2013-07-29

Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut deri më 1443



Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fëmija i parafundit në familjen me shumë fëmijë të Gjonit e të Vojsavës. Këta kishin katër djem (Stanishën, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vlajkën e Mamicën).

Dërgimin e Gjergjit të vogël në oborrin osman rreth moshës nëntëvjeçare, e dëshmojnë, pavarësisht nga njëri-tjetri, burime historike bashkëkohore ose pak më të vona, vendase e të huaja. Këtë e pohojnë autorët e vjetër shqiptarë, veprat e të cilëve shërbejnë si burime më të rëndësishme për njohjen e historisë së Shqipërisë të shek. XV, si Marin Barleci, Marin Beçikemi, Gjon Muzaka, Dhimitër Frëngu. Edhe në jetëshkrimin më të hershëm për Gjergj Kastriotin, të hartuar rreth viteve 1481-1482 prej Martin Segonit, tregohet se ai u dërgua i vogël peng, u rrit dhe u edukua pranë oborrit të sulltanit. Të njëjtën gjë njoftojnë edhe kronistë e historianë të huaj, bashkëkohës me Skënderbeun, si italianët F. Filelfo, I. Potani, R. Volaterani, bizantini L. Halkokondili, shumica e autorëve osmanë të shek. XV e XVI: Ashik pasha Zade, Tursuni, I. Bitlisi etj.

Emri i Gjergj Kastriotit për herë të parë përmendet në Shqipëri bashkë me ata të vëllezërve të tij në dokumente të vitit 1426 për çështje pronësie. Në këtë kohë Skënderbeu kishte mbaruar shkollën e iç-ogllanëve dhe ishte në Shqipëri si spahi, më pas u bë subash i Krujës dhe qëndroi në këtë post zyrtarisht deri në fund të vitit 1438, kur në zeametin përkatës është shënuar se i rijepej Zaganoz Beut.

Nëpër dokumente të gjysmës së dytë të viteve 30 dhe fillimit të viteve 40 përmenden në viset shqiptare spahinj të vrarë, spahinj që, për të shpëtuar kokën, kishin braktisur timaret etj. Qëndresa e përhershme kundër pushtuesve osmanë dhe rrethanat e favorshme ndërkombëtare që u krijuan në fund të viteve 30 e në fillim të viteve 40 të shek. XV nxitën disa nga fisnikët shqiptarë të ngriheshin në luftë kundër pushtuesve të huaj.
Gjergj Arianiti forcoi lidhjet me vendet e tjera, duke dërguar përfaqësuesit e vet në Romë e në Bosnjë. Në gusht të vitit 1443 ai siguroi qytetarinë e Raguzës, që të strehohej familjarisht në atë qytet po qe se do thyhej prej trupave osmane.

Në shtator të vitit 1443 Gjergj Arianiti sulmoi forcat osmane në lindje të zotërimeve të tij dhe i dëboi pushtuesit nga shumë krahina të Shqipërisë Qendrore. Fitoret e tij ndikuan në jetën politike të Shqipërisë dhe patën jehonë edhe në vendet e tjera. Vetë ai vazhdonte përgatitjet për vijimin e luftës kundër osmanëve. Më 21 tetor përfaqësuesit e tij, sipas porosisë që kishin bërë në Raguzë, morën këtu flamurin e Arianitëve, që t'u printe luftëtarëve të tij në betejat e ardhshme. Në fund të muajit nëntor Gjergj Arianiti i kërkoi Raguzës t'i shiste bombarda, armë këto që i duheshin për çlirimin e kështjellave.

Lufta çlirimtare u përhap edhe në trevat e Shqipërisë së Poshtme. Gjin Zenebishi, i biri i Depës, u kthye nga mërgimi duke zbarkuar në bregdetin shqiptar pranë Butrintit. Me ushtrinë që organizohej këtu marshoi nëpër rrethinat e Gjirokastrës në drejtim të Kosturit, ku forcat e tij u sulmuan në befasi dhe u shpartalluan nga një ushtri osmane dhe vetë Gjini mbeti i vrarë.
Në fund të vitit 1443 lufta çlirimtare e shqiptarëve mori hov të mëtejshëm nga zhvillimi i ngjarjeve në Ballkan.

Në betejën e Nishit, të 3 nëntorit 1443, ndodhej edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, që kishte detyrën e funksionarit të lartë osman, atë të sanxhakbeut të Nikopolit. Shpartallimin e forcave osmane në betejën e 3 nëntorit 1443 dhe vazhdimin e marshimit të trupave të J. Huniadit në drejtim të Bullgarisë, Skënderbeu e gjykoi si çastin më të përshtatshëm për çlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkatdhetarë pjesëmarrës në betejën e Nishit, dhe i shoqëruar nga i nipi Hamza Kastrioti, Skënderbeu mori rrugën në drejtim të atdheut.

Në fillim Skënderbeu hartoi planin për ringritjen e shtetit të Kastriotëve, që, siç është shprehur në fillim të vitit 1445, formohej nga dy pjesë të mëdha "nga Dibra dhe Mati", që i ndante lumi Drin.

Pasi mori në dorëzim Krujën, Skënderbeu futi natën në kështjellë bashkëluftëtarët e fshehur në rrethinat e saj dhe, në bashkëpunim me krutanët, paralizoi garnizonin osman. Ai i la të lirë ushtarët osmanë që të largoheshin nga Shqipëria, duke përfshirë edhe dizdarin e kështjellës, Ballabanin, i cili pas dy dhjetëvjeçarësh do të vihej në krye të trupave osmane për të rimarrë Krujën.

Kur zbardhi dita, më 28 nëntor të vitit 1443, krutanët i kishte pushtuar një gëzim i papërmbajtur dhe, siç shprehet Barleci, "të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë". Në prani të gjithë krutanëve mbi muret e kështjellës së Krujës u ngrit flamuri i lirisë, ai i Kastriotëve. Me këtë rast, sipas Marin Barlecit, Skënderbeu u mbajti banorëve të Krujës një fjalim të zjarrtë e plot patos patriotik. Duke vlerësuar lart gatishmërinë e madhe të shqiptarëve për të luftuar, sipas M. Barlecit, Skënderbeu iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: "Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja".

Forcat e Skënderbeut pa humbur kohë nisën sulmet për çlirimin e një vargu kështjellash të tjera në afërsi të Krujës. Së pari morën Petrelën dhe pas saj iu drejtuan dy kështellave në lindje të Krujës, Gurit të Bardhë dhe Stelushit, të cilat kontrollonin rrugët tregtare që lidhnin viset bregdetare me ato lindore. Luftëtarët e Skënderbeut ndërkohë kaluan në Dibrën e Sipërme, ku në bashkëveprim me trupat e Gjergj Arianitit e të Zahari Gropës çliruan qytetin e Ohrit dhe kështjellën e Sopotnicës (Sfetigradit), të ngritur në veriperëndim të Manastirit dhe që kishte një pozicion shumë strategjik për kontrollin e rrugëve që lidhnin Përlepin e Manastrin me rajonet në perëndim të tyre. Bashkë me Ohrin dhe Sopotnicën në duart e shqiptarëve ranë edhe Struga, Kërçova, si dhe kështjella më të vogla që kontrollonin rrugët tregtare në hapësirat e Dibrës së Sipërme. Gjithashtu Skënderbeu në jug të Shkupit mori për herë të parë në zotërim të Kastriotëve rajonin malor të Mokrës (malet Jakupice). Ai vuri nën kontroll rrugën e rëndësishme Shkup-Kërçovë, traseja e së cilës kalonte përgjatë luginës së lumit Treska.

