Moikom Zeqo ka lindur më 3 qershor 1949, në qytetin e Durrësit. Më 1971 është diplomuar në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi. Më vonë është diplomuar për histori dhe arkeologji si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C.. Ka punuar si redaktor letrar në gazetën “Drita” dhe arkeolog dhe specialist i artit të lashtë pranë Akademisë së Shkencave.Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.Është autori i 62 librave me poezi, prozë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.
Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.
Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet më të mëdha dhe të njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.
Veprat letrare
Kalorësit dardanë - 2007
Refuzimi i shkrimit : proza nga kaosi - 2011
Migjeni, arkitekt i nëndheshëm i qiellit - 2011
“Nuk e kam lexuar peticionin, por thelbi është i qartë, domethënë ngrihet çështja që mos të rishikohet historia nën Perandorinë Osmane. Nëse kjo paradigmë e rishikimit vjen nga qarqet akademike, atëherë paradoksi është akoma më i madh”. Kjo ka qenë deklarata e bërë dje për “Gazeta Shqiptare” nga Moikom Zeqo, lidhur me debatin e mosrishikimit të historisë, nën mbikëqyrjen e autoriteteve turke. Në intervistën e tij, ai tregon pikat ku përputhet e ku ndahet me firmosësit e peticionit, duke i kujtuar ndërkohë politikës që është e përkohshme, përkundrejt kombit që është i përjetshëm. Ndërsa këshillon se asnjë lloj diletantizmi apo prapavije antishkencore nuk mund t’i zhbëjë të vërtetat e mëdha të ekzistencës dhe zhvillimit konfirmues, përherë edhe më emancipues të kombit shqiptar, Zeqo, studiues e njohës i mirë i historisë, komenton edhe debatin e gjerë që ka ngërthyer së fundmi botën e historianëve.
-Si e shihni peticionin e intelektualëve, a duhet vlerësuar pozitivisht?
Shkenca e historisë është shkencë e mirëfilltë, kjo është e pamohueshme. Çdo ndërhyrje jashtëshkencore në shkencë është pa asnjë kuptim. Nuk e kam lexuar peticionin, por thelbi është i qartë, domethënë ngrihet çështja që mos të rishikohet historia nën Perandorinë Osmane. Nëse kjo paradigmë e rishikimit vjen nga qarqet akademike, atëherëë paradoksi është akoma më i madh. Nëse është fjala për një rishikim si një tjetër konceptim i historisë, një konceptim i ndryshëm, i tjetërsuar, shqetësimi është i thukët, real, sepse nënkuptohet një përmbysje e kujtesës kombëtare dhe historisë që kemi ditur deri më sot. Kjo nuk është as shkencore dhe e dobishme, as e drejtë.
Historia jonë politike ka epokën e identifikueshme të shtetit ilir, atë të principatave arbërore të Mesjetës, të shtetit të Skënderbeut, si dhe 100 vjetët e shtetit modern shqiptar. Për arsye që dihen, historia jonë për shumë shekuj ka qenë brenda suazave politike të Perandorisë Romake, të Perandorisë Bizantine, si dhe të Perandorisë Osmane.
Nuk duhet harruar sidomos një parim metodologjik kryesor: të tëra historitë e përgjithshme shkruhen si pluralitet i subjekteve kombëtare dhe jo si njësi unike abstrakte. Pra historitë e kombeve edhe nën kuadrin përfshirës të perandorive të mëdha si perandoria romake, ajo bizantine dhe osmane etj. janë historitë konkrete të individualizuara dhe të konceptualizuara në vijimësi kohore dhe zhvillimore të pandërprerë të kombeve të dallueshëm për shkak të gjuhës dhe të statusit të etnicitetit. Perandoritë e mëdha janë struktura multietnike, multigjuhësore, madje edhe multifetare. Kështu qe edhe perandoria osmane. Historia kombëtare e shqiptarëve në këtë aspekt veçohet dhe strukturohet si një etnitet dhe jo si mohim dhe humbje e asimiluar e etnitetit. Fjala vjen historia e perandorisë dualiste astro-hungareze në asnjë mënyrë nuk ka prodhuar një mohim të historisë kombëtre të austriakëve dhe të hungarëzëve të sotëm. Historia kombëtare e kombit spanjoll është e tillë pavarësisht lidhjeve shekullore me arabët, madje edhe historitë kombëtare të kroatëve dhe të serbëve janë të dallueshme dhe të ndryshme. Nuk mundet të rishpiken histori fantazmagorike të paqena për popujt dhe kombet, pavarësisht lidhjeve gjoografike dhe historike, apo të strukturave administrative që ishin dikur dhe nuk janë më. Të shkruash ndryshe historitë do të thotë të jesh kundër vetë konceptit real historik dhe shkencor. Ata shqiptarë të konvertuar si vezirë të mëdhenj të perandorisë osmane janë subjekt i historisë kombëtare të turqve edhe kulturalisht, ndërsa të tjerë si Sami dhe Naim Frashëri kanë kontrubuar në projektimin dhe substancën e historisë kombëtare të shqiptarëve, pra në një histori të ndryshme të afirmimit, pavarësisë dhe të genotipit etnokulturor.
