2013-07-02

Galaktika Poetike "ATUNIS" Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i qënësisë tonë qytetërim!

Flori Bruqi një pikë loti që në Olimp lind!




                      DHURATA NGA PRISHTINA
         Tani mbi tavolinën time të vogël kam një dhuratë të madhe. Shpesh fjala “dhuratë” kuptohet si vlerë materiale,   pas së cilës ne shqiptarët jemi të dhënë me mish e shpirt. Vlera materiale nuk ka as zemër, as shpirt dhe as konvertim njerëzor. Megjithëse, për dhuratën ka një mijë e një fjalë edhe unë bashkohem me të tjerët që të mos fshihet nga dialogu reciprocitetet.
        Po unë në këtë rast e kam fjalën për një dhuratë tjetër, të veçantë që më erdhi nga Prishtina. “Zëri im Prishtinë” kishte mbrritur tani në kryeqytetin e lirë, në adresën e një fisniku në ballin e derës ku lexohet Flori Bruqi. E ai me solli dhuratën më të këndeshme të vitit 2012, dy librat që mbajnë firmën e tij “Olimpi Shqiptar” dhe “Nëse kam ditur të guxoi”
flori
              Flori Bruqi
 Gjithë mozaiku i krijimtarisë së tij eshte një akademi elitare në themelin e krejt amfiteatrit letrar dhe historik të olimpit shqiptar. Kësaj dhurate iu bashkangjit edhe një urim me rastin e festës së Pashkëve.
     Këtë muaj marsi i shkrova Florit ende pa shkrirë dëbora: “ Me shëndet festën e Pashkëve. Qofshin të bardha ditët për Ju familjen dhe nje rilindje për Kosovën. Po ashtu si një shenj i dallur dhe i veçantë i krijimtarisë tuj në Enciklopedinë shqiptare!”  E ai pa vonesë ma ktheu: “…Ç’ do festë fetare është  kambanë zgjimi për bashkimin tonë kombëtar nëpërmjet artit dhe kulturës!”
f 2
 Duke lexuar këtë urimin e Florit, i cili kurrë nuk vonon dhe kurrë nuk paragjykon më bën të mendoj se gjumin më të rëndë dhe zgjimin më të vontë e bëjnë akademikët tane. Ata më së shumti i ngjajne murgjërve të pergamenteve që janë mësuar me dhomat e errëta. Po Flori Bruqi ka zgjedhur një rrugë tjetër. Ta pastrojë fytyrën e gurëve të harruar nga myku i mohimit. Të ia kthejë tiparet fisnike olimpit shqiptar. Të ia kthejë lavdinë e vjedhur duke u ndalur në çdo hap, në çdo frëngji, në çdo shesh gladiatorësh, në çdo poltron sundimtari e perandori. Madje me një sy te veçante shikon edhe njerëzit që luajnë kumar me vlerat. Ai nuk ka bërë as më shumë dhe as më pak, por ate që nuk e ka bërë askush në  këtë gjysëm shekulli të fundit: Ti kthejë zërin e  kthjelltë  Olimpit Shqiptar.
Flori Bruqi, si argjendar i kualifikuar i penës dhe i fjalës po i lidh zërat e vjetër me zërat e rinj, duke themeluar për të parën herë Orkestrën kombëtare të Olimpit shqiptar.  Ai vetë si dirigjent dhe si violinë e parë  shkon zbathur, për ti ndeshur me mirë shputat me dheun e vet në unison me orën e mirë të kombit tonë dhe ky është guximi, të cilin mund ta lexojmë në pllakën e vendosur në hyrje të kodikëve të olompit tonë. S’ka dhuratë më të bukur në fytyrën e gurit të latuar me daltën e tij dhe të mendimit shqip dhe pa mëdyshje mund të themi bashkë me një zë se Flori Bruqi është një fenomen enciklopedik, i cili jo vetëm ka krijuar sfondin dhe këndin, por ai na jep edhe këndin e olimpit, të cilin për çudi nuk e mban sekret.
f6
Ai dhuron për të  gjithë shporta me bekime dhe ashtu si amerikanët nuk punon duke pritur kthimin e tyre.
TE LËVIZESH GURËT E RËNDË PËR T’IU DHËNË RËNDESINË
          Flori Bruqi është një nga miqtë e mirë të miqeve të fjalës së lirë dhe besnik i qëndron kurajos civile dhe qytetare. Ai bashkëbisedon me njerëzit në menyrën më të shpejtë. Gjatë këtyre viteve që bashkëpunoi me revistën e tij “Floripress” nuk e pashë njëherë që ti kërkoje ndihmë justifikimit. Ko fjalë mbart mikrobe anti-njerëzore, ndaj ai e ka braktisur nga kulla e genit të tij dhe nga brazdat e arës së florinjtë.
      Ai është një urim i fjalës lashtë dhe një bekim i fjalës së re. Një mekanizëm i çuditshëm që i lëviz gurët e rëndë, të kohrave për t’iu dhënë rëndësinë e duhur. Një medalje e artë që ai ia kthen historisë në pavionin e munguar. Flori me sa e kuptoj unë është një pikë loti që lind lirinë, një dhimbje poetike për çdo martir, një lis i fisit të kombit që kujdeset për rrënjët e tokës së vet. Nuk është pak të kujdesesh për rrënjët se aty e ngrenë çerdhen krimbat e armikut.
         