Po kështu vepruan fisnikët shqiptarë në viset e tjera të vendit. Në Shqipërinë e Epërme kështjellën e Jeliçës (Jenipazarit-Pazarit të Ri) dhe atë të Zveçanit duhet t’i kenë marrë Spanët, kurse rajonin e Pejës Dukagjinët. Edhe Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi) nuk qëndroi duarkryq. Më parë me ndihmën e vjehrrit të tij, Gjon Kastriotit, dhe tani me përkrahjen e Skënderbeut, Stefani u fuqizua, zgjeroi kufijtë e zotërimeve të tij dhe si kryeqendër të tyre bëri Zhabiakun.

Në jug të vendit viset e çliruara arritën deri në brigjet e lumenjve Devoll e Seman. Revolta e përgjithshme antiosmane u shtri edhe në Shqipërinë e Poshtme. “Turqit, - shkruante në dhjetor të vitit 1443 bajli venecian i Korfuzit, - i ka pushtuar një tmerr i madh dhe me nxitim ata të Vlorës, të Janinës dhe të Gjirokastrës po përpiqen të fortifikohen".
Ai gjendej në qendër të viseve të lira, shtrihej në vijën detare Lezhë-Durrës dhe arrinte në lindje deri në afërsi të Shkupit. Në veri të shtetit të Kastriotëve shtriheshin zotërimet e Dukagjinëve, të Zahariajve, të Spanëve, të Dushmanëve, të Gjurashëve etj. Në gjirin e tyre përfshihej Rrafshi i Dukagjinit e Drenica, krahinat e Plavës e të Gucisë, të Jeliçës (Sanxhakut), të Gentës (Zeta) etj.

Në jug të Kastriotëve ishin zotërimet e katër familjeve të rëndësishme: të Arianitëve, të Topiajve, të Gropajve dhe të Muzakajve, që ishin kufitare me viset e pushtuara prej osmanëve, prandaj mbi to do të binte edhe pesha kryesore e luftës kundër pushtuesve osmanë. Zotërimet e tyre arrinin në jug deri te lumenjtë Devoll dhe Seman, kurse në lindje shtriheshin deri në afërsi të Manastirit.

Kuvendi i fisnikëve shqiptarë u mbajt më 2 mars 1444 në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë. Në të morën pjesë udhëheqës të kryengritjeve të mëparshme antiosmane, si dhe pjesëtarë të tjerë të aristokracisë shqiptare. Midis tyre ishin: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia (bashkë me dy djemtë, Kominin e Muzakën dhe të nipin Tanushin), Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë, Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon), Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje), Zahari Gropa, Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin e fisnikë të tjerë fqinjë me ta, Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi bashkë me bijtë e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.

Kuvendi vendosi që bashkimi i shqiptarëve të bëhej në formën e një besëlidhjeje politike ndërmjet drejtuesve të zotërimeve të lira dhe fisnikëve të tjerë të vendit, që u njoh me emrin Besëlidhja Shqiptare e Lezhës. Ajo ishte një aleancë politike e ushtarake. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu, kurse si institucioni më i lartë vendimmarrës u bë Kuvendi i anëtarëve të Besëlidhjes, i cili do të mblidhej herë pas here për çështje të rëndësishme. Nëpërmjet Kuvendit realizohej dhe shprehej bashkimi i shqiptarëve.
Kryengritja fitimtare e vitit 1443 dhe Kuvendi i Përgjithshëm Shqiptar i 2 marsit 1444 shënuan një kthesë vendimtare në luftën kundër pushtimit të huaj osman dhe hapën rrugën e zhvilimit të vrullshëm të procesit të bashkimit politik dhe shpirtëror të banorëve të krahinave të ndryshme shqiptare.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu doli në krye të jetës politike e ushtarake të vendit jo rastësisht. Për këtë ndikuan: roli i veçantë i tij në organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1443, pozita gjeografike e shtetit të Kastriotëve (që ishte në qendër të viseve të lira dhe nëpër të kalonin rrugët më të rëndësishme që lidhnin krahinat veriore me jugoret dhe lindoret me perëndimoret), zotërimi prej tij i Krujës, kështjellës me pozicionin gjeografik më të përshtatshëm për administrimin e të gjitha viseve të çliruara, dhe për të hyrë në kontakte të shpejta me shtetet e huaja antiosmane, si dhe lidhjet e shumta farefisnore e martesore të Kastriotëve me shumë familje fisnike të tjera, si Muzakajt, Arianitët, Stres Balshajt, Gjurashët (Cërnojeviçët), Balshajt etj. Mbi të gjitha ishte personaliteti i vetë Skënderbeut që bëri të mundur daljen e tij në krye të jetës politike e ushtarake të Shqipërisë. Më tepër se cilido anëtar tjetër i Besëlidhjes Shqiptare, Skënderbeu kishte të gjitha cilësitë për drejtimin me sukses të luftës. Ai i njihte shumë mirë mundësitë ekonomike, financiare e ushtarake të vendit të vet. Ndërsa karriera e tij në radhët e kuadrove ushtarakë osmanë e kishte bërë Skënderbeun njohës po aq të mirë të fuqisë, organizimit dhe të artit ushtarak të osmanëve.
Gjatë verës së vitit 1448, duke mbajtur të rrethuar Durrësin e Dejën, forcat ushtarake të Besëlidhjes Shqiptare iu drejtuan zonës së Shkodrës, që ishte zotërimi më i rëndësishëm i Venedikut në tokat shqiptare. Në sulmin mbi rajonin e Shkodrës mori pjesë edhe Gjergj Arianiti me forcat e tij. Pasi kaluan lumin Drin, në brigjet e tij shqiptarët u ndeshën me ushtrinë mercenare veneciane të komanduar nga Daniel Juriç Sebençini dhe korrën një fitore të shkëlqyer. Pas kësaj ata iu drejtuan Shkodrës dhe Drishtit. Për të mbështetur vazhdimin e veprimeve luftarake shqiptarët ndërtuan një kështjellë mbi gërmadhat e Ballecit, që gjendej në rrëzë të malit Maranaj.

