Nga Fahri Xharra
“Shqiptarët do ti fitojnë të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejën e fundit mes vete”(Mit'hat Abdyl Frashëri) Pse Serbia duhet të heshtë?
Kur e bëjë këtë pyetje e di edhe përgjigjen. Kjo është në nderin e saj që përfundimisht të bindet, t`a bindë popullin e vet se që të gjithë kanë qenë të mashtruar dhe të gënjyer në mënyra të ndryshme për Historinë e tyre. Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit, udhëheqësi i Kryengritjes së parë serbe, ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi, thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mëshefur”. Autorët e librit janë; Milorad Boshnjak, gazetar dhe Slobodan Obrenoviqi, inxhinier, i cili është pasardhësi i drejtpërdrejt i Jakob Obrenoviqi, djali i axhës së Knezit Serb Milosh Obrenoviqit, (Obrenoviqët, nipat e Karagjorgjeviqëve). Libri është bazuar në “Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine” -1910, numër 22 që tregon ardhjen e Këlmendasve dhe të familjes së Karagjorgjeviqëve nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Novi Pazarit, rreth vitit 1737. Autorët Boshnjaki dhe Obrenoviqi thirrën gjithashtu në veprat e Andrija Luburiqit të viti 1937, ku thotë: “Kelmendët e kremtonin dhe e mbanin Shën Klimentin (Këlmendin) e Romës, të cilin e mbanin edhe Karagjorgjeviqët”. Autorët theksojnë që i biri, Aleksandri dhe nipi Petri, e ndërruan më vonë të shenjtin e tyre. Autorët theksojnë se edhe Kral Petri e dinte prejardhjen e tij, prej shqiptari, por e din edhe Mbreti i Serbisë në mërgim, Aleksandri i sotit.
Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim?Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqiptar?
Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën veten diku tjetër, me të njëjtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet- shqiptarët ortodoks, të viseve të përmendura më lartë) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë, në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shohim se një rol të madh luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjigje herët a vonë. Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Dëshira dhe instinkti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse në një moment historik, gjatë kohës së 'çlirimtareve' otoman, popullata jonë, ka pasur vetëm dy mundësi: të mbetet ortodoks, ose të sllavizohet ose të islamizohet, 'turqizohet', që kinse të shpëtoj nga sllavizmi (F. M). Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanlijëve: “Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend, në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe... Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman. Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në mysliman-turk. Metodat ishin nga më të ndryshmet, nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë. Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë, te sllavët me Cara dhe Krala, të turqit me vezirë, pashallarë e Sadri Azema.
No comments:
Post a Comment