2013-07-06

Mos harroni Qeveritarë-Pensionet kosovare në bisht të sorrës?!!!!





....









Zvicra edhe në të ardhmen mund të vazhdojë të mos ua paguajë pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë. Këtë qëndrim e ka publikuar sot (e premte) Gjykata Federale, si instanca më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës, si një vendim parimor, bazë për këtë problematikë që po zvarritet tash 3 vite.

Siç është shkruar tashmë shumë herë, të gjithë kosovarët të cilëve u është ndarë pensioni i moshës ose i invaliditetit nga 1 prilli i vitit 2010 e tutje, atë nuk und ta shfrytëzojnë nëse kanë vendosur të jetojnë në Kosovë. Por ata kanë të drejtë që në rast të kthimit të përhershëm në Kosovë të tërheqin përnjëherë të gjitha kontributet që kane paguar për pensionet në fjalë.

Ndërprerja e pagesës së pensioneve ishte anulim njëanshëm nga ana zvicerane, i marrëveshjes për sigurime sociale në mes të Zvicrës dhe ish Jugosllavisë nga viti 1962. Si shkas kishin shërbyer dyshimet për keqpërdorime nga pensionistët kosovarë, disa raportime për kërcënime të detektivëve socialë të dërguar nga Zvicra në Kosovë dhe mungesa e sigurisë sa i përket regjistrit civil në Kosovë.

Ndërsa në vendimin e saj Gjykata Federale ka shkruar veç tjerash se “Kosova është shtet i pavarur dhe për këtë arsye marrëveshja për sigurimet sociale e vitit 1962 me Jugosllavinë bëhet e pavlefshme, transmeton albinfo.

Për këtë arsye shtetasit e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë nuk mund të bartin automatikisht edhe shtetësinë e Serbisë krahas asaj kosovare. Për këtë arsye ata, me rastin e marrjes së pensionit zviceran nuk mund të thirren në marrëveshjen për sigurime sociale Zvicër-Serbi që vazhdon të jetë e vlefshme", shprehet Gjykata Federale e Zvicrës.

Gjykata Administrative Federale e Zvicrës (një shkallë më poshtës se Gjykata Federale) bazuar në ankesat individuale të disa pensionistëve kosovarë kishte marrë vendim në favor të tyre. Kundër këtij vendimi ishte ankuar në Gjykatë Federale Zyra Federale për Sigurime Sociale . Ankesa e saj fillimisht për shkaqe procedurale, nuk qe marrë në shqyrtim.

Një sërë aktivitetesh kryesisht nga organizmat sindikalë, ë Zvicrës dhe të Kosovës janë zhvilluar lidhur me këtë problematikë gjatë tri viteve të fundit. Parlamenti i Kosovës nga ana e tij kishte miratuar një kërkesë për vazhdimin e marrëveshjes së sigurimeve sociale me Zvicrën.



SERBIA MIRATON FONDIN PËR PENSIONISTËT KOSOVARË



Serbia ka hap dyert për pensionistët kosovar që të aplikojnë për t`i marrë pensionet e tyre që nuk u janë dhënë qysh nga qershori i vitit 1999.
Dega e Fondit Pensional në Mitrovicë ka treguar se deri më tash janë bërë më shumë se 4000 shqiptarë të Kosovës që pretendojnë të marrin pensionet e tyre nga Serbia, që nuk u është paguar që nga qershori i vitit 1999.

Këtë e kanë lajmëruar mediat e Serbisë.
Në anën tjetër, sipas këtyre medieve serbe, Qeveria e Serbisë ka miratuar Planin e Veprimit për zgjidhjen e këtij problemi që të paguaj pensionet në Kosovë. Kjo është propozuar edhe nga Grupi punues i Ministrisë së Punës.

Ky plan është propozuar pasi që Gjykata Europës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mori vendim pro pensionistëve kosovar dhe gjithashtu detyroi Sebrinë t`i paguajë pensionet që i meritojnë.

Ky dokument duhet të zgjidhë çështjen e pagesës së borxheve dhe përfitimet e ardhshme për të gjithë ata të cilët kanë vendim për daljen në pension si dhe pagesat tjera që është dashur të paguhen qysh nga 9 qershori i vitit 1999.

Një menaxher nga Dega e Fondit Pensional Kombëtar në Mitrovicë – Radulle Kompirović i ka thënë agjencisë së lajmeve Tanjug, se pranimi i kërkesave mori dy muaj.
Ai ka treguar se që nga 19 prilli i këtij viti ka marrë një total prej 4.055 kërkesave për marrje të pensioneve nga kosovarët.


"Të gjithë njerëzit që kanë qenë në pension deri në qershor të vitit 1999 mund të paraqesin kërkesat e tyre për marrje të pensioneve nga Serbia”, ka deklaruar Kompirović, për Tanjug.