Me pjesën kryesore të ushtrisë shqiptare, Skënderbeu bashkë me Gjergj Arianitin kaluan nga zona e Shkodrës në krahinat lindore dhe përforcuan me të shpejtë kështjellat e vendit, si dhe grykat nga mund të vinte armiku.

Despoti serb, Gjergj Brankoviçi, nuk lejoi ushtrinë shqiptare që të kalonte nëpër rrugët e zotërimeve të tij. Rrjedhimisht trupat e J. Huniadit u gjendën vetëm përballë ushtrisë osmane në betejën që u zhvillua më 18 tetor 1448 në afërsi të Prishtinës, të cilën e humbën.
Luftimet e vitit 1450 për mbrojtjen e Krujës sollën dëme e vështirësi të ndryshme, të cilat duheshin kapërcyer. Pas largimit të ushtrive osmane, Skënderbeu ndërmori masa për rivendosjen e pushtetit të tij në viset lindore të vendit, ku kishte potencialin kryesor ekonomik e njerëzor. Realizimi i një detyre të tillë kërkonte mbështetjen e gjithanshme të Gjergj Arianitit dhe bashkërendimin e veprimeve ushtarake me të. Prandaj Skënderbeu forcoi lidhjet me Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzën e tij në vitin 1451.

Gjatë viteve 1452 e 1453 Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi) organizoi disa aksione të suksesshme kundër ushtrisë së Gjergj Brankoviçit, zgjeroi zotërimet e tij deri në Moraçë dhe shtiu në dorë Medunin.

Lëkundje të tilla u shfaqën edhe tek anëtarë të rrethit familjar të Skënderbeut, të cilët ky i ndëshkoi ashpër. Ai shpronësoi Gjergj Stres Balshën, djalë i motrës së tij, i akuzuar për bashkëpunim me osmanët.

Martesa të tilla ishin bërë që në kohën e Gjon Kastriotit, që ishte martuar me Vojsavën, familja e së cilës, sipas M. Barlecit, jetonte në Pollog (me këtë ai emërtonte rajonin që shtrihej nga qyteti i Shkupit në lindje deri në krahinën e Dervenit në perëndim, ndoshta edhe rajonin në rrjedhjen e poshtme të lumit Treskë). Që në kohën e Gjon Kastriotit motrat e Skënderbeut ishin martuar me anëtarë të familjeve më të fuqishme të kohës: Mara me Stefan Gjurashin (Cërnojeviçin), Jella me Stres Balshën, Angjelina me Vladan Arianitin, vëlla i Gjergj Arianitit, Vlajka me Gjon Muzakën.

Veç këtyre, Heroi shqiptar, i cili qysh në vitin 1443 e kishte cilësuar veten si trashëgimtar të Balshajve, bëri lidhje martesore të tjera. Vetë u martua me Donikën, vajzën e Gjergj Arianitit, kurse të motrën, Mamicën e martoi me Muzak Topinë.
Për të neutralizuar prirjet decentralizuese që po rishfaqeshin në radhët e fisnikëve shqiptarë pas fushatave ushtarake osmane të viteve 1448 dhe 1450 dhe për të ruajtur bashkimin politik të vendit, Skënderbeu forcoi lidhjet familjare me personalitetin politik më të rëndësishëm shqiptar pas tij, Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzën e tij, Donikën.
U arrit kështu të përfshiheshin në një shtet të vetëm të gjitha viset e lira shqiptare. Ato shtriheshin në jug nga rrjedha e lumenjve Devoll e Seman dhe përfshinin në veri kështjellat e Jeliçës (Pazarit të Ri) e të Zveçanit (Mitrovicës) bashkë me rajonet e tyre. Në perëndim shtriheshin nga brigjet e detit Adriatik dhe përfshinin në verilindje Rrafshin e Dukagjinit e Drenicën dhe në lindje rajonin e Dervenit në perëndim të Shkupit dhe atë të Mokrës në jugperëndim po të këtij qyteti.

Këshilli i Lartë ishte organ i përhershëm këshillimor pranë kryetarit të shtetit, që shprehte interesat e fisnikëve shqiptarë. Anëtarët e tij ishin bashkëpuntorët më të ngushtë të Skënderbeut, si Pal Engjëlli, Kont Urani, Tanush Topia, Moisi Golemi (Arianiti)
Kryetari i Shtetit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, qëndronte në krye të piramidës shtetërore me të drejtat e një monarku feudal. Titulli zyrtar i tij ishte Zot i Arbërisë (Dominus Albaniae). Në vitin 1464 Skënderbeu do të kurorëzohej mbret prej papa Piut II, një e drejtë ekskluzive kjo e kreut të kishës. Ceremonia për marrjen e skeptrit mbretëror nga Skënderbeu ishte parashikuar të organizohej me rastin e ardhjes në Shqipëri të vetë papa Piut II në krye të ushtrive evropiane, si kryekomandant i së cilës do të ishte Skënderbeu.
E drejta që vepronte në Shqipëri gjatë periudhës së Skënderbeut ishte e zhvilluar dhe përfshinte një varg normash në fusha të ndryshme të jetës së asaj shoqërie.Sipas tyre prona, veçanërisht ajo mbi tokën, trashëgohej në vijën mashkullore dhe, në mungesë të djemve, në vijën femërore.

Skënderbeu krenohej me historinë e lavdishme të kombit shqiptar. Prandaj, ai mbajti si emër të dytë vetjak përgjegjësen e emrit të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, që te osmanët ishte Iskander (Skënder në gjuhën shqipe). Siç e dëshmon edhe M. Barleci, emërtimet gjeografike Maqedoni dhe Epir janë përdorur në mesjetë si sinonime të emërtimit etnogjeografik Arbëri. Për më tej, krahas evokimit të lavdisë së Pirros dhe të epirotëve të lashtë (sinonim i emrit “arbër” gjatë mesjetës), Skënderbeu përdori edhe simbolet shtetërore të Pirros së Epirit (shqiponjën dhe përkrenaren e zbukuruar me një kokë dhie), të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë (shenja e Diellit), si dhe simbole pellazgjike. Simbolet dhe evokimet e mësipërme dëshmojnë për formimin e tij kulturor humanist dhe tregojnë se ai mbështetej në traditën vendase për t'i dhënë një frymë sa më kombëtare shtetit të tij dhe luftës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.

Shtetin e tij Skënderbeu e emërtoi me emrin etnogjeografik kombëtar mesjetar Arbëria (Albania) edhe pse në të u përfshi një pjesë e viseve shqiptare. Titulli zyrtar i Skënderbeut ishte Zot i Arbërisë (Dominus Albaniae), të cilin e gjejmë të shënuar në vulën e në shkresat zyrtare të tij, si dhe në letrat e kancelarive të huaja që i janë drejtuar atij si kryetar i shtetit shqiptar.

