Org.
KONSUMATORI,Prishtinë,
Kosovë,Përfaqësuar nga Selatin Kaçanku,
kryetar,
28.07.2013,
Drejtuar:
Autoritetit
/ Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
Agjensionit
Kosovar Kundër Korrupsionit,
MTI-së
– Departamentit për mbrojtjen e konsumatorit,
OMBUDSPERSONIT,
Ministrisë
së Zhvillimit Ekonomik,
Autoritetit
Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP),
Operatorit
publik të telefonisë Mobile “ VALA “,
Operatorit
të telefonisë Mobile “ Z MOBILE “,
Mediumeve
të informimit publik – gazetarëve.
Lënda:
Kërkesë për shqyrtimin e Vendimit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve
Elektronike e Postare (ARKEP ) për
ndarjen / rezervimin e 100 mijë numrave të rinj për operatorin virtual “
Z-MOBILE ”.
Ndarja
ose rezervimi i 100 mijë numrave të rinj
për operatorin virtual “ Z-MOBILE ” ose vendimi i Autoriteti Rregullator të
Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) për t i “ falur “ këta numra me(pa)
procedure të (pa)njohur paraprake nga konsumuesit / shfrytëzuesit e telefonisë
mobile është pranuar me habi dhe frikë nga konsumatorët për shkatërrimin
eventual të tregut të cilin edhe e kanë nisur disa nga operatorët mobil duke
premtuar / ofruar qasje në telefoninë mobile pa para – duke e larguar paranë
nga tregu finansiar ?!
Konsumatori
jo se jo ( përkundër faktit se i dedikohet shërbimi i telefonisë mobile ) por
as Institucionet e Autoritetet kompetente, as Operatorët konkurrues nuk janë
informuar për vendimin.
Të
gjithat këto mbështesin dyshimin tone për të mbajtur sekret Vendimin e
Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) për t i “
falur “ këta numra pa procedure paraprake – i vetëdijshëm për mungesën e bazës
Ligjore dhe etikës profesionale.
Kjo
aq më parë nëse Vendimi dhe thirrja / arsyetimi i Vendimit me procedura
adekuate ligjore nuk janë dhënë as nëpërmes web faqes zyrtare të Autoritetit
Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP).
Dyshimet
tona shtohen e fuqizohen edhe më shumë për arsye se:
1. Favorizohet një operator i telefonisë mobile (“
Z-MOBILE ” ) në dëm të operatorit tjetër
( “VALA” );
2. Favorizohet konkurrueshmëria e një Operatori me asetet
/ impijantet teknike të Operatorit të cilit i ndërhyhet në rrjet (“VALA” );
3. Lejohet e stimulohet një operator i cili
nuk ka asete / impijante vetanake furnizuese / transmetuese as operativë të
mirëmbajtjes për të ofruar e garantuar cilësinë / performansat e shërbimeve të
telefonisë mobile – si faktor i rëndësishëm e kyç i sigurisë së konsumatorit i
rregulluar me Ligjin mbi mbrojtjen e konsumatorit;
4. “ Stimulohet /
shkaktohet grindje “ afariste sepse
Operatori i dëmtuar ( “VALA” ) mund ta bllokojë Operatorin i cili
është stimuluar me ndërhyrje në biznesin e tij duke ia mohuar të drejtën e
shfrytëzimit të impijanteve dhe shitjes së numrave - një pjesë dhe një seri e
të cilave “ Z-MOBILE ” e zhvillon
nëpërmnes rrjetit dhe impijanteve të “VALA”. Ky bllokim ( eventual ) do t i
dëmtonte konsumatorët e telefonisë mobile “ Z-MOBILE ”;
5. Prishë konkurrencën e lirë në tregun e Komunikimeve
Elektronike, stimulon monopolizimin e pjesëshëm të tregut dhe oligopolizimin e “ sinkronizuar “ nga “ ARKEP “ duke dëmtuar dhe duke ulur konkurrueshmërinë e
operatorit konkurrues;
6. Atakohet me dyshim paanshmëria e Autoritetit
Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) dhe përkushtimi e
misioni për të rregulluar këtë treg në mbrojtje të të drejtave, intereseve dhe
të dinjitetit të konsumatorit të shërbimeve / ofertave të këtij tregu.
7. Rritë dyshimin
rreth përkushtueshmërisë në zbatimin e detyrave që dalin nga misioni i ARKEP duke mos i kryer
obligimet e pranuara sipas planit ( siq është psh. jetësimi i sistemit “ 3G ”,
i cili tanimë është vjetruar me daljen në treg të “ 4G” e “ 5G “ ) dhe me
ngutinë e shprehur rreth faljes së aseteve të shtetit – të qytetarëve e
konsumatorëve, pa dhënë llogari, pa transparence, pa vendim valid të nivelit
zyrtar e profesional ( siq është rasti i faljes / rezervimit - dhënies në “
shfrytëzim “ të numrave ).
Të
nxitjes së Konfliktit të Mundshëm të Interesit me refleksione të dukshme në
prishjen e kushteve, të klimës, të barazpeshës së konkurrencës mes Autoritetit
Rregullator të Komunikimeve Elektronike
e Postare ( ARKEP ) me kompaninë “
DEVOLLI ”.
Si dhe të uljes së mëtejme të vlerës në procesin e
privatizimit të operatorit të telefonisë mobile publike “VALA”, dëmtimin e
afarizmit të operatorin publik, dhe dëmtimin e nxitjen e pakënaqësisë së
konsumuesve të shërbimeve të telefonisë mobile publike “VALA”.
K Ë R K O J M Ë
NGA
AUTORITETI
KOSOVAR I KONKURRENCËS
dhe Titujve tjerë më lartë që, brënda
kompetencave e obligimeve Ligjore të:
-
Bëjnë
vlerësimin e Vendimit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e
Postare (ARKEP) për ndarjen ose rezervimin e 100 mijë numrave të rinj për
operatorin virtual “ Z-MOBILE ”;
-
Aplikojnë
masat e duhura, të parapara me Ligj, për mbrojtjen e konkurrueshmërisë;
-
Aplikojnë
masat e duhura, të parapara me Ligj, për mbrojtjen e tregut;
-
Aplikojnë
masat e duhura, të parapara me Ligj, për mbrojtjen e konsumatorit;
-
Marrin
masat e duhura, të parapara me Ligj, për të gjitha bizneset që prishin tregun,
konkurrencën e lirë dhe rrezikojnë të drejtat, intereset dhe dinjitetin e
konsumatorit.
Në pritje të shqyrtimit
dhe vendimit meritor konform Ligjeve në fuqi si dhe të përgjigjes,
Org. KONSUMATORI,
Prishtinë, Kosovë,
Selatin Kaçanku, kryetar, (Ekspert
për kauzën dhe të drejtat e konsumatorit i angazhuar ( Ekspert për kauzën dhe
të drejtat e konsumatorit i angazhuar në cilësinë e ligjëruesit në institucione
të arsimit universitar ).
ok.kosova@gmail.com,
044/200-458,