Foto: BlicFoto: Blic
Mbi 4,000 shqiptarë kërkojnë pensione serbe

Në filialet e Fondit Republikan të Serbisë për Sigurim dhe Pensione Invalidore, në pjesën veriore të Mitrovicës, kanë aplikuar më shumë se 4,000 shqiptarë nga Kosova për të marrë pensionet që nuk u janë paguar që nga qershori i vitit 1999, shkruan sot gazeta ‘Blic’. Sipas gazetës, vendimet e para do të duhej të përfundojnë deri nga gjysma e verës së sivjetme.


Kohë më parë, Qeveria e Serbisë ka miratuar Planin Aksional për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me pagesat e pensioneve në Kosovë, të cilin e kishe propozuar grupi punues i Ministrisë së Punës.

Plani u përpilua pas vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strasbourg, gjegjësisht pas aktvendimit të plotfuqishëm të muajit shtator 2012, i cili urdhëron shtetin serb që të përmbyllë pagesat e këtyre pensioneve.

Me dokumentin e tanishëm do të duhej të zgjidhje çështja e pagesës së pensioneve të papaguara dhe të pensioneve të ardhshme për të gjithë ata banorë të Kosovës që e gëzojnë të drejtën e marrjes së pensionit, dhe të cilëve këto pensione pushuan t’iu paguhen që nga data 9 qershor, e vitit 1999.

“Të gjithë shfrytëzuesit e pensioneve në Kosovë e Metohi deri më datën 9 qershor 1999, të cilëve u është ndalur pagesa e pensionit edhe sot mund t’i dorëzojnë kërkesat e tyre, sipas kushteve të publikuara në web-faqen e Fondit Republikan të SPI [Sigurimi Pensional Invalidor]”, deklaroi për ‘Blic’, drejtori i filialit të këtij Fondi në pjesën veriore të Mitrovicës, Radule Kompirovic.

Ai nënvizoi se, të gjitha kërkesat që janë dorëzuar do t’i drejtohen Shërbimit të Drejtoratit të Fondit, në Beograd, ku komisioni përgjegjës – i formuar nga ana e Fondit republikan- pastaj do t’i shqyrtojë këto dokumente dhe do të konstatojë se kush i plotëson kushtet për marrjen e pensioneve të mbetura, sqaron ai për gazetën.

Sipas Kompirovic, vendimet e para lidhur me kërkesat e parashtruara do të jenë të gatshme deri nga gjyma e verës.


Nga ana tjetër, sipas një deklarate që Kompirovic ia dha agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, pranimi i kërkesave ka zgjatur dy muaj, dhe i njëjti ka përfunduar më 19 prill të këtij viti. Brenda kësaj periudhe, sqaron Kompirovic, nga shqiptarët nga Kosova gjithsejtë janë pranuar 4.055 kërkesa për pagesë pensionesh, dhe ato i janë dërguar tashmë Shërbimit të Drejtoratit të Fondit Republikan të Serbisë për Sigurim dhe Pensione Invalidore.



Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve filloi të investoj në letrat me vlerë të Republikës së Kosovës. Në ankandin e rradhës së muajit Maj 2012, Fondi është njëri ndër blerësit e bonove tre-mujore të emetuara nga Republika e Kosovës.


Me qëllim të kontribuimit të mëtutjeshëm në përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend, Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve mbështet hapjen e tregut të letrave me vlerë në Kosovë dhe do të vazhdojë me blerjen e tyre edhe në të ardhmen duke dhënë kështu kontributin e vet në zhvillimin dhe zgjerimin e tregut të kapitalit. Si fond pensional, llojllojshmëria e intrusmenteve financiare është shumë e rëndësishme, por edhe siguria e tyre poashtu. Emetimi i letrave qeveritare me vlerë është një fillim i mbarë dhe shumë i mirëpritur nga Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve. Duke pasur paraysh që fondet pensionale në vendet e zhvilluara janë investitori kryesorë në tregjet e kapitlait, Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve do të vazhdojë të luaj rolin e tij në zhvillimin e mëtejmë të këtij tregu, duke rritur kështu vazhdimisht investimet në letrat me vlerë të emetuar nga Republika e Kosovës.


Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve operon në Kosovë që nga viti 2006 prej kur edhe u licencua nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për të operuar në shtyllën e tretë të sistemit pensional në Kosovë. FONDI është anëtar i Prva Group, grupacion Slloven që njihet si ndër kompanitë më të mëdha të Evropës Juglindore për sigurime pensionale si obligative ashtu edhe vullnetare. Prva Group veprimtarinë e saj e shtrin në shumë vende të Evropës Juglindore dhe në tri prej tyre operon në shtyllën e dytë (obligative). Prva Group sot ka 333,126 të siguruar rreth 393.3 milion EUR mjete nën menaxhim.

FONDI synon të jetë një faktor i rëndësishëm në sistemin financiar, në tregun pensional si dhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të tregut të kapitalit në Kosovë.