Vula e vogël e Skënderbeut ishte skalitur në gurin e çmuar të unazës personale të tij. Ajo kishte formë tetëkëndëshe me përmasa maksimale 9 mm gjatësi dhe 7 mm gjerësi. Simbolet e saj ishin marrë nga mitologjia e lashtë pellazgjike. Në gurin e vulës së vogël ishin skalitur dy figura të mitologjisë pellazgjike: mbretëresha Leda dhe Zeusi i Dodonës i shndërruar në mjellmë.

Si simbole më përfaqësuese për shtetin shqiptar Skënderbeu përdori shqiponjën dykrenore me krahë të ulur dhe yllin me gjashtë cepa, simbole këto që ishin mjaft të njohura në mjedisin shqiptar. Këto simbole ishin edhe në stemën dhe në flamurin shtetëror. Në një katolog venecian stemash është vizatuar në mes të viteve 60 të shek. XV stema e Kastriotëve, kur djali i Skënderbeut, Gjoni, mori titullin “fisnik venecian”. Gjithashtu stema ruhet e gdhendur në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Konstandinit, që gjyshja e tij, Donika, ia ngriti në Napoli të Italisë në vitin 1500. Shqiponja e zezë dykrenore, siç e ka treguar M. Barleci, ka qenë e vendosur edhe në qendër të flamurit të Skënderbeut që fushën e kishte të kuqe.
Shqiponja dykrenore ishte simbol i njohur shtetëror i Perandorisë Bizantine dhe i familjes së Muzakajve, që kishin krushqi me Kastriotët. Edhe Arianitët dhe Gjurashët kishin shqiponjën dykrenore si simbol të tyre. Kurse ylli me gjashtë dhe shtatë cepa ishte përdorur si simbol nga Muzakajt dhe nga Balshajt. Ylli me gjashtë cepa duhe të ketë qenë vendosur edhe ndërmjet krerëve të shqiponjës në flamurin e Skënderbeut, si një element dallues kundrejt flamurit të Perandorisë Bizantine.

Vula me shqiponjë, si simbol shtetëror i Skënderbeut, del se është përdorur për herë të parë në letra që janë shkruar gjatë mesit të viteve 50 dhe ndoshta jo rastësisht.


Marrëdhëniet e Skënderbeut me vendet e Evropës Juglindore

Shtetet e Evropës Juglindore, të prekur nga i njëjti agresor, kishin detyrë të përbashkët përballimin e rrezikut osman. Lufta kundër të njëjtit armik i afroi ato dhe i bëri aleatë të natyrshëm. Si rrjedhim, me kohë u vendosën lidhjet ndërmjet shteteve, principatave e zotërimeve të tjera të kësaj pjese të Evropës.

Krijimi nga Skënderbeu i një fronti lufte të organizuar e të fuqishme, e nxori vendin tonë në ballë të forcave antiosmane. Shqipëria gjithnjë e më tepër shikohej nga bashkëkohësit si një fuqi e rëndësishme, e dorës së parë, që ushqente shpresa për dëbimin e osmanëve nga viset e pushtuara të Evropës. Prandaj me kohë u krijuan lidhje ndërmjet vendeve të kërcënuara nga i njëjti rrezik, pushtimi osman.

Në këtë kuadër dallohen marrëdhëniet e shqiptarëve me Hungarinë. Deri më 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftoi me vendosmëri kundër pushtuesve osmanë dhe ishte kështu aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve. Të dyja palët, duke goditur të njëjtin armik, secila në sektorin e vet, lehtësonin barrën e njëra-tjetrës.

Marrëdhëniet e Skënderbeut me sundimtarët sllavë të shteteve fqinjë qenë më të kufizuara se me Hungarinë. Një bashkëpunim pati me ta kryesisht gjatë luftës kundër Venedikut në vitin 1448, kur krahas shqiptarëve vepruan edhe reparte ushtarake të mbretit të Bosnjës, Stefan Tomasheviqit. Kundër rrezikut kryesor, pushtuesve osmanë, nuk u arrit ndonjë bashkëpunim i shqiptarëve me ta, sepse synonin të ruanin vasalitetin e tyre me sulltanët osmanë. Despoti serb, Gjergj Brankoviçi, pengoi kalimin nëpër zotërimet e tij të luftëtarëve të Skënderbeut që të bashkoheshin me forcat hungareze. Pas betejës që trupat hungareze zhvilluan më 18 tetor 1448 në Fushë-Dardani, despoti serb përndoqi ushtrinë e shpartalluar hungareze dhe arrestoi Huniadin. Kurse mbreti i Bosnjës, Stefan Tomasheviqi, bashkoi trupat e veta me ushtrinë osmane, që në prill të vitit 1456 u dërgua kundër Skënderbeut. Nuk do të vononte që vetë ata, më parë se të tjerët, t'i ndienin pasojat negative të vasalitetit nënshtrues të tyre. Megjithëkëtë duke vlerësuar rrjedhimet negative që sillte zgjerimi i pushtimit osman, Skënderbeu i ndihmoi ata në çastet më të vështira. Me rënien e plotë të Despotatit të Rashës në duart e osmanëve, despoti i saj, Stefani, djalë i Gjergj Brankoviçit, erdhi në vitin 1459 në Shqipëri dhe u strehua disa vjet pranë Skënderbeut, me të cilin u bë edhe baxhanak, duke u martuar me vajzën e Gjergj Arianitit, Angjelinën.

Lufta e popujve të Evropës Juglindore, në ballë të së cilës qëndronin shqiptarët, pengoi vërshimin osman në drejtim të Evropës Qendrore e Perëndimore dhe mbrojti kështu zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik e kulturor të këtyre vendeve. Për këtë rol të luftës së shqiptarëve, si pengesë e fuqishme për kalimin e osmanëve në Evropën Perëndimore, ishte plotësisht i ndërgjegjshëm edhe vetë Skënderbeu. Më 1460 ai i shkruante një princi italian: "në qoftë se unë do të thyhesha, me siguri Italia do ta ndiente dhe si rrjedhim, ai zotërim që ju thoni se është juaji do të ishte i turqve".

I nisur nga kuptimi realist se rreziku ishte i përbashkët, si për vendet e Evropës Juglindore, të kërcënuara drejtpërdrejt nga pushtimi osman, ashtu edhe nga vendet e tjera evropiane, dhe duke vlerësuar drejt rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, Skënderbeu u kushtoi vëmendje marrëdhënieve me vendet që ende nuk ishin rrezikuar drejtpërdrejt nga osmanët. Vëmendje të veçantë u kushtoi Skënderbeu marrëdhënieve të tij me Venedikun, Papatin, Napolin etj., si për afërsinë e këtyre shteteve me tokat shqiptare, ashtu dhe për interesat e synimet që këto vende kishin në drejtim të Ballkanit.