       Nuk e kam vënë re Florin të turfullojë nëpër mikrofona e tribuna karrikesh dhe të thotë se kjo është  prona ime e lavdit, por në këtë muzeum veprash janë në të gjithe princat e fjalës, janë kumbarët e pajtimit, janë ata që shkuan, janë heronjtë e lirisë, janë dhe ata që në duar mbajnë hostenin, për ti qëlluar ciklopët mohues në syrin e verbërisë.
Mbi të gjithë këta kodikë të letërisë dhe kulturës që kanë brenda palcën dhe mjaltin e identitetit shqiptar ka edhe një mistike të shpirtit të Flori Bruqit që i thërret personazhet në darkën e universit të mendimit, për të vazhduar misionin e pavdeksisë së fjalës shqipe. Për ta bërë këtë ai ka zgjedhur tryezën e gurtë të Olimpit Shqiptar. S’ka më bukur dhe me pastër!
       Flori nuk e ka resektin për njerëzit formal, sikur njerit ti ndezës një cigare në kalim apo si një përshëndetje ditore rutinore. Ky autor që të mahnit me sjelljet e tij prej qytetari e prej oborrtari sarajash kosovare është ndoshta i vetmi që i ka nderuar aq shume krijuesit shqiptar, këtë gjerdan brezash të lidhur me gojtana vargjesh, duke ua nxjerrë në dritë veprën e tyre në shërbim te shoqërisë. Ky det i madh i zhytur i thesareve vjen e del në suprinë me spirancen e kapitenit të parë Flori Bruqi dhe anija e ngarkuar me botën e mistershme që përmban xhevahire, lundron drejt bregut, për tu ankoruan në limanin e olimpit të vet. Në këtë konteks figurativ, por edhe realist Flori Bruqi shfaqet si nje Robinson Kryzo që duhet “shtrydhur” të flasë akoma për historitë dhe sakrificat që e lartësuan shqiptarin në shtegtimin e bukës si një dëshmitar i zërit të veçantë të kombit të tij.
Flori Bruqi i vret ankthet, për tu dhënë jetë ëndrrave plot prille. Ai është një sy vështrimi mbi strehë të bregut, duke u ngritur mbi pikën më të lartë të olimpit, të mësojë se ç’fare fshihet mes zotave. Dhe zbret përsëri bregut me durim e pasion të madh në shpirt, të cilit i jep guximin dhe forcën e e gjunjëve, për të mbledhur margaritarët e hedhur. Ky njeri ka gjithmonë një temë në mendje, siç e ka bujku farën në trastën e mbjelljeve, ai ka një mesazh në zemër, siç ka bilbili këngën e pranverës, ai ka një shpërthim në letrën e bardhë, siç e ka sythi nën lëkurë të lëngut të trungut. Ai është punëtor pa bujë, siç është bleta në hoje nektari.
      E fjala shqipe duhet të ketë më shumë mjeshtra popullor të fjalës dhe ekselence elitare, që spikasin në gjeometrinë e syrit të Flori Bruqit, i cili vallon gjurmët e hartës ilirike.
f3
             NE QYTETIN PA REKLAMA
      Kur dëgjojmë fjalën “Olimp” i gjithë përfytyrimi ynë ndesh mbi muret e lartë, mbi kollona të lashta, ku kalojnë princa me shpata, mbi kulla vrojtimi, ku zjarri i lëshon flakë zjarrit të malit përballë, mbi dritare që varen legjenda e mirë si vela të shqyera nga furtunat e kohës, dhe ai ndalet në dhomat e torturave të burgut ne kala…
 Me etjen e mendimit tim u mundova të çapis pakës në “Olimpin Shqiptar”të Flori Bruqit, për të përjetuar sado pak këtë magji të vlerave njerëzore, në fakt në atë vend ku realisht u takon burrave të kombit. Në ecjen time kishte shumë njerëz dëshmitarë. Të parin “takova” Naim Kelmendin, i cili më pyeti:
      “Kah po shkon o mërgimtar?!
