2013-07-02

Lundrimi nëpër Iliri-Histritët

Nga Fahri Xharra

Gjakovë


 Sa e këndshme është kur ke ku të shkosh. Ç`farë krenarie të mbërthen  kur lundron nëpër historinë e të parëve; dhe nuk je i “zbritur” nga paramendimet dhe sajimet e të pa origjinëve... Kemi me çka të krenohemi. Kemi për çka e për kë të flasim. Pas vizitës së Lapodëve dhe Labeatëve me lundrën time po i ngjitem Adriatikut përpjetë dhe mbërrijta tek Histritët. Po e madhe paska pas qenë Iliria! Të gjithë e njohin tokën e rrethuar në të tri anët nga Deti Adriatik në veri të këtij uji që dinë të lagë tokat e të parëve tanë- Histria (sot Istra) Të mirat gjeografike të Istres përbëhen nga mali Uçka, e cila është maja më e lartë e vargmalit Çiçaria, lumenjëve Drqagonja, Mirna, pazinçica dhe Rasha (sa keq që nuk iu di emrat ilir) si dhe  gryka detare e Limit. Istria e sotit shtrihet ne tri shtete: në Kroaci, në Itali dhe në Slloveni, por 80 % e kokës së histritëve (banorëve të parë Ilir ) i takon Kroacisë. Qytetet e njohura të Histrisë sot janë Pula, Poreçi, Rovinji, Pazini, Labini, Motovuni, Buzeti dhe Buja... Kurse Histrisë “sllovene” i takojnë Piari, Izola, Kopri dhe Kozina. Në veri-perëndim të “Istrisë sllovene” është ajo Italiane ( medet!) Në gadishullin e Istrias, njeriu e filloi jetën e tij (sipas gjurmëve të gjetura) shumë herët në histori. Banorët e hershëm jetonin në shpella. Zbulimet e fundit në shpellën e Shandalit afër Pulës treguan se u gjetën mbetjet e eshtrave te njeriut. Edhe kjo e dokumenton që edhe banorët e Histrisë ishin “Homo Erektuset” që e filluan ndërtimin e Europës. Shënimet tregojnë se Istria që nga shekulli i XI para Krishtit banohej nga Histritët, fis Ilir sipas të cilëve edhe Histria mori emrin. Koha e hekurit (Një millennium para Krishtit ), Histria pra banohej nga Ilirët histrit.Istri-harta Të shëtisim pak në të kaluarën e largët të Istrias së sotit: Evidenca e pranisë së Homo erectusit të vjetër 1 milion vjet u gjet në shpellën e Shandalit, pra. (Leonhard Schmitz, A manual of ancient geography, pg. 131, The British Library (2010) Po, gjetjet e punimeve nga dheu i pjekur të kohës së Nelitit (6000-2000 vjet prK) tregojnë qartazi për vazhdimësinë tonë andej pari. Veglat e ndryshme të punës të gjetura në ato anë ishin të ngjashme me ato të gjetura rreth Danubit në Dardani. (Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992) “Llojllojshmëria, madhësia dhe begatia e gjetjeve ishin parakusht  për angazhimin e madh të Muzeut Arkeologjik, Muzeut Historik, Muzeut Etnografik, Muzeut nativ të Kroacisë për ruajtjen e monumenteve unike dhe të pasurisë se civilizimit në këto anë, në trashëgimi për brezat e ardhshëm ( Shtypi kroat)” E na, ku jemi, çka punojmë për ruajtjet e krenarisë sonë? Po brezat tonë të ardhshëm? Në shpellën e Shandalit afër qytetit Pula u gjet një guri nga koha e hershme e Paleolitikut, punëdore e njeriut parahistorik 2 milion e 800 mijë vjet e vjetër  ,kurse ne qendrat tjera arkeologjike si Shandala II dhe Shpella e Romualdit në kanalin e Limit u gjetën gjurmët e vjetra 40.000-10.000 vjet. ( burime kroate)istri
Shpella e Shandalit.
Me qëllim që të pikturojmë qartë bukurinë e Istres duhet shkojmë larg në të kaluarën e saj, dhe nga udhëtimi i Trenit te Historisë shohim se biletat e natyrës na ishin dhënë shumë herët në parahistori. Në fillim të Kohës së Bronzit, banorët e këtyre anëve u larguan nga shpellat e tyre dhe e filluan strehimin e tyre për afër dhe për rreth detit. Ata e bënë Pulan, histritët në gjuhën e tyre e quajtën Qyteti i të Larguarve-Polai. Por, me sharje të zakonshme të pushtuesit se Histritët ishin kusarë deti, Romakët e pushtuan gadishullin e Histrisë rreth vitit 177 para Krishtit. Kufijtë e zotëruesve të Histrisë ndërronin shumë herë gjatë historisë Thuhej se ishte e Romës e Venedikasve, e Austro Hungarisë. Gjurmët e tyre janë edhe sot; të gjashtë amfiteatrot më të mëdhenj në Botë dhe Tempulli i Augustit janë në Polia (Pula) që datojnë nga viti 27 prK- 68 psK. Ndërtime e bukura venedikase gjenden po aty Imperatoria Austro -hungareze i ka lënë edhe ajo gjurmët e saj në mënyrë të shkëlqyer, ( E, si nuk e patëm fatin të ishim së paku 200 vjet ndër Austro-Hungari; dhe do të ishim ndryshe.) Fatet e njerëzimit, ardhjet, shkuarjet, luftërat, lakmitë, mashtrimet e bënë që ne t`i humbim karriget tona të rezervuara nga vet natyra. E në ato karrige historike janë ulur ardhësit, na e zunë vendin. Përkundër asaj që ne i ruajmë biletat edhe sot e kësaj dite, neve s`na ka mbetur gjë tjetër vetëm se të ruajmë ato pak vende në vagonin e fundit të trenit të historisë. Për kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonëve të parë të klasit të parë; ardhësit po mundohen që ato të na i shqyejnë dhe këto vende që me zi i kemi ruajtur të na i zënë dhe të na gjuajnë ,të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurrë nuk ndalet.  Pula
Qyteti më i rëndësishëm është Pula
Romakët i përshkruanin Histritët si piratë të egjër të mbrojtur nga bregu i tyre shkëmbor i detit Adriatik. E po gjatë mileniumeve na quajtën edhe piratë edhe vandal edhe barbar sepse luftonim për të mbrojtur vetveten. Po sot?

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...