2013-07-06

U sosën rrenat e Bllacës!!!



I vetëdeklaruari anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe si i tillë pjesëmarrës në gjashtëmbëdhjetë veprime kriminale, Nazim Bllaca, nga e mërkura, të bëmat e tij do t’i rrëfejë para trupit gjykues që do ta gjykojë atë për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Ndaj Nazim Bllacës këtë ditë në Gjykatën Themelore do të nisë procesi gjyqësor, ndërsa i njëjti e ka të ndaluar të flasë për media siç ka bërë që nga nëntori i vitit 2009 kur publikisht kishte deklaruar të bëmat e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij të dikurshëm.

Bllaca të mërkurën do të ulet në cilësinë e të akuzuarit derisa në dy raste të mëhershme në gjykimet e koduara si “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2” ai kishte qenë në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues.

Nga dëshmitë e tij ka rezultuar me dënimin e Shpresim Ukës, Sadik Abazit, Bekim Sylës, Shaban Sylës e Driton Hajdarit me gjithsej 54 vite heqje lirie. Të pestit janë dënuar se në bashkëkryerje edhe me Nazim Bllacën kanë vrarë Ibush Kllokoqin dhe kanë kryer vrasje në tentativë ndaj Adem Salihajt.

Për të njëjtën vepër do të paraqitet në gjykatë të mërkurën edhe vetë Nazim Bllaca. Këtij të fundit, mbrëmjen e së shtunës persona të paidentifikuar deri më tani ia kanë sulmuar me granatë shtëpinë në të cilën jeton në Ribar të Madh të Lipjanit. Lajmin e sulmit ndaj tij e ka konfirmuar vetë Bllaca ditë më parë siç e ka konfirmuar edhe të martën lajmin për nisjen e procesit ndaj tij dhe faktin se i është ndaluar komunikimi me media.

“Siç dihet tashmë nga data 3 korrik 2013 unë jam i pandehur për një vrasje që e kam kryer me urdhër të eprorëve të mi nga Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), duke qenë pjesë e njërës nga skuadrat e vrasjeve të këtij shërbimi. Por, siç duket edhe pse nuk mund të komunikojmë për një kohë, juve mediave do të ju “nxjerr punë” përsëri”, thuhet mes të tjerash në një njoftim të nënshkruar nga vetë Bllaca.

Pavarësisht presionit që ai thotë se ka ardhur në mënyrë direkte e indirekte nga Qeveria, Bllaca thotë se do të jetë edhe më “i fortë” në rastin Bllaca 3.

“Ju e dini që, që ditën kur kam dal publikisht për të denoncuar krimet SHIK-ut, Qeveria kishte thirrur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës për të munduar t’i japin drejtim tjetër rastit “Bllaca””, ka shkruar Bllaca më tutje, duke bërë me dije se tashmë do të përballet me drejtësinë.

Ndërkohë EULEX nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me sulmin në shtëpinë e tij ku nuk ka pasur të lënduar. Nazim Bllaca që nga 2009-ta ka qenë dëshmitar bashkëpunues i këtij misioni dhe si i tillë deri në muajt e fundit ka qenë në përkujdesje 24 orëshe nga policia e misionit EULEX.


Nga Nazim Bllaca





Kam obligim të gjej kohë dhe tu drejtohem mediave, të shkruar dhe elektronike, me te cilat isha shumë i hapur për gati katër vite.

I falënderoj të gjitha ato media që kanë raportuar drejt për rastin “Bllaca”.

Kemi kaluar bashkë një kohë, e cila, pa dyshim, që do të jetë në historinë e këtij shteti që po mundohemi ta ndërtojmë, si një kapitull i ri, i veçantë dhe shumë i rëndësishëm. Edhe i tillë është.

Besoj që mediat, që nga dalja ime publike e deri më sot, kanë qenë ne vijën e parë të frontit tonë të përbashkët kundër së keqes.

Ato media që nuk iu nënshtruan presionit të Qeverisë së Kosovës në raport me rastin “Bllaca” kanë pasur gjithë mirëkuptimin tim që të jem i kontaktueshëm nga to.

Kësaj pjese të medias jam munduar ti ndihmoj që të jenë në këtë pozitë me të vetmen mundësi që kam pasur gjithë këtë kohë unë: të ofroj prova për deklaratat e mia.

Unë i falënderoj të gjitha ato media që e kanë përcjell dhe kanë raportuar drejt rastet gjyqësore ku jam përfshirë unë. Ato media që kanë raportuar vetëm atë që është thënë dhe siç është thënë nëpër seanca të rastit “Bllaca I” dhe “Bllaca II”.

Tash ka ardhur koha që për një kohë ne të ndahemi. Që të mos mund të komunikoi me juve.

Siç dihet tash më nga data 3 korrik 2013 unë jam i pandehur për një vrasje që e kam kryer me urdhër të eprorëve të mijë nga Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), duke qenë pjesë e njërës nga skuadrat e vrasjeve të këtij shërbimi.

Por, siq duket edhe pse nuk mund të komunikojmë për një kohë, juve mediave do të ju “nxjerr punë” përsëri.

Unë i falënderoj shumë sidomos ata gazetarë që në lidhje me rastin “Bllaca” morën kërcënime dhe nuk u gjunjëzuan në asnjë moment. Mos të harrojmë rastin e Sebehate Shalës, e cila për një pyetje zv.Shefit të EULEX, Endry Sparks u largua nga puna.

Unë e kam kuptuar shumë mirë presionin e Qeverisë, në forma direket dhe indirekte, ndaj rastit “Bllaca”, mirëpo ne do jemi më të fortë sidomos pas rastit “Bllaca III”.

Ju e dini që, që ditën kur kam dal publikisht për të denoncuar krimet SHIK-ut, Qeveria kishte thirrur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës për të munduar ti japin drejtim tjetër rastit “Bllaca”

Që nga data 3 korrik 2013 ne dalim jashtë funksionit në raport me mediat.

Shpresoj që do të shihemi nëpër seanca gjyqësore, me ju, të nderuara media.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...