Janar 2012 - Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve arriti që falë seriozitetit në menaxhimin e mjeteve të kontribuesve, përkushtimit dhe efikasitetit në punë, edhe përkundër lëvizjeve negative dhe zhvillimeve në tregun botëror gjatë vitit të fundit, të sigurojë kthim pozitiv për klientët e tij. Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve e përfundon vitin 2011 me një kthim pozititv prej 3.93%, që do të thotë që me performancën e tij ka tejkaluar të gjitha fondet pensionale në regjion.

Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve operon në Kosovë që nga viti 2006 prej kur edhe u licencua nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për të operuar në shtyllën e tretë të sistemit pensional në Kosovë.



FONDI është anëtar i Prva Group, grupacion Slloven që njihet si ndër kompanitë më të mëdha të Evropës Juglindore për sigurime pensionale si obligative ashtu edhe vullnetare. Prva Group veprimtarinë e saj e shtrin në shumë vende të Evropës Juglindore dhe në tri prej tyre operon në shtyllën e dytë (obligative). Prva Group sot ka 321,864 të siguruar rreth 372.4 milion EUR mjete nën menaxhim dhe ka 33.05 milion EUR kapital.

Sot FONDI ka mbi 4000 klientë të cilët kursejnë për pensionin e tyre, më shumë se 100 kompani që paguajnë për punëtorët e tyre si pjesë e paketës së beneficioneve për ta dhe çdo muaj paguan pensione për klientët e tij, ku pensioni i tyre është mbi mesataren e rrogës në Kosovë.



 Për të gjithë klientët e tij, FONDI mundëson kyçjen në llogari individuale ku secili personalisht mund të përcjellë mjetet e tij të investuara si dhe të informohet në çdo kohë me vlerën e aksioneve, duke ofruar kështu përkushtim të vazhdueshëm për transparencë dhe llogaridhënie.

Zhvillimet e mëtutjeshme të tregut Kosovar dhe veçanërisht hapja e shtyllës së dytë, pra asaj obligative të pensioneve, do të kontribuonte në përmirësimin dhe avancimin e sistemit pensional, zhvillimin ekonomik të vendit, dhe në ngritjen e kapaciteteve kursyese të të gjithë individëve. Liberalizimi i tregut të pensioneve në Kosovë përveç se do të krijonte konkurrencë, e konkurrenca përmirësim shërbimesh, do të mundësonte që secili qytetar të vendoste se ku dëshiron të kursejë për pleqërinë e tij.

FONDI synon të jetë një faktor i rëndësishëm në sistemin financiar, në tregun pensional si dhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të tregut të kapitalit në Kosovë.

Ç’RËNDËSI KISHTE E KA GJITHÇKA!
Pensionistët flasin
për infarkt miokardi
e parashikojnë fundin
në stolat e parqeve publike
mes glasave të sorrave
mes gjilpërave të përgjakura…
Më ndalin në rrugë
përpara vitrinave të mbushura
xhepat e zbrazur të tyre më pyesin për orën
apo për racën e majmunit
Është tre pasdite,
gjithçka kundërmon vdekje…
E di, është e kotë të kthehem në shtëpi
të shkruaj dhjetë apo tridhjetë e pesë rreshta
Ç’rëndësi ka?!
Poeti në komisariat
ata nuk e dinë
se poeti në komisariat
është torturuar
për mëkatin e bërë:
“Fjalës i kishte dhënë shumë fuqi…”
Fjala vriste më shumë se shpata,
fjala shëronte më shumë se mjalta…
Poetit i duhej dhënë kupa e helmit
të shpejtë apo të ngadalshëm
Ç’rëndësi ka?!
Një libër tjetër
Herët në mëngjes
një vashë rregullon flokët
përpara pasqyrës
në ndërtesën përballë…
Unë mbyll librin “Guximi shqiptar”
e lë mbi tavolinë
ulem dhe hap një libër tjetër.
Intriganti dhe gazetat
Sa të mërzitshëm janë
Intriganti,”Ekspressi”, birra e Pejës
femrat, librat, pasqyrat!…
Sa e mërzitshme
është të ulesh e të presësh vdekjen
ndërkohë njerëzia kurvëron,
ha, punon apo bën plazh në det
nën diellin e pistë të kotësisë
dhe nuk e di a do të ndodh gjë,
po nëse ndodh
ç’rëndësi ka?!
Ishte dhembja para dy vjetësh
Poeti Iljaz Prokshi thoshte,
në një poemë
se nuk do të ndalonte së ndjeri
dhimbjen e pritjes së një gruaje,
sepse e vetmja gjë
që do t’i mbetej prej saj,
ishte dhimbja,
Ishte kohë tjetër.
Iljazi, është i vdekur
edhe dashuria e tij po ashtu
edhe ne do të jemi një ditë…
Jeta qenka një përpëlitje
mes të hapjes e mbylljes së syve.
Iljazi gjithmonë donte të rrinte,
po nuk e kishte mundësinë
se i frikësohej vetmisë
kur të varet me puthje në buzë…
Ç’rëndësi kishte e ka gjithçka
kur jetën e plagos çdo gjë?!

Flori Briuqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...