2013-01-22

“Burrneshat” e politikës shqiptare(2)




Nga Anduela Ndreu


Gruaja forcë e madhe! Një slogan të cilin për hir të së vërtetës e kam më shumë të dëgjuar e të lexuar dhe jo të përjetuar. Duket e largët dhe e theksuar fort gjatë viteve të komunizmit, por po rikthehet fort edhe sot e kësaj dite. Ndoshta jo në formën e asaj kohe por në një formë të tillë që duket, se grave duhet tu jepen poste për hir të të qenit grua. Vendosa të shkruaj për këtë çështje, jo për shkak të nevojës vetjake për t’u ndier e përfshirë, pasi kjo nuk më mungon por për shkak të një lobimi që politika po përpiqet “sipërfaqësisht” ti mëshojë kësaj teze.

Gruaja në vendimmarrje, roli i gruas në jetën politike, angazhimi i saj në strukturat politike, etj, janë bërë lajtmotivi i deklaratave politike të liderëve në çdo takim që i referohet barazisë gjinore, a thua se gjysma tjetër e “brishtë” shoqërisë është “parazite”. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Kemi parë shumë gra që kanë marrë poste drejtuese dhe e kanë kryer punën e tyre më së miri, ndoshta më mirë edhe se burrat…

Kemi jo pak raste të grave që dinë të drejtojnë institucionet më të larta në vend me profesionalizëm. Këtu mjafton të përmendim disa syresh. Jozefina Topalli e cila prej më shumë se shtatë vitesh drejton Kuvendin e Shqipërisë, një punë jo e lehtë, dhe ka qenë shpesh herë në qendër të akuzave të opozitës. Por jo vetëm për këtë e ka patur të vështirë, por edhe sepse është pjesë e një pakice të dukshme pasi Parlamenti as që bëhet fjalë që 30 përqind të tij ta ketë me gra (kur në fakt po të ndiqnim rregullin e artë të barazisë aty duhet të ishin 70 gra). Kemi kryeprokuroren Ina Rama e cila prej 5 vitesh po drejton organin e akuzës , ku më së shumti është etiketuar nga politika djathtas e majtas sipas oreksit të politikës së kohës. Arta Dade e cila ka qenë në krye të diplomacisë, dhe që kishte një pozicion jo të lehtë në kohën kur Shqipërisë i duhej një mendje e mprehtë për ta prezantuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Ermelinda Meksi e cila ka qenë në postet më të larta drejtuese të kabinetit “Nano”, e cila e ka kryer me shumë profesionalizëm punën e saj.

Nuk po ndalem në emra të tjerë konkretë pasi janë të shumta ato gra të cilat kanë drejtuar institucionet pa patur nevojë për slogane e mbështetje morale vetëm për faktin që janë “gra”. Por ka ndodhur që duke mbajtur këto poste atyre u është dashur të dalin nga natyra e brishtë femërore për tu kthyer ndonjëherë edhe në “burra”, vetëm e vetëm se e tillë është karriera vendimmarrëse dhe duhet të përshtatesh me natyrën ashpër të vendimmarrjes pa ekuivoke. Së fundi kemi edhe një grua tjetër në drejtimin e një institucioni, që më së shumti është etiketuar nga palët humbëse elektorale. Por çdo të ndodhë kësaj radhe? A do të tregohet e rezervuar klasa politike, në shigjetimin e akuzave për Lefteri Lleshin e cila pritet të marrë frenat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve?? A do t’i përshtatet sloganit të shpalosur së fundi kreu i PS në takimet me gratë “Shqipëria është Grua” apo a do të mundet kryeministri që të respektojë atë që ka thënë në një takim me gratë në festën e 8 marsit “që gratë nuk kanë nevojë për të kërkuar barazinë e ato mund ta sigurojnë vetëm në sajë të kapaciteteve të tyre”??? Kjo është një pyetje që do të marrë përgjigje vetëm në vjeshtën e 2013 pasi vera do të jetë po aq e nxehtë edhe politikisht.

No comments:

Post a Comment

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...