Në Shqipëri mungonte një kishë kombëtare, që predikimi të bëhej në gjuhën shqipe. Në Shqipërinë e Epërme dhe Qendrore ushtronin veprimtarinë e tyre kishat katolike, ku meshohej latinisht, dhe kishat ortodokse të ritit sllav dhe, në një hapësirë më të kufizuar, ato bizantine. Kurse në Shqipërinë e Poshtme ushtronin veprimtarinë e tyre kishat bizantine, në të cilat meshohej greqisht. Gjuha që përdorej në kishat e Shqipërisë ishte e pakuptueshme për banorët vendas, prandaj në përgjithësi pozitat e besimit fetar ishin të dobëta dhe për këtë Barleci, që vetë ishte prift katolik, shkruante se "shqiptarët janë më tepër luftëtarë sesa fetarë". Mungesa e shërbimit fetar ishte aq e theksuar në Shqipëri sa që në Krujë, vihej në dukje më 1453, nuk kishte "as prift dhe as diakon katolik". Në këto rrethana një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut, peshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, shkroi në gjuhën shqipe më 8 nëntor të vitit 1462 formulën e pagëzimit, që prindërit t'i pagëzonin vetë fëmijët e tyre.
Në këtë drejtim disa përfundime pozitive arriti Skënderbeu në marrëdhëniet e tij me mbretin e Napolit, Alfonsin V. Ky mendonte se duke u dhënë shqiptarëve e ballkanasve të tjerë një përkrahje të vogël ushtarake e materiale, do të dëboheshin osmanët nga Ballkani dhe nën kurorën e tij mund të krijohej një shtet i madh mesdhetar. Për këtë qëllim, në fillim të viteve 50 Alfonsi V lidhi një numër traktatesh me përfaqësuesit e disa zotërve shqiptarë dhe të viseve të tjera të Ballkanit.

Qendërbanimet e shqiptarëve të Moresë kishin në shumicën e tyre emra karakteristikë shqiptarë që pasqyronin ose emrin e origjinës së banorëve ose emrin e familjes kryesore të bashkësisë. Ndër emrat më tipikë të këtyre qendërbanimeve përmenden të tilla si: Lëndina, Mali, Lumi, Ripësi, Balta, Buzë-Mazi, Golemi, Kryekuqi, Zoga, Lalushi, Mansi, Voriboba, Floka, Këmbëthekra, Matringa, Muzaka, Belushi etj.

Pas vdekjes së Balshës III, Gjon Kastrioti ndërmori masa të menjëhershme për të mbrojtur interesat e veta politike dhe ekonomike. Në rajonin e Shkodrës, ku kishte zbritur ushtria e Stefan Lazareviçit dhe mbante të rrethuar qytetin, Gjoni dërgoi trupat e veta. Në një letër, që i shkroi Venedikut në nëntor të vitit 1422, ai ka rrëfyer se nuk e kishte lejuar despotin serb të Rashës të merrte Lezhën dhe shprehte me këtë rast gatishmërinë e tij për të ndihmuar venecianët që të dëbonin ushtrinë serbe nga rajoni i Shkodrës.

Edhe pas vdekjes më 1421 të Balshës III, që ishte kushëri i tij, Gjoni vazhdoi lidhjet me fisnikët e tjerë shqiptarë të zotërimeve të Balshës III, si me Gjurashët (Cërnojeviçët), që i kishin zotërimet fillestare në rrethinat e grykës së Kotorrit dhe që më pas i shtrinë edhe në Gentë, me të cilët lidhi krushqi. Gjurashët u angazhuan në një luftë shumëvjeçare kundër përpjekjeve të Despotatit të Rashës për pushtimin e viseve bregdetare shqiptare, që shtriheshin në veri të lumit Buna. Ndërkohë edhe Gjon Kastrioti kundërshtoi synimet e despotëve serbë për marrjen e Lezhës dhe për zgjerimin e pushtimeve të tyre në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Fushë-Dardani.

Gjon Kastrioti vdiq pas vitit 1502 dhe la pesë fëmijë: Gjergjin (Skënderbeu i Ri), Konstandinin, peshkop i Izernias që vdiq në vitin 1500 në moshën 20-vjeçare, Ferrantin (të cilit M. Barleci i ka kushtuar një parathënie te “Historia e Skënderbeut” dhe që ka vdekur më 1561), Federikon, që vdiq më 1503 në moshën 15-vjeçare në Valencie të Spanjës, ku u varros me nderime mbretërore, dhe Marien, e cila iu përkushtua artit.

Shumica e fëmijëve të Gjon Kastriotit kishin emra ortodoksë, një djalë dhe një nip i tij (Skënderbeu dhe Hamzai) mbajtën deri në fund të jetës emra myslimanë, kurse veprimtaria politike e Kastriotëve, e sidomos e Skënderbeut, ishte e lidhur me botën katolike. Vetë Heroi Kombëtar, pasi u kthye në Shqipëri më 1443 dhe derisa vdiq, përdori emrin e dyfishtë, të kristianit dhe të myslimanit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, si shprehje kjo e tolerancës fetare dhe e kujdesit të tij për ruajtjen e unitetit kombëtar të shqiptarëve që kishin rite fetare të ndryshme. Shqiptarët, duke përfshirë edhe shtresat e larta shoqërore, konvertonin lehtësisht besimin e tyre fetar. Balshajt, p.sh., në fund të shek. XIV u kthyen nga ortodoksë në katolikë, në përshtatje me besimin fetar të shumicës së banorëve të zotërimeve të tyre.
Traktati u nënshkrua jo vetëm në emër të Skënderbeut, por edhe të “të afërmve të tij baronë në Arbëri: “ ... e de soi parenti, baruni in Albania, de la parte altra”, po aty). Ky traktat i njihte Mbretit të Aragonit, Napolit dhe Siqilisë sovranitetin mbi “trojet e të thënit Gjergj” dhe mbi “trojet e Krujës dhe kështjellën”, në shkëmbin të ndihmës që Mbreti do t’i jepte atij (Skënderbeut) në luftën kundërosmane. Në termat e traktatit Skënderbeu dhe ajo çfarë mund të quhet “lidhja familjare” e tij shpreheshin të gatshëm të njihnin sovranitetin e mbretit Alfons edhe mbi trojet apo kështjellat e tjera, që do t’i fitonin me ndihmën e tij. Kreu i Lidhjes, Skënderbeu, shprehej i gatshëm të vinte në vendin që do të caktonte Mbreti për t’i bërë atij betimin dhe për t’i shprehur nderimin si vasali sovranit, por mbasi të kishin larguar osmanët me ndihmën e tij. Me përfundimin e këtij traktati, krerët abër zotoheshin t’i dërgonin përvit mbretit Alfons, kur osmanët të ishin dëbuar nga Arbëria, një shumë të hollash të barabartë me haraçin që Skënderbeu dhe të afërmit e tij i detyroheshion sulltanit (“... cacciati li Turchi de le terre del dicto Sr Georgio, isso Sr Georgio et tucti li soi parenti daranno et pagaranno ciascuno anno a la prefacta Mtà lo tributo o heraci che per li presenti sono tenuti dare a lo Gran Turcho in lo tempo et secondo pagano a lo dicto Turcho”, po aty).

