2013-07-06

DËSHTIMI DIPLOMATIT REEKER?!





Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker, duke komentuar veprimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se palaçot duhet të din se ato veprime nuk janë të mira për vendin.




Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, duke komentuar këtë deklaratë, ka thënë se ky epitet u takon subjekteve tjera.

“Jo të gjithë anëtarëve të atyre subjekteve, por atyre që ndërrojnë qëndrimin brenda dite”, ka thënë Molliqaj për Klan Kosova, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, javën tjetër VV do t’i dërgojë një letër Sekretarit John Kerry.

“Është kjo një gjuhë jodemokratike. Nuk ndërtohet autoriteti amerikan mbi ofendimin e një subjekti politik”, ka thënë Molliqaj.




Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë Albin Kurti, i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, në RTV “Ora News”, akuzat e bëra ditën e sotme nga Zëvendës – ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker, i cili ka dënuar dhunën, që sipas tij e ushtroi Lëvizja Vetëvendosje ndaj institucioneve të Kosovës dhe ndaj diplomatëve ndërkombëtarë, dhe i ka quajtur “palaço” udhëheqësit e kësaj lëvizje duke thënë se mund të takohet me ta, vetëm kur të sillen si njerëz normalë, I ka quajtur si një gjuhë të padrejtë dhe një qëndrim jodemokratik.

“Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë është një kufi jo i natyrshëm, dhe unë mendoj se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë dhe ky bashkim duhet të jetë një bashkim politik. Serbia e ka luftuar bashkimin e shqiptarëve gjatë gjithë kohës. Unë mendoj se faktori ndërkombëtar nuk na prin, ata na ndjekin dhe na mbështesin në varësi të reagimeve tona. Aleancat janë shumë të rëndësishme por jemi ne që vendosim për veten tonë, dhe jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjuha e diplomatit Reeker ndaj nesh është një gjuhë e padrejtë dhe një qëndrim jodemokratik. Ne jemi të interesuar për të patur bashkëpunim me SHBA-të por unë nuk mund të nënshtrohem ndaj asnjë zyrtari amerikan”, u shpreh Albin Kurti.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes ka folur gjithashtu edhe në lidhje me projektligjin për amnistinë duke u shprehur se ky projektligj praktikisht i fal të gjitha strukturat armiqësore të Serbisë në Kosovë dhe krimet e tyre i shpall inekzistente meqënëse amnistia është e plotë për të gjithë.

Sot ka patur një trysni e jashtëzakonshme në Kosovë për projektligjin e amnistisë. Ky projektligj praktikisht i fal të gjitha strukturat armiqësore të Serbisë në Kosovë dhe krimet e tyre i shpall inekzistente meqënëse amnistia është e plotë për të gjithë. Në Kosovë ka shumë cirk dhe pak bukë, por Lëvizja Vetëvendosje nuk është palaço. Arritjet që ne kemi në rradhë të parë i kemi falë dëshmorëve tanë që dhanë jetën për pavarësi. Ne kërkojmë partneritet dhe jo politika servile siç ndjek qeveria e Kosovës. Në veprimtarinë tonë kemi bërë gabime, por reagimi i Reeker është një reagim i ndikuar nga mos kalimi i projektligjit për amnistinë. Dialogun Kosovë – Serbi, Bashkimi Europian do ta përdorë për të ekspozuar veten edhe jashtë kontinentit.

Ndërsa në lidhje me Serbinë dhe me shqiptarët që jetojnë në territorin e serbisë, Albin kurti është shprehur:

“Serbia kërkonë të kontrrollojë të gjitha shtetet përreth saj si shtete satelitë. Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë të shumë të diskriminuar, dhe një shembull konkret për këtë është heqja e lapidarit të dëshmorëve shqiptarë.”

Albin Kurti duke folur për Marrëveshjen Kosovë – Serbi, e ka quajtur atë një marrëveshje midis kriminelëve të Serbisë dhe Kosovës duke thënë:

“Paqja midis Kosovës dhe Serbisë ëshët një paqe midis kriminelëve të luftës në Beograd dhe kriminelëve të paqes në Prishtinë. Ne do të vazhdojmë betejat tona në parlamentin e Kosovës por edhe jashtë tij nëse projektligji për amnistinë do të miratohet. Ambasadorja Amerikane ka tentuar të fusë gjashtë deputet në parlament. Dëmtimi i saj në krah është shkaktuar nga truprojat e saj. Kosovën nuk po e trajtojnë si një shtet normal, por po e shikojnë si Palestina dhe Izraeli. Shteti nuk duht të jetë spektator në ekonomi, por të jetë ekonomi e centralizuar”, u shpreh Kurti.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...