Milano-Roma, “kryeqytetet” e klikimeve pornografike

Milano-Roma, “kryeqytetet” e klikimeve pornografike

Modelja italiane Sara Tommasi, e cila gjate 2012-s xhiroi disa video pornografike, personazhi i dyte publik me i preferuar ne bote per shikuesit e kesaj kategorie pas Kim Kardashian

Milano dhe Roma janë dy qytetet me më shumë klikime në një prej faqeve më të mëdha pornografike në botë, tregoi një përllogaritje e prurjeve të shikimeve e publikuar nga vetë faqja me “pullë të kuqe”. 

Me ekonominë italiane, që prej kohësh është në fazë recesioni, vendi mund të “krenohet” të paktën me faktin se kryeson në një renditje botërore, ndërsa kriza dhe stresi i shkaktuar prej saj duket se i ka shtyrë gjithmonë e më shumë italianët që të frekuentojnë këto faqe.

Në këtë renditje, Milano dhe Roma pasohen nga Parisi, Londra, Berlini, Athina, Mynihu, Nju Jorku, Meksiko Siti dhe në fund të dhjetëshes, Viena.

Në shkallë kombëtare, është SHBA ajo që kryeson për klikime në faqen pornografike në fjalë, por Gjermania e paraprin në klikimet bazuar për frymë.

Përsa i përket trafikut total në faqe për vitin 2012, ai ishte prej 4,85 miliardë klikimesh, me një përdorues që sheh mesatarisht 8,3 faqe për vizitë, e cila nga ana e saj zgjat mesatarisht 10 minuta e 22 sekonda.

Sondazhi i publikuar në “Corriere.it”, zbuloi gjithashtu se cilat ishin preferencat, për personazhet publikë që kanë publikuar videot e tyre “hard” ose erotike, me Kim Kardashian që prej disa vitesh kryeson këtë listë, ndjekur nga modelja italiane Sara Tommasi, Paris Hilton, Pamela Anderson, Megan Fox dhe Hulk Hogan. 

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)