Sikurse vihet re, është fjala për një traktat vasaliteti pa kurrfarë dyshimi në terma. Skënderbeu, që kishte refuzuar deri me armë në dorë sovranitetin e sulltanëve osmanë, pranonte me këtë traktat të bëhej vasal i mbretit Alfons V. Pse vallë ndodhte kështu? Ka qenë kjo pyetja e vjetër e ngritur prej “këndvështrimit osman”, prej nga nuk ishte e lehtë të kapej gjithë sa ndodhte në ato kohëra në Perëndim dhe si funksiononin atje aleancat dhe organizimet. Kësaj pyetjeje mund t’i japin përgjigje së toku specialistët e historisë së politikës, të historisë së religjioneve, të historisë së qytetërimeve, të historisë së mendësive etj.
Më 14 qershor të atij viti regjistrohet kthimi në Krujë i nënmbretit Ramon d’Ortafà, që kishte munguar për disa kohë. Nënmbreti vinte me rekomandimet e Mbretit për Skënderbeun, por edhe për Gojko Stresin, Ivan Stresin, Gjin Muzakën, Muzakë Topian dhe një Aranit me emër të palexueshëm mirë në dokument (ACA, Reg. 2799, fl. CXV verso). Vihet se se në letrën kredenciale përkatëse të mbretit Alfons Skënderbeu thirret përsëri, po ashtu si më 29 mars, me titullin e ri: “Komandant i përgjithshëm i njerëzve tanë të armatosur në viset e Arbërisë” (“Magnifico et strenuo viro Georgio Castrioti, dicto Scandarbech, gentium armorum nostrarum in partibus Albanie generali capitaneo, consiliario fideli nobis dilecto”).

Kur u bë Skëndërbeu mbret?

Ishte zgjedhur Rodoni, në jug të Shqipërisë, për të nënshkruar mandatin e mbretit. Siç shënohet nga origjinali, mandati është lëshuar më 28 tetor të vitit 1458. I drejtohet papës Piu i II-të, i cili kishte më pak se dy muaj që kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-të fillon pontifikatin më 3 shtator të vitit 1458 dhe vdes më 15 gusht 1464). "Papa Piu njihej si luftëtar i rreptë për mbrojtejn e fesë së krishterë edhe sa ishte cardinal", shkruan studiuesi Ahmeti. Një moment tjetër i rëndësishëm që tërheq vëmendjen te ky mandat është edhe pohimi i notarit publik Johannes Borcius de Grillis se ai "me urdhër dhe autorizim të mbretit..." dmth. Skendërbeun e quan Mbret. "Ky moment është tepër domethënës ngase edhe në vulën shtetërore të varur që e shoqëron këtë dokument e gjejmë të shkruar tekstin: Sigil (um)o Regni(ae) o Macedonia(e)o et oAlbania(e) që në gjuhën shqipe do të ishte: Vula e Mbretërisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë".


Simbolet e Kastriotëve



Vula kishte një kohë shumë të gjatë që ndodhej e depozituar në Arkivin e Muzeut Kombëtar të Danimarkës në një klasifikim paraprak si një objekt i paidentifikuar, por me origjinë nga trojet e Perandorisë Osmane. Historiku i gjetjes së saj është tepër interesant. Muzeu i Danimarkës e bleu vulën në vitin 1839, në një ankand pas vdekjes së dy koleksionistëve, peshkopit Frieder Munter (1761 – 1930) dhe Hofsmedemester Peter Johan Timm (1753 – 1835). Njëri nga këta e kishte blerë vulën në një ankand në vitin 1824, gjoja si vulë ruse. Përpara se të sillej në Muze, vula i përkiste Dhomës së Artit Mbretëror. Në vulë dallohen shkronja greke, një nga fjalët eshte emri i atij që e ka pasur, Alexandros (Aleksandër).

Pas marrjes vula u regjistrua në Protokollin e Muzeut të Danimarkës, si vulë që i përkiste Perandorisë Osmane, por me një shkrim grek. Shkrimi përmend Shqipërinë, Bullgarinë dhe Serbinë, vende që qenë pjesë e Perandorisë Osmane.

Dijetari Pentz thotë se vula ka formë ovale, ka në qendër një shqiponjë dykrenare me krahë të ngritur lart. Në pjesën e trupit të shqiponjës ka një sipërfaqe më të vogël ovale, ku është brendashkruar figura e një kryqi. Mbi shqiponjë është një kurorë mbretërore, kurse nën shqiponjë është firgura e një kafshe ndoshta e një dhelpre, ose e një qeni. Rreth e qark sipërfaqes së vulës në greqishten mesjetare është ky mbishkrim "ALEKSANDRI, MBRETI I SHQIPËRISË, SERBISË DHE BULLGARISË". Vula përveç sipërfaqes stampuese ka dhe një sipërfaqe afërsisht konike prej bronzi, një derdhje perfekte.

Dijetari Penz u mor me studimin e saj. Mbishkrimi e quan Skënderbeun Aleksandër në kujtim të Aleksandrit të Madh, gjë që shpjegon dhe formen Skenderbeg. Vula e quan princin shqiptar Autokrator (Perandor) dhe Bazileus (Mbret). Kurora mbi shqiponjën është mbretërore.
Simboli më heraldik i Skënderbeut, më i njohuri dhe më emblematiku, është përkrenarja me kokë dhie. Për kokën e dhisë është folur shumë nga studiuesit, por nuk është saktësuar se ç’përfaqëson koka e dhisë.

Përsa i përket shqiponjës dykrenare ajo është parë si ndikim i stemave bizantine. Shqiponja dykrenare është një simbol universal. Tek vula e Danimarkës në gjoksin e shqiponjës është dhe kryqi i krishterë. Por në përgjithësi heraldika e Skënderbeut nuk ka simbole të krishtera. Në një studim timin të mëparshëm kam thënë se e tërë heraldika skënderbejane lidhet me origjinën që sipas vetë Skënderbeut rrjedh nga Epiri, madje në një letër të tij Skënderbeu i quan shqiptarët pasardhës të Pirros së Madh të Epirit. Kjo është arsyeja pse në vulën sekrete Skënderbeu preferon figurën e Ledës dhe të Zeusit në formë mjellme, kurse koka e dhisë është konkretisht dhia Amaltea, e cila sipas mitologjisë ushqeu me qumështin e saj Zeusin fëmijë. Në shekullin I para Krishtit pranë qytetit të Butrintit Pompon Atiku, dijetar dhe mik i ngushtë i Ciceronit, ndërtoi vilën e tij të famshme të quajtur Amaltea.
Nga letërkëmbini i Atikut me Ciceronin mësojmë se vila Amaltea qe plot skulptura dhe vepra arti, si dhe përmendore me epigrame poetike, madje dhe një bibliotekë me mbishkrime të lashta. Kështu vërtetohet se pranë Butrintit qe krijuar një nga qendrat më të mëdha kultike dhe mitologjike për dhinë Amaltea. Dhia Amaltea lidhet me Zeusin dhe metamorfoza e Zeusit mjellmë është gjithashtu një motiv i trevës së Epirit. Skënderbeu si një humanist i madh i Rilindjes Evropiane e lidh origjinën e shqiptarëve jo vetëm me ilirët e Epirit, por dhe me simbolet më të spikatura të kultit të qerthullit zeusian në Epir.

