Nga Fatbardha Demi
“Ne nuk jemi të veçantë. E dashurojmë vërtet vendin tonë, por akoma më shumë dashurojmë të vërtetën dhe drejtësinë ” – Pashko Vasa
Shpesh, kam lexuar nëpër shkrime të ndryshme se “viti 2012 është viti i kombit shqiptar”. Sigurisht, shumica e lidhin këtë shprehje me rastin e 100-vjetorit të formimit të shtetit tonë, më 1912. Dhe ku ka më bukur se sa këtë përvjetor, ta nisësh me një ngjarje madhore në një Institucion si Universiteti i Sorbonës, siç qe mbrojtja e doktoraturës nga historiani shqiptar, Arif Mati, “Kërkime mbi pellazgët, origjinën e civilizimit grek” (3 janar 2012). Na erdhi keq vetëm për Ambasadën e Shqipërisë në Paris, së cilës nuk i kishte ardhur akoma viti 2012 dhe, rrjedhimisht, nuk morën pjesë. Pa u nisur nga titulli, siç mund të duket në pamje të parë, problematika e trajtuar nga historiani, nuk ka të bëjë thjesht me paraprijësit e “civilizimit grek”, një popullsi që, pa mëdyshje, nga të gjithë historianët është emërtuar “më e lashta në Europë”, por të trajtuar si “të zhdukur”, “të mjegullt” dhe “që nuk na ka lënë historinë e tyre të shkruar”. Disa, këto studime shqiptare mbi pellazgët, i gjykojnë “për qëllime politike” (1) apo i hedhin poshtë, sepse “nuk janë pranuar përgjithësisht”.
No comments:
Post a Comment