Albatros Rexhaj
Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Jeton në Prishtinë dhe aktualisht është shkrimtar pranë shtëpisë botuese DUDAJ në Tiranë.
Është autor i disa dramave teatrore, librave të botuar, tekste këngësh të mrekullueshme, si dhe publikimeve elektronike. Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon në relacionin Tiranë Prishtinë. Gjithnjë me synimin që të jetë përherë afër lexuesve të tij, kudo që ata të ndodhen.
Albatrosi është përzgjedhur si mashkulli i muajit në numrin e fundvitit 2012 të revistës prestigjioze ANABEL në Tiranë.
Ai është një shkrimtar i dashurisë dhe jetës. Autor i vetëm i Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj), një prej faqeve më të dashura të publikut mbarëshqiptar ku publikohen mendime, vargje poetike, prozë poetike, prozë të shkurtër dhe krijime të tjera.
Një shkrimtar, dramaturg, i cili ashtu si filozofët e antikitetit që u përpoqën ta sjellin filozofinë në rrugë, përpiqet ta sjellë filozofinë në rrjet. Rrjetet sociale janë shndërruar në rrugët e lashtësisë, në sheshet ku filozofët shpalosnin idetë e tyrë për debat dhe njohje masive. Filozofia e Albatrosit është një filozofi e dashurisë për njeriun, për të rigjetur forcën dhe energjitë pozitive tek secili, për të anashkaluar urrejtjen dhe frikën nga ekzistenca.
Albatrosi ka hartuar këtë projekt urban, të cilin e sheh tek realizohet çdo ditë në faqen e tij, në kontaktin real me lexuesit të cilët për hir të së vërtetës shpesh pëlqejnë shkrime të shkurtra e konçize, të cilat pasqyrojnë shqetësimet dhe problemet e përditshme, të punës, marrëdhënieve familjare e shoqërore, të ndjenjave njerëzore si një pjesë e rëndësishme e jetës. Në këtë blog, çdo mbrëmje në ora 20:00, Albatrosi publikon mendime, vargje poetike, prozë poetike, prozë të shkurtër dhe krijime të tjera.
Albatrosi ka arritur të bëjë atë që vështirë të realizohej më parë, të bashkojë lexuesit shqiptarë në një faqe, në një filozofi të përbashkët, ata ndërveprojnë me mendimet e tyre, komentet, idetë, bisedat e shumta që zhvillohen mbi temat e panumërta që serviren çdo mbrëmje në Filozofinë Urbane.
Dy prej dramave të Albatrosit, Në kërkim të daljes dhe Engjëlli i vdekjes, janë vënë në skenë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. “Ditar dashurie i një shkrimtari” botuar nga BOTIMET DUDAJ (nëntor 2012), në zhanrin e prozës artistike, është libri më i shitur në Panairin e Librit TIRANA 2012. Romani Bombë në Beograd botuar nga BOTIMET DUDAJ (Qershor 2012), për tre muaj radhazi qëndroi në pesë librat më të kërkuar në Kosovë. Libri Lettera a un amico italiano dal Kosovo është botuar nga Rizzoli (Corriere dela Sera) në vitin 1999. Sipas statistikave zyrtare ky libër është botuar dhe ribotuar nga 15000 kopje. Duhet cekur se Rizzoli RCS është botuesi më i madh në Itali dhe një nga dhjetë botuesit më të mëdhenj në botë. Para luftës në periudhën 1996-1999, shkruante rregullisht te “Gazetë Shqiptare”, për mafian shqiptare në Perëndim
Veprat e këtij autori
Në kërkim të daljes
ISBN: 978-9951-641-00-5