Shumë materiale dhe dokumenta arkeologjike të zbuluara në Shqipërinë e Jugut flasin për kultin e Zeusit dhe të dhisë Amaltea. Skënderbeu qe i vetëdijshëm për lashtësinë e shqiptarëve dhe për mitologjitë e tyre pagane, me të cilat krenohet. Megjithëse Atlet i Krishtit, siç u quajt nga papët e Romës, Skenderbeu nuk përdori as në flamurin e tij as në stemat dhe vulat, motivin e Kryqit, përveç se në rafigurimin e vulës së Danimarkës.
Le të kujtojmë pas tyre emrat e shumë poetëve të mëdhenj si Ronsar, Agrippa, D'Obinje, Gabriel Ferni, Amadis Jamis, Luixhi Greto, Zhan Bussier, Margarita Sarroki, Lope De Vega, Kristofor Marlou, Edmund Spencer, Bajroni i madh etj.


Elbasani ne kohen e Gjergj Arianitit, princi sovran para Skenderbeut

E Merkure, 12 Tetor 2005
Korrieri

DOSSIER / Ndonese Skenderbeu njihet si Heroi yne Kombetar, pak te dhena jane publikuar deri tani, per princin feudal qe sundoi pese shekuj ne Arberi. Mosmarreveshjet e forta mes Gjergj Arianitit dhe Gjergj Kastriotit dhe paqja pasi i pari, mori per grua, vajzen e te dytit, Doniken

Gjergj Kastrioti, Heroi yne Kombetar eshte vazhdues i vepres se Gjergj Arianitit, princit feudal te lugines se Shkumbinit i cili ishte i pari qe organizoi kryengritjen dhe korri fitore te njepasnjeshme ndaj hordhive turke. Per 3 vjet me rradhe, (1432-1435), ai mban te paprekura pronat e tij dhe krijon marreveshje te drejtperdrejta me kancelarite Perendimore. Ne vitin 1444 kishte 200 kalores dhe 5 bombarda me shume se Skenderbeu. Per kete arsye pati edhe ftohje te perkohshme me Gjergj Kastriotin. Ftohjet moren fund kur Skenderbeu mori per grua, vajzen e Gjergj Arianitit, Doniken.

Per here te pare "Korrieri" prezanton para lexuesit te dhena qe nuk njiheshin deri me sot per deren feudale me te vjeter dhe me te famshme ne te gjitha trojet shqiptare.


Arianitasit, sundim 5 shekuj ne Arberi

Sipas prof. dr. Kujtim Bevapi, ish drejtor i Bibliotekes Publike Elbasan dhe Kryetar i "Elbasani-Enciklopedi", arianitasit konsiderohen si dera feudale me e lashte dhe me e qendrueshme ne trojet Shqiptare. Prejardhje e tyre nis qe ne Bizant rreth vitit 1000 me emrin e David Arianitit, patrik i Bizantit i njohur per lufterat qe kreu nga Skrapari deri ne Shkup te Maqedonise. Mburreshin se kishin gjak Perandorak. Gjenealogjia e familjes ruhet brez pas brezi e shekull pas shekulli. Deri ne shekullin e XII nuk ka te dhena te qarta per familjen Feudale. Ne shekullin e XIII Arianitasit njihen per lidhjet e krushqise qe kishin me princat e Arberit. Ne Shekullin e XV ata krijuan lidhje familjare me Zahariajt, Muzakajt dhe Topiajt. Ne shekullin e 15 emri i familjes zgjerohet me miqesite dhe krushqite qe kishin me Kastriotet, Dukagjinet, Cernejovicet e Malit te Zi, Brasikovicet e Serbise deri tek familjet e medha Italine te Morese. Famen dhe kulmin e tyre Arianitasit e arriten me lufterat kunder pushtimit turk nen udheheqjen e Gjergj Arianitit. Gjergj Arianiti lindi midis viteve 1380-1390 dhe vdiq me 1459. Gjergji ishte bir i Komnenit dhe kishte edhe dy vellezer te tjere, Muzken dhe Vladanin. Gjergj Arianiti ishte i martuar me nje vajze nga dera e Muzakajve me te cilen pati plot 8 vajza. Por Gjergj Arianiti, kishte nevoje per pasardhes princer, ndaj per kete arsye u martua serish, duke i dhuruar familjes edhe dy vajza dhe tre djem te tjere. Ai ishte baba i 13 femijeve.

Pronat e familjes feudale Arianiti

Fortesa e Arianitasve ndodhej ne Moker disa kilometra larg Librazhdit te sotem. Zoterimet e tyre shtriheshin kryesisht ne te dy ane te e lumit Shkumbin dhe perfshinin Mokren, Cermeniken, Berzeshten, Shpatin, Polisin, Dumrene, Dibren etj. Megjithate mendohet se Valmi (Elbasani i sotem) dhe disa rrethina te Vlores kane qene territore te arianitasve. Duke qene se zoterimet e tyre, ndodheshin pergjate lugines se lumit Shkumbin, Arianitasve iu desh te perballeshin me dhjetra beteja te pergjakshme me hordhite turke, te cilat, per te depertuar per ne Arberi, udhetonin detyrimisht neper kete lugine. Disa nga betejat e pergjakshme, permenden beteja e Mokres 1445, lufta e Otentes 1446, beteja e Oronikut 1448, e Modrices se Ohrit 1462, Vajkalit 1465 etj. Ne te gjitha keto beteja komandante ishin caktuar nipat e Gjergj Arianitit si Gjergj Moisiu e Muzaka i Angjelines.

Fundi i epopese se lavdishme

Pas epopese se lavdishme qe lane ne histori vjen koha kur Arianitasit nisen t'i humbin gradualisht zoterimet e tyre. Djali i madh i Gjergjit, Thoma Arianiti 1448-1484 u emerua Kapedan i Republikes se Venedikut ne tokat shqiptare. Djali i dyte, Konstandini qe jetoi deri ne vitin 1531 u martua me nje markeze italiane dhe u be guvernator i qyteteve Fano e Montefiore. Djali i trete i Gjergj Arianitit, Arianit Arianiti pas prishjes se aleances me Venedikun u kthye ne Mysliman i njohur me emrin Mahmud. U vra ne vitin 1486 nga kryengritesit himariote ku ai kryente funksionin e myteselimit. Histori e familjes mbyllet me djalin e Kostandin Arianitit, Arianit Arianiti i cili vdes ne vitin 1551. Pas kesaj periudhe, arianitasit humbin krejtesisht trojet por jo emrin dhe historine.