-A është trajtuar si duhet periudha e sundimit osman në historiografinë shqiptare?
Historia jonë kombëtare e mbijetesës dhe e afirmimit (si edhe e shumë popujve të tjerë ballkanikë dhe europianë – nuk jemi të vetëm në këtë hulli) ka qenë historia e gjuhës identifikuese dhe etnicitetit, e kundërshtimit të asimilimit dhe të zhdukjes – ky është thelbi i thelbeve! Kjo është shkencore dhe e pamohueshme dot nga askush. Mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit – gjeniu i lirisë – pushtimi i gjatë osman nuk ka prodhuar ‘historinë kombëtare të shqiptarëve’, por janë vetë shqiptarët që kanë qenë subjekti i historisë kombëtare.
Ç’lidhje kanë me historinë politike, por edhe kulturore të Perandorisë Osmane, vepra e Gjon Buzukut, e Marin Barletit, Bicikemit, Budit, Bogdanit, Frang Bardhit, Rilindja Kombëtare, Romantizmi, kryengritjet antiosmane të shqiptarëve, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Pavarësia? Është absolutisht e kundërta – dy tendenca kundërshtuese! Nuk ka lidhje me fatalitetin e osmozës, të qenies së “përbashkët” globale, Perandorake Osmane. Nuk duhet harruar, vetëkuptohet sfondi historik i gati pesë shekujve, ndikimet e religjionit, leksikut dhe ndikime të tjera në krejt rrafshin ballkanik.
Shkenca historike shqiptare i ka konceptualizuar drejt këto raporte dhe nuk duhet të mohohen – ta godasësh këtë konceptualitet do të thotë që të harrosh substancën e historinë kombëtare – nga kjo dëmtohen marrëzisht vetë shqiptarët. Natyrisht që shkenca historike nuk është një enklavë, ajo është e ndërlikuar, është e hapur, e ndërthurur, por konceptualiteti i saj objektiv, i konfirmuar nuk mund të subjektivizohet dhe të politizohet, aq më tepër me raportet e një perandorie të dikurshme që nuk është më një realitet politik dhe juridik, sepse edhe vetë shqiptarët kërkuan me ngulm dhe sakrifica të shkëputen prej saj (si dhe popujt e tjerë të rajonit). Ky është mendimi im.
-A ka ndikime të diplomacisë turke që të “zbukurohet” periudha osmane në Shqipëri dhe Kosovë?
Rrafshi diplomatik, realisht politik, nuk duhet të ketë fare lidhje kauzale me shkencën e historisë së shqiptarëve. Politika dhe shkenca janë entitete të ndryshme. Asgjë nuk mund ta shkatërrojë këtë të vërtetë! Asnjë lloj diletantizmi apo prapavije antishkencore nuk mund t’i zhbëjë të vërtetat e mëdha të ekzistencës dhe zhvillimit konfirmues, përherë edhe më emancipues të kombit shqiptar.
-A mendoni se ka një lloj presioni nga diplomacia turke? A ka gjasa që Tirana dhe Prishtina, për hir të marrëdhënieve aktuale me Ankaranë, po e harrojnë të kaluarën?
Klasa politike në Tiranë dhe në Prishtinë duhet t’u qëndrojë larg tezave të dyshimta të rishikimit, ‘de facto’ dhe ‘de jure’ të ndryshimit të historisë dhe të kujtesës kombëtare të shqiptarëve. Politikanët janë të përkohshëm, shkenca dhe kombi janë të përjetshëm.