2013-07-28

Ja si na kanë copëtuar



Për të njohur më mirë të vërtetën e copëtimit të trojeve shqiptare gjatë 100 vjetëve, do të sjellë materiale dhe fakte shumica prej të cilave të panjohura deri më sot.
E ashtuquajtura Mbledhje e Londrës:
1-Njohësi dhe studiuesi më i mirë i saj, profesor Arben Puto, shprehet se: Është për tu theksuar që Konferenca gjatë zhvillimit të punimeve të saj nuk mbajti procesverbale, çka do të thotë se nuk kanë mbetur raporte të rregullta zyrtare mbi punimet e Konferencës. Megjithatë u bë praktikë që ambasadori francez Pol Kambon, të hartonte në gjuhën frënge përmbledhjen koncize të diskutimeve të seancave më të rëndësishme dhe ato tu dërgoheshin për njoftim kancelerive. (Arben Puto, Shqipëria Politike, faqe 55)
2-Mbledhja e ambasadorëve të 6 fuqive të mëdha në Londër nuk u thirr për të diskutuar lidhur me kombin shqiptar, por për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis 4 fuqive ndërluftuese ballkanike, Serbisëe, Greqisë, Malit te Zi, Serbisë dhe Turqisë, pas Luftës së Dytë ballkanike. Një nga pjesëmarrësit e kësaj mbledhje, ambasadori francez Pol Kambon e pohon një gjë të tillë. Ai shprehet se:
Pas nënshkrimit të paqes midis Turqisë dhe Italisë, maerja e vendimeve që do tu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqisë ju besua trupit diplomatik në Londër. Ai kishte për detyrë hartimin e marrëveshjeve midis shteteve të ndryshme ndërluftuese të Ballkanit. Mbledhja e Londrës u hap në 16 dhjetor 1912. (Pol Kambon, Corespodenca, faqe 31, botimet Grasset, viti 1946)
Pra e ashtuquajtura Konferencë e Londrës, u mblodh 18 ditë pasi ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë Natyrale nga Ismail Qemali. Në datën 29 nëntor 1912, ministritë e jashtme të 6 fuqive të mëdha u njohën me Aktin Juridik të shpalljes së Pavarësisë.
3-Në këto takime që zgjaten 6 muaj, territoret shqiptare u përdorën për të qetësuar dhe kënaqur palët ndërluftuese që ishin fqinjët e Shqipërisë. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë. Ai pohon në Kujtimet e tij se:.... Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plaçkës së luftës..... (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246).
Peër të kënaqur Greqinë, krahina shqiptare e Çamërisë ju aneksua asaj, megjithëse shumica dërrmuese e popullsisë ishte shqiptare. Sipas Memorandumit të qeverisë shqiptare të Vlorës në vitin 1913, në Çamëri jetonin 75 mijë shqiptarë nga të cilët 18 mijë shqiptarë të greqizuar, të cilët ishin vendosur në kazanë e Reshadijes (Igumenicës), 16 mijë shqiptarë në kazanë e Margëlliçit, 25 mijë shqiptarë, në kazanë e Filatit 20 mijë shqiptarë, në kazanë e Paramithisë 13 mijë shqiptarë……
Në kazanë e Luros 100 për qind shqiptarë…..(Memorandum i qeverisë së Vlorës, drejtuar Konferencës së Londrës, firmosur nga Mehmet Konica, Rashih Dino dhe Filip Noga).
Për të kënaqur Serbinë, krahina shqiptare e Kosovës me mbi 90 për qind popullsi shqiptare ju dha Serbisë. Vetë Grey e pohon një gjë të tillë duke folur me përbuzje për trojet shqiptare. Në Kujtimet e tij ai pranon se ....ne nuk mund të bënim luftë për disa fshatra si Gjakova....(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 249). Ndërkaq, territori që ju dha Sëerbisë përbënte 19 mijë kilometra katrore troje shqiptare. Ndërsa, trojet shqiptare nga Plava deri në Ulqin ju dhanë Malit të Zi.
4-Përgjatë një shekulli, bashkësia ndërkombëtare ka mashtruar opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar duke e justifikuar copëtimin e trojeve shqiptare, me gjoja ruajtjen e paqes europiane.
Këtë e thotë Grey në fillim të vitit 1914. Ja pohimi i tij: …. Marrëveshja ndërmjet fuqive lidhur me kufijtë veriore të Shqipërisë u arrit pas një përpjekje diplomatike të gjatë dhe të vështirë. U vendos që bregdeti dhe Shkodra ti mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra dhe pas shume bisedimesh, Gjakova të lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje lë një pjesë të madhe territori për tu ndare midis Serbisë dhe Malit të Zi si fryt i fitores së tyre…Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje do të jap shkas në shume pika për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin...Por ne e bëmë këtë për të ruajtur paqen europiane..(Fjalimi i Greyt në Dhomën e Komunëve, shkurt 1914).
Por, në Kujtimet e tij të botuara në vitin 1927, vetë Grey shprehet se kishte mashtruar, lidhur me atë që kishte pohuar në Dhomën e Komunëve. Ja pohimi i tij në Kujtimet e botuara: ...lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e çështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Çështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipëria, ku dominimi turk u thye pas luftës....(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 246).
5-Pjesëmarrësit e asaj që u konsiderua padrejtësisht Konferencë, pranojnë me pohimet e tyre, se ata nuk morën asnjë vendim. Takimi midis tyre, të ngjan më shumë me një Kazino Politike, në Tavolinën e së cilës ishin trojet shqiptare. Cilat janë Pohimet:
- Grey: …Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë, e megjithatë ne kishim bërë një punë të dobishme: ne kishim qenë mjeti i mbajtjes së gjashtë fuqive të mëdha në kontakt direkt dhe miqësor….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253)
-Pol Kambon, ish pjesëmarrës në mbledhjen e Londrës… Ballkaniket tanë ikën, por mbetën pa u zgjidhur problemet më të rënda, kufijtë e Shqipërisë dhe ishujt e Detit Egje (Pol Kambon, Korespodenca, faqe 51, botimet Grasset viti 1946).

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...