Duke qene komandant i nje ushtrie te pavarur dhe te madhe ne numer, duke qene sovran ne trojet e tij dhe duke lidhur marreveshje te drejtperdrejta me Boten, Gjergj Arianiti pati disa ftohje te perkohshme me Gjergj Kastriotin. Por ftohja nuk zgjati shume pasi me 1451, Gjergj Kastrioti u martua me te bijen e Gjergj Arianitit, Doniken. Gjergj Arianiti vdiq me 1459. Ne vitin 1465 edhe pse shqiptaret fituan me Ballaban Pashen, ne fushen e betejes mbeten te vrare 3 nipat e Arianitit, Moisiu, Muzaka e Gjurica.

Pergatiti: Fatos Salliu




Fitorja ndaj turqve dhe mosmarreveshjet me Kastriotet

E Hene, 17 Tetor 2005
Korrieri

Gjergj Arianiti ishte princi i pare feudal qe i tregoi botes se turqit mund te thyhen edhe pa mbeshtetje, aleanca, perkrahje e koalicione. Gjergj Arianiti ka meriten se ndezi i pari kryengritjen shqiptare kunder pushtimit otoman. Deri ne vitet 1423 Gjergj Arianiti ruante zoterimet e veta por si vasal i Sulltanit. Diskriminimi dhe dhuna qe sollen hordhite turke krijuan nje gjendje ta padurueshme per fshataret e zonave nen zoterimin e Arianitasve. Rezistenca fshatare shpejt u zgjerua dhe ne vitin 1424 u zhvillua beteja e pare me turqit diku afer Kalase se re ne Bradashesh te Elbasanit. Duke pare zgjerimin e rezistences me 1431 turqit nisen regjistrimin e pergjithshem te tokave dhe popullsise. Ne Qershor te vitit 1432, pas regjistrimit, Arianitasit humben shume troje si Shpatin, Dumrene dhe Vercen.

Megjithate deri ne mars te vitit 1467 Gjergj Arianiti kishte ende shume ushtri dhe zoterime. Krahasuar me Skenderbeun, ne vitin 1444 Gjergj Arianiti kishte 1000 kalores dhe 25 bombarda. Gjergj Kastrioti kishte 800 kalores dhe 20 bombarda. I zhgenjyer nga humbja e trojeve nen zoterim, ne Veren e vitit 1432 Gjergj Arianiti organizon te paren kryengritje kunder turqve. Ne Dimrin e vitit 1432-1433 turqit thyhen keqas ne Byshek prane lugines se Shkumbinit, 5 km larg Elbasanit. Fitorja u perserit ne Veren dhe Vjeshten e vitit 1434. Ne vitin 1435 ai korri fitore ne viset jugore te Laberise.

Per tre vjet me radhe Gjergj Arianiti i mbajti te lira zoterimet e veta. Emri i tij i kaloi kufijte dhe fuqite e medha te kohes nisen ta pergezonin me servilizem. Keshtu ne ate kohe ai merr pergezimet e Perandorit Sigmud te Gjermanise dhe Papa Eugjenit te IV ne Itali. Frika e kryengritjes detyron Sulltanin qe te organizoje nje ushtri teper te madhe e cila thyen ushtrine e Gjergj Arianitit ne vitin 1436. Gjergji terhiqet ne malesi dhe ruan disa nga trojet nen vasalitetin e sulltanit. Interesante jane marrdheniet e Gjergj Arianitit me Skenderbeun. Prania e Gjergj Arianitit bashke me niperit, dhenduret dhe krushqit e tij ishte vendimtare ne Kuvendin e Lezhes me 2 mars 1444. Duke qene i njohur pertej Shqiperise para Gjergj Kastriotit, me 1449-1454 ai lidhi marrveshje paqeje me Venedikun, Alfonsin e 5 te Napolit. Arianitasit bashke me Dukagjinet ishin te vetmit qe qendronin jashte kontrollit te turqve. Keshtu Gjergj Arianiti ishte i pari princ sovran ne tokat e tij.

"Duke qene komandant i nje ushtrie te pavarur dhe te madhe ne numer, duke qene sovran ne trojet e tij dhe duke lidhur marreveshje te drejtperdrejta me Boten, Gjergj Arianiti pati disa ftohje te perkohshme me Gjergj Kastriotin. Por ftohja nuk zgjati shume pasi me 1451, Gjergj Kastrioti u martua me te bijen e Gjergj Arianitit, Doniken"

Gjergj Arianiti ishte princi i pare feudal qe i tregoi botes se turqit mund te thyhen edhe pa mbeshtetje, aleanca, perkrahje e koalicione. Gjergj Arianiti ka meriten se ndezi i pari kryengritjen shqiptare kunder pushtimit otoman. Deri ne vitet 1423 Gjergj Arianiti ruante zoterimet e veta por si vasal i Sulltanit

Bibliografia:

Materiale dhe doreshkrime te pabotuara te bibliotekes publike "Qemal Baholli", Elbasan.

Dhimiter Shuteriqi "Aranitet, gjeneza", 1965

Skenderbeu dhe luftrat shqiptaro-turke botim i Institutit te Historise 1967

"Gjergj Araniti", nga Ortenca Dakli, etj.

Pas epopese se lavdishme qe lane ne histori vjen koha kur Arianitasit nisen t'i humbin gradualisht zoterimet e tyre. Djali i madh i Gjergjit, Thoma Arianiti 1448-1484 u emerua Kapedan i Republikes se Venedikut ne tokat shqiptare. Djali i dyte, Konstandini qe jetoi deri ne vitin 1531 u martua me nje markeze italiane dhe u be guvernator i qyteteve Fano e Montefiore. Djali i trete i Gjergj Arianitit, Arianit Arianiti pas prishjes se aleances me Venedikun u kthye ne mysliman, i njohur me emrin Mahmud. U vra ne vitin 1486 nga kryengritesit himariote ku ai kryente funksionin e myteselimit. Histori e familjes mbyllet me djalin e Kostandin Arianitit, Arianit Arianiti i cili vdes ne vitin 1551. Pas kesaj periudhe, arianitasit humbin krejtesisht trojet por jo emrin dhe historine

Krahasuar me Skenderbeun, ne vitin 1444 Gjergj Arianiti kishte 1000 kalores dhe 25 bombarda. Gjergj Kastrioti kishte 800 kalores dhe 20 bombarda. I zhgenjyer nga humbja e trojeve nen zoterim, ne Veren e vitit 1432 Gjergj Arianiti organizon te paren kryengritje kunder turqve. Ne Dimrin e vitit 1432-1433 turqit thyhen keqas ne Byshek prane lugines se Shkumbinit, 5 km larg Elbasanit. Fitorja u perserit ne Veren dhe Vjeshten e vitit 1434. Ne vitin 1435 ai korri fitore ne viset jugore te Laberise...



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...