Nga Flori Bruqi
Historiani shqiptar Arben Puto sjell të rishikuar, 35 vjet pas botimit të parë, një nga botimet më të rëndësishme të karrierës së tij, "Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e fuqive të mëdha", raporton AS. Puto iu rikthye studimit të tij duke e pastruar atë nga dogmat politike të kohës, por edhe duke e pasuruar me trajtesa dhe analiza të reja.
Sipas Prof.Arben Putos, çështjet më të rëndësishme që janë prekur në libër, janë shpallja e Pavarësisë, Konferenca e Londrës dhe organizimi i brendshëm vendit.
"Janë 35 vjet që kanë kaluar dhe është e domosdoshme dhe krejt normale që vepra të shikojë një botim të dytë. Nuk është thjesht një kopje e botimit të parë ndërkohë që lënda është po ajo. Trajtimi i çështjes shqiptare, trajtimi i Pavarësisë shqiptare nga diplomacia e fuqive të mëdha", deklaroi Arben Puto.
Ai ka pranuar se në botimin e vitit 1978 censura e kohës kishte ndikuar tek objektiviteti i trajtimit të kësaj periudhe historike, ndërsa historianë e kolegë të Arben Putos e kanë cilësuar botimin e ri si një nga veprat bazë ku janë përfshirë edhe metodat e reja të kërkimit në shkencën e historisë.

Arben Puto lindi në Gjirokastër në 1924. Është profesor i shkencave i cili ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.
Mësimet parauniversitare e kreu në Liceun francez të Korçës (1935-1939), në Liceun francez dhe Liceun klasik në Romë.
Mori pjesë në LANÇ, fillimisht në Gjirokastër pastaj në Tiranë. Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas çlirimit në gjimnazin e "Tiranës" sot gjimnazi "Qemal Stafa" më 1946.
Studimet e larta i kreu në Moskë në Fakultetin e Drejtësisë dhe i perfundoi më 1951 në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Me hapjen e UT-së më 1957 punoi si pedagog deri më 1990.Botime
Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas luftës I botërore (Vëllimi III) - 2001
Nëpër analet e diplomacisë Angleze - 2001
E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar
Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut në përqasje me Kushtetutën e Shqipërisë - 2002
Historia diplomatike e çështjes Shqiptare 1878-1926 - 2003
Shqipëria Politike 1912-1939 - 2009
Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878 - 1912 - 2010
Demokracia e rrethuar - 2010
Lufta italo - greke, diktatorë e kuislingë - 2011
Shkurorëzimi i mbretit Zog në mërgim
Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha : (1912-1914) - 2012
No comments:
Post a Comment