JEHO PËRJETËSISHT, O FJALA E DËLIRË, E ËMBËL SHQIPE!
Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ
Pesëmbëdhjetë vjet "Fjala e Lirë"
U bë shkak ditëlindja e Fjalës së Lirë, e cila sot është e brishtë, si një vashëz e re 15 vjeçare, me ëndrrat dhe shpresat e një adoleshenteje, por bënë punë që u përkasin të moshuarëve. Nuk më pëlqen t'i uroj 100 vjet jetë asaj reviste që u bë tribuna e mendimit dhe fjalës së lirë, që deri dje ishte burgosur brenda mendjeve të mykura . Revistës "Fjala e Lirë"i uroj jetë të suksesshme në përjetësi!Ky përvjetor i mikes sonë Fjala e Lirë, më bëri që të shprehja dëshirën time si më poshtë...
Vivra
Shqipëria ndër kohëra ka mbartur, ka nxjerrë dhe do të dalin prej saj figura të spikatura dhe të ndritura në fusha të ndryshme të jetës. Në fushën e hartimit të fjalorit shqip, përhapjes së gjuhës dhe shkollave shqipe, si dhe fillimeve të letërsisë sonë kombëtare, vlera të mëdha ka Rilindja jonë Kombëtare, e cila përgatiti terrenin dhe ka qenë Prologu i Pavarësisë Kombëtare. Klubet dhe shoqëritë atdhetare shqiptare të themeluara në mërgim, të drejtuara nga intelektualët më në zë shqiptarë, duke shpërndarë abetaren shqipe në të gjithë vendin, hodhën themelet e tempullit të dijes, si udhërrëfyes dhe udhëheqës të së ardhmes sonë kombëtare. Kjo lëvizje kulturore, me nismë në vatrat e nxehta, ku jetonin e vepronin shqiptarët e ditur e mëmëdhetarë si në: Stamboll, Rumani, Bullgari, Kalabri, Sh.BA, Greqi, Australi e në shumë shtete të Evropës Qëndrore dhe Perëndimore, arritën ta bëjnë të njohur çështjen shqiptare. Hapja e shkollave shqipe në të gjithë vendin zgjoi e rriti ndërgjegjen dhe dashurinë për tokën e të parëve, historinë, traditën, si dhe kulturën e të gjithë bashkëkombasve brenda apo jashtë kufijëve. Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pse ekzistonin dhe vazhdonin aktivitetin këto vatra kulturore, politika e dyerve të mbyllura në diktaturën komuniste heshti, madje shpesh herë u akuzuan si tradhëtarë të kombit gjithë ata që e vazhduan traditën e bukur të Rilindasve.
Duhej përmbysja e sistemit diktatorial, që shqiptarët e emigracionit të vjetër dhe të ri, ndoqën, rinisën, apo nisën nga A-ja një punë të madhe me median, si vazhdues të rilindasve. Pushteti i medias së lirë ka vlera të jashtëzakonshme për një komb që përqafon rrugën e zhvillimit. Veç ripërtritjes së atyre ekzistuese, u çelën mjaftë media të reja, virtuale apo gazeta dhe revista të shkruara, sidomos jashtë vendit, të cilat nuk janë nën influencën e asnjë force politike. Ato i shërbejnë kombit pa interes vetjak, duke shpalosur kulturën, historinë, traditën dhe situatat e shkuara që përjetuam, situatën aktuale të një tranzicioni të tejzgjatur e premisat-dilema që kanë lindur si përgjegjësi morale, qytetare dhe kombëtare për të gjithë intelektualët shqiptarë në çdo kënd të globit ku jetojnë dhe punojnë. Ata shërbejnë dhe janë Ambasadorë të Shqipërisë të paemëruar nga shteti, janë vetemëruar dhe përzgjedhur nga bashkëpunëtorët apo lexuesit e panumërt, në saj të ndërgjegjes që i udhëheq për të thënë të vërtetën