2013-07-02

Peizazhi ekspresiv me frymë rurale

Peizazhi ekspresiv me frymë rurale Çdo art i vërtetë, ngjizet dhe lind i veshur me tipare të veçanta dhe frymën dalluese, e cila na dhuron begatitë etnografike, me të cilat, artistja respektive, Ormira Lulani, ndërton veprën e saj të mbështjellë me vlera pikturale të cilat flasin për motivet, jetën rurale dhe konfiguracionin e pasur tokësor.

peizazhi-ekspresiv-me-frym-rurale
 Nga Remzi Limani


Kur flasim për artet pamore, e në veçanti për femrën krijuese, pa dyshim, vend të veçantë në panoramën kulturore zë vend krijimtaria artistike e artistes sonë Ormira Lulani. Kjo krijesë fine, me të gjitha lakmitë e saja, sikurse lindi për të qenë krah nesh, e cila me artin e saj na bënë ta kuptojmë forcën krijuese të një qenie sensibël me të gjitha tiparet e një artisteje të edukuar për t`na dhuruar të bukurën artistike. Arti i Ormires dhe shprehja e saj ekspresive në fushën e pikturës, përveç talentit të padiskutuar, ajo nxjerrë në sipërfaqe guximin dhe ashpërsinë e këndshme në realizimin e veprës së saj pikturale. Ky guxim i Ormires, nuk është rastësi por predispozitë hyjnore e dalë nga shpirti i saj i vërtetë artistik. Andaj, ajo, pa drojë, me saktësi dhe virtuozitet lëvizë penelin e saj mbi kanavacë, duke e ndërtuar figurën dhe konfiguracionin e pasur tokësor, ajo shkrinë spektrin e ngjyrave të një palete të pasur tonalitetesh, për ta gatuar të bukurën tonë në hapësirë, nëpër kohë me mote të ndryshme historike... Në tablotë pikturale me motive rurale, të formuluara nga artistja respektive, njeriu dhe rrugët kanë një kuptim filozofik, ngase, njeriu ynë, gjithnjë ishte në lëvizje kohe deri në shpëtimin e tij të vërtetë... Kjo qasje kuptimplote e një kohe të vrarë dhe lufta e njeriut për gjallimin e tij, në veprat e Ormira Lulanit, na japin një pasqyrim lucid mbi peripecitë e jetës rurale sa të ëmbël aq të hidhur në kuptimin e ndërtimit të jetës dhe të yrtit familjar. Në të gjitha këto pasqyrime artistike, mrekullisht të realizuara dhe të konceptuara me tamam artistikisht, përveç konfiguracionit të pasur tokësor me një fiziografi interesante dhe të veçantë, këto vepra artistike na flasin edhe për vlerat etnografike, të cilat, Ormira i potencon së bashku me figurën e njeriut, mbi të cilin e veshë të kaluarën tonë historike me të gjitha vlerat folklorike si elemente figurative, të traditës, dokeve dhe zakoneve shqiptare. Së këndejmi, nga opusi figurativ i artistes sonë, jo me vështirësi vërehet edhe autoportreti i saj, i begatuar me elemente shtesë figurative, të cilat e përmbushin teorinë e duhur të hapësirës pikturale, me çka konceptin e hapësirës e vë në pikën dhe planin e duhur, pa ndonjë ngarkesë të tepruar figurative, gjithnjë, duke e inkorporuar portretin me natyrën, herë – herë e kumbisur diku për t`u çlodhur nën hijen e ndonjë rrapi shekullor. Pra, sikur tek portreti, po ashtu edhe në tablotë e mbushura me natyrë të qetë, vërehet i njejti guxim i shprehjes ekspresive, me çka, piktorja flet me të njejtën gjuhë figurative, e cila e bënë të veçantë dhe të njohur që nga shprehja dhe vlerat e kreacioneve artistike mirëfilli të realizuara. Në përmbyllje të këtij vështrimi modest, pa drojë, duhet të themi: se artistja Ormira Lulani, ka një dell të veçantë dhe shumë të lakmueshëm në realizimin e veprave pikturale, të cilat janë të gatuara dhe të arrira me gjithë pjekurinë e duhur profesionale për ta ndërtuar të bukurën artistike dhe për të qenë e lakmuar nga të gjithë...


ormiraArtistja, Ormira Lulani

Piktura
                                 Pikturë nga, Ormira Lulani

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...