       “Të marr vesh pak për Olimpin Shqiptar?!”
       “Kalo djathtas dhe ngjitu në atë kodër. Aty është një tabelë e madhe e shkruar nga qielli. Dera është  hapur dhe s’ke nevoje të trokasësh. Flori Bruqi të pret. Ai me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali i ka vënë shenjën më pikante mendimit shqiptar dhe analizës letrare!”
triumfi
E hedh vështrimin dhe kureshtjen time mbi këtë qytet pa reklama, që të lën pa gjumë. Mijra mrekulli të një bote që flet herë me zë të fortë e herë me zë të brishtë. Pak me tutje “takoj” një mergimtar shqiptar me emrin Eshref Ymeri, që kishte udhëtuar nga Santa Barbara e Kalifornisë, i cili me përshëndet në gjuhën angleze, si për të më ngacmuar kujtesën, kur në Detroit shkëmbyem disa fjalë për letërsinë…E ai më thote:
       “…Me një çiltërsi befasuese Flori Bruqi krijon me vargjet e veta një botë psikologjike e intelektuale të njeriut në të përpjetat dhe tatëpjetat e jetës së përditshme. Ai nuk e shikon jetën si fushë me ngjyre trëndafili!”
      “-Po ai trëndafil dhe zambak e ka fjalën!”- ia ktheva, duke  rrufitur një kafe malli
      “ -Ngjyra e trëndafilit është ngjyra e romantikës dhe e optimizmit, por Flori Bruqi në lirikën e tij ka si synim të ia heqë jetës njerëzore petkun e së keqes që e shëmton. Përgatitja e tij erudite, analizat shumë përmasore, formimi i tij nacionalist e radhisin këtë autor në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar…!”
    Fryma e Olimpit më mbush që të mos ndalem. Ec dhe mendoj nga të gjitha drejtimet, sepse ne çdo stacion që ndaloi ka një të veçantë që të tërheq. Krijimtaria e sotme ka më tepër tonë lavdi se mesazhe artistike dhe analizë letrare. Ne ishim mësuar në monizëm të dëgjonin vetëm sirenën e partisë dhe treni ideologjik na e hidhte mazutin e zi fytyrës sa të gjithë ishim të zinj. Kritika në letërsi e në art i ngjan një dige të shpartalluar që  ka marrë përpara me lumin e baltës edhe gjeneratoret e drites. Librat po shkruhen me pare dhe per pare me vjedhje te tmerrshme. Veprat artistike jane te pakta. Karroca e ndryshkur e politikës e ka zvetnuar shpirtin e kulturës të popullit dhe të intelektualit.
   Flori Bruqi vozit me rremat e krahëve të tij. Ai ka nje busull në frymezimet e ngjarjeve me kulmore të kombit tonë, me një shenjtëri mbrenda qënies shqiptare.
      “…Vete modestia që buron nga cikloni letrar i shkrimtarit Flori Bruqi është pjesë e fletëve në 30 libra. Një modesti që nuk tejkalohet dhe as para prezantohet. Libri i Flori Bruqit synon të paraqesë një dritare në këtë valëzim mjegullor që ndeshet edhe në ditët me diell!”- shkruan shkrimtari Fatmir Terziu.
      Si përfundim i këtij udhëtimi të shkurtër në Olimpin Shqiptar mund te them se Flori Bruqi me veprën e tij madhore nuk është plagjaturë servile e politikave dhe kukullave të fryra mbi karrike pushteti,  por ai shëron si misionar tokën e djegur të kombit të tij ashtu si Nana Terezë që shëroi plagët e të varfërve të botës nëpërmjet shpirtit të humanizmit. Guximi, nderimi dhe talenti janë bërë një në fuqinë mendore të Flori Bruqit dhe ai është një arkitekt i ngritjes së qytetit të kulturës kombëtare shqiptare.
   
Zef Pergega


Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...