(E plotësuar)Pas artikullit të botuar në gazetën “Zëri” me titull “Nëna që lutet të vdes para mëngjesit”, të botuar më 14.07.2013, familja Veliu nga Prekazi i Skenderajt, e cila jetonte në një shtëpi të improvizuar me kulm nga llamarina, i padobishëm të ndalte shiun e borën që të mos depërtonte brenda në dhomën e vetme, me dysheme nga dërrasa të kalbura, mure të vjetruara, gjësende të huazuara dhe të pamjaftueshme..., do të ketë shtëpi të re. Pas disa vitesh jetese në kushte çnjerëzore, çiftit Hetem dhe Lumnie Veliu dhe dy fëmijëve të tyre, të martën iu është konfirmuar nga Fondacioni “Besa” me seli në Munih se do të jetojnë në një shtëpi të re.
Shtëpia, do t’iu ndërtohet në oborrin e tyre në lagjen Nezaj në Prekaz duke filluar nga gjysma e muajit gusht me mjete financiare të këtij fondacioni, kurse punimet do të kryhen nga kompania “Bavaria” me seli në Ferizaj, e cila do të jetë dhe partner donatorë. Por, ky lajm për familjen Veliu ka qenë gati i pabesueshëm. Të pashpresë se do të kenë shtëpi të re pas disa kërkesave që kanë bërë për ndihmë në komunën e Skenderajt, ata janë bindur kur udhëheqës të këtij fondacioni kanë zyrtarizuar në oborrin e tyre përkrahjen për ndërtimin e shtëpisë.
“E gëzofshi shtëpinë”, ka uruar Anton Krasniqi, kryetar i fondacionit “Besa” në drejtim të Hetem Veliut, kryefamiljarit, duke ia konfirmuar kështu qëndrimin se pas verifikimit të gjendjes së shtëpisë ky fondacion do ta ndërtojë shtëpinë deri në inventarizimin e saj. Ndërsa, Veliu ka falënderuar Fondacionin “Besa” dhe kompaninë “Bavaria” për mbështetjen humanitare që t’i ndërtohet shtëpia. Ai tha se pas botimit të artikullit në “Zëri” është ndihmuar dhe me ushqime dhe disa të holla nga qytetarë të ndryshëm nga Prishtina, Malisheva, Mitrovica, Podujeva...”Unë lus Zotin që këtyre donatorëve , fondacionit “Besa” dhe kompanisë “ Bavaria” t’iu ndihmojë, dhe familjeve të tyre.
Këtë që po bëjnë këta nuk e kemi parë as ëndërr”, tha ai. Bashkëshortja e tij Lumnia tha se kjo ndihmë do t’iu shpëtojë jetën duke bërë të ditur se para tri ditësh kishte dal jashtë shtëpisë me fëmijët për shkak të defekteve me energji elektrike të cilat në shtëpinë gati të rrëzuar kanë filluar të paraqesin ambient të pasigurt për familjen. Kryetari i fondacionit “Besa” Anton Krasniqi nga Munihu dhe ai i kompanisë “Bavaria” Blerim Hyseni, kanë theksuar se kjo familje do të ketë çelësat e shtëpisë në dorë jo më larg se muajin nëntor. Ata kanë vizituar të martën këtë familje duke zyrtarizuar ndihmën e tyre për ndërtimin e shtëpisë që do të kap vlerën e 25 mijë eurove në total.
“Pas leximit të artikullit në gazetën “Zëri”për këtë familje ne vendosëm që ta përkrahim me ndërtimin e shtëpisë”, ka theksuar Krasniqi, duke bërë të ditur se është kontraktuar kompania që do të kryejë punimet. “Kompania “Bavaria” do të bëjë ndërtimin e shtëpisë si dhe do të participojë po ashtu me mjete shtesë”. Ai ka bërë të ditur se fondacioni “Besa” është një shoqatë e themeluar në Munih në vitin 2010 me qëllim që t’iu ndihmohet materialisht familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe shëndetësore në Kosovë.
Prej vitit 2011, kur ka nisur së zbatuari misionin e saj, e deri tash ky fondacion ka në përbërje të vet 40 anëtarë, të cilët Krasniqi tha se janë pjesëtarë të diasporës shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Gjermani sikurse individ ashtu dhe afaristë. Fondacioni “Besa” ka ndihmuar mbi 20 fëmijë që kanë kërkuar shërim, e që familjet e tyre nuk kanë pasur mundësi materiale t’i plotësojnë këto kërkesa. Secili prej anëtarëve të fondacionit, ai tha se ndan nga përfitimet e veta mjete financiare të cilat derdhen në xhirollogarinë e fondacionit për t’u ndihmuar rastet kur ka nevojë.
Krasniqi tha se në këtë ndihmë materiale për ndërtimin e shtëpisë familjes Veliu bënë pjesë dhe kompania gjermane “Wegu-Systembaustoffe” nga Munihu që merret me material ndërtimor, në të cilën kompani Krasniqi punon dhe nga menaxhmenti i kompanisë i është deklaruar se çdo shtëpi që do të ndërtohet në Kosovë për familje skamnore, kompania “Wegu-Systembaustoffe” do të participojë me nga 2 mijë euro.
Blerim Hyseni nga kompania “Bavaria” tha se shtëpia do të nis së ndërtuari më 13-14 gusht për të përfunduar pas dy muaj e gjysmë. Hyseni tha se deri tash nga “Bavaria” me partner janë ndërtuar tri shtëpi për rastet me gjendje të rëndë ekonomike, dhe se plani për ndërtimin e këtyre shtëpive, i cili do të jetë në dispozicion edhe për familjen Veliu përfshinë një hapësirë prej 90 metër katror, që përbëhet nga dy dhoma gjumi, sallon, kuzhinë dhe dhomë tualeti.
Aktivistja e të drejtave të njeriut dhe drejtoresha ekzekutive e OJQ-së, Qendra e Gruas “Prehja” në Skenderaj, Ajnishahe Halimi ka thënë se përkrahja e fondacionit “Besa” duhet të merret shembull për të gjithë individët që kanë mundësi materiale, shoqatat, institucionet…që të përkrahen këto familje, numri i të cilave që kanë nevojë për ndihmë jo vetëm në Skenderaj, por edhe në gjithë Kosovën nuk është i vogël.
“Ata rrezikohen urie, nuk kanë medikamente të mjaftueshme, shtëpi me kushte njerëzore iu mungojnë...prandaj, të gjithë që kanë mundësi duhet të përkrahin këto familje, pasi gjendja në të cilat jetojnë ato është tejet e rëndë gati e pakapshme për mendjen njerëzore se një njeri mund të jeton në kushte të tilla”. Familja Veliu jeton nga ndihma sociale prej 65 eurove, të cilët ndahen për ushqim dhe medikamente që i duhen Lumnijes për trajtim mjekësor, e operuar kohë më parë nga kancer i gjirit.