, edhe aty ku deshën të na i zhbëjnë.

Krimet mbi shqiptarët

Raporti i Komisionit ndërkombëtar, 1914, Uashington thotë: Krimet mbi shqiptarët të kryera nga serbët dhe malaziasit ndërthuren me vrasje masive, masakrime të popullatës civile, spastrim etnik, ndërrim të detyruar të fesë dhe shpërngulje. Numri i viktimave në Vilajetin e Kosovës nën kontrollin serb vlerësohet në 25 000 njerëz”. Kosta Novakoviqi e vlerësonte në 120 000 numrin e të vrarëve të të dy gjinive, me qëllim që të kryhet spastrimi etnik dhe të manipulimit me statistika para konferencave të Fuqive të mëdha, të cilat do t`i caktonin kufijtë e rinj në Ballkan”. ”Për krimet e ushtrisë serbe dha malazeze, si dhe forcave paraushtarake (paramilitare) mbi popullatën shqiptare kryesisht ka folur shtypi opozitar evropian dhe ai amerikan. Lajmëtarët e shumtë flasin për vrasjet masive të popullatës shqiptare, shkatërrimeve të vendbanimeve shqiptare, djegien e fshatrave shqiptare, plaçkitjen e shtëpive, vrasjen e njerëzve me mjete të ftohta, dhunimin e femrave dhe sjelljeve shtazarake mbi popullsinë (‘The New York Times’, 31 dhjetor 1912.). ‘L`Humanite’ i Parisit shkruan në raportin zyrtar të Konsullatës franceze në Selanik duke i përshkruar krimet serbe si plaçkitje, shkatërrim dhe vrasje. Kurse gazeta daneze ‘Riget’ gjendjen në Maqedoni e përshkruan si zhbërje të popullit shqiptar. Kryeipeshkvi i Shkupit, Lazër Mjeda, lajmëronte se pas hyrjes së ushtrisë serbe në fshatrat e Kumanovës, shumë banorë fshiheshin në tavanet e shtëpive të tyre. Ushtria serbe i ndizte ato shtëpi dhe njerëzit digjeshin të gjallë. Ai tregonte se pas Kalasë së Shkupit gjendej një gropë e madhe e mbushur më trupat e pajetë të shqiptarëve. Meqenëse toka ishte e ngrirë, të vrarët nuk varroseshin, por gjuheshin në bunarë. Me qëllim janë numëruar mbi 68 puse në rrethin e Shkupit të mbushur me trupa të vdekurish.” Si thoni ju zotërinj kozmolitë? T`i harrojmë këto?, E pse mos t`i përmendim? Sikur serbët të kërkonin falje atëherë, ndoshta.

Ushtria serbe kishte hyrë në vend të huaj...

"Nuk dua të bëj llogari dhe as, nën pretekstin e analizës së historisë, të qëmtoj fakte që më favorizojnë si shqiptare. Por, është e vërtetë se fajtorët asnjëherë nuk gjenden vetëm në njërën anë” na thotë ”gazetarja”, por duhet ta ketë lexuar së pari ‘Reichpostin’ e vitit 1912, ku jepet gjendja në spitalin e Shkupit me pacientët shqiptarë. Në fillim i numërova 132 fatkëqij, të nesërmen i gjeta vetë 80 dhe të pasnesërmen vetëm 30. Pacientëve shqiptarë nuk u jepej ushqim, prandaj vdisnin. Por, edhe të gjallë hidheshin në Vardar. Kemi hyrë në vend të huaj shkruante Dimitrije Tucoviqi, por ushtria serbe e dinte që kishte hyrë në vend të huaj e nuk tregoheshin aspak ”kozmopolitë” dhe nuk kishte ”ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri-tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi” e as që do të vijë ajo kohë. ”Ishin, janë dhe mbesin bisha të rrezikshme për njerëzimin e kohës e sidomos ndaj nesh, andaj si ky kriminel ashtu janë vërtet të gjithë serbët, jo jo nuk dallojnë kur jemi në pyetje ne shqiptarët, ngase nëse u vjen dita, përsëri do ta bëjnë të njëjtën. Mos të harrojmë për asnjë moment se derisa të ketë njerëzi në këtë botë, këta të njëjtë mbesin” ( Xhevat Rexhaj). ”Falni por mos harroni” thoshte autori i shpëtimit të shqiptarëve nga zhbërja serbe. Ne do të falim, por kurrë nuk do ta harrojmë. Do ta shkruajmë dhe do ta theksojmë kudo që jemi në secilën kohë që do të jemi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...