Nga Gani Qarri
Diaspora shqiptare,ishte dhe mbeti përherë,pjesa më e sinqertë e kombit me themele të forta atdhetarie,e cila shkëlqeu në të gjitha kohët për patriotizmin e saj të kulluar. Ndaj me meritë dhe plot të drejt,sot mërgata jonë hynë ballëhapur, faqebardhë dhe më krenare se kurdo herë më parë, në jubileun e 100 vjetorit të pavarësisë. Ajo ishte dhe mbeti gjithmonë e përkushtuar deri në fund kombëtarisht e cila kurrë nuk pyeti se si atdheu asnjëherë nuk arriti të bënte sa duhet për diasporën tonë,por përkundër gjithë kontributit që dha dhe përpjekjeve të pareshtura që bëri për vendin e saj ndër vite e dekada, diaspora gjithmonë jetoi me brengën se ndoshta nuk mundi të bënte sa duhej për kombin dhe atdheun e varfër e të vuajtur nën robëri e sundim regjimesh që populli ynë i shumëvuajtur, nuk i meritoi çdo herë. Mërgata jonë, si shkollimin në gjuhën shqipe, ashtu edhe kulturën kombëtare,i ruajti dhe zhvilloi me angazhime të veta përmes organizimeve në lidhje e shoqata atdhetare,me kontributet vetanake financiare dhe pa asnjë ndihmë shtetërore,të cilat vetëm shqiptarëve u mungonin, kurse të gjitha kombet tjera i kishin.
No comments:
Post a Comment