e mohuar apo të lënë në harreesë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Çdo komb ka elitat e veta. Asnjë elitë nuk ka brirë, as e ka të shkruar në ballë. Elita del natyrshëm, nuk emërohet e nuk drejtohet nga askush, por me intelekt, vullnet, profesionalizëm dhe punë, mendimi i saj i avancuar, ndiqet apo përkrahet nga të gjithë. Natyrisht të gjithë ata që punojnë dhe pasqyrojnë arritjet, mbajnë qëndrim kritikë ndaj mosarritjeve, apo ndaj gjithçkaje që bëhet keq, në këtë mënyrë ndihmojnë çështjen kombëtare shqiptare. Këto janë vlerat e vërteta intelektule, të cilat kanë nevojë për një falendereim, për një mirënjohje, për një ftesë nga organet përkatëse administrative dhe të publikohen për gjithçka që bëjnë në favor të vendit të tyre. Një veprim i tillë do të rriste autoritetin e Shqipërisë në botë, si komb që di të vlerësojë intelektualët. Nuk duhet të harrojmë se ata janë emigrantë që përqafuan kulturën, kushtet e zhvillimit dhe iu përshtatën qytetarisë evropiane, amerikane etje. Asnjë emigrant nuk e gjeti rrugën të shtruar me dafina, ndaj puna që bëjnë për vendin e tyre, duke u rrëmbyer kohën problemeve familjare, është sakrificë sublime. Kjo punë e pashpërblyer, të paemëruar nga asnjë institucion shtetëror, i ka bërë ata jo vetëm të jenë vetvetja, dikushi, por i kanë treguar botës se shqiptarët janë njerëz të vlerave. Natyrisht duke punuar në fusha të ndryshme, secili prej tyre jep një apo më tepër vlera të ndryshme, por gjithmonë në favor të Shqipërisë.
Mes këtyre mediave për punën e mrekullueshme që bëjnë, do të përmendja disa prej tyre që kanë shmangur urrejtjen dhe nxitjen e hakmarrjes, por reflektojnë kulturë, dije dhe vëllazërim si: "Fjala e Lirë", "Albania News" (Londër), Gazeta "Dielli", "Illyria", "Bota e Gruas shqiptare","ttclub"(ShBA); "Agjencioni Floartpress"(Kosovë);"Tribuna Shqiptare"(Kanada); Revista "Shqiptari" (Rumani); "Rrënjët", "Fjala Arbëreshe","Vatra Arbëreshe" (Itali); "Zemra Shqiptare" (Suedi); "Voal" (Zvicër ); etje. Kërkoj ndjesë pasi për mungesë njohjeje aktiviteti të tyre, nuk kam vendosur media të tjera.
Propozim!
Të nderuar, miq, lexues dhe bashkëpunëtorë të mediave në emigracion, krijues dhe studiues, kritikë dhe analistë brenda dhe jashtë vendit po ju drejtohem për mbështetje.
Bota nuk i ka heronjtë apo njerëzit e shquar dhe i krijon, kurse ne i kemi dhe i lëmë në harresë, ose i ngremë në piedestal pas vdekjes. Duke parë se antivlera në tërësi ka mbulaur vlerat reale, ku vlerësohen me fushata në bazë miqësie dhe partiake, ose pse X person ka marrë çmim dhe unë jo. Vlera nuk matet nga sasia, por nga sa këto vlera intelektuale i shërbejnë kombit, shoqërisë dhe zhvillimit, apo ç' mesazh edukativ jep një vepër.
Mediat e sipërpërmendura që punojnë në emigracion nuk janë Fluide, as abstrakte. Ato drejtohen nga stafe të formuara në bazë shoqërie dhe atdhetarie dhe po japin vlera maksimale. Jam e mendimit që intelektualët e shquar që punojnë në emigracion për njohjen e historisë, kulturës dhe vlerave kombëtare, të vlerësohen, në këtë vit me të cilin nis 100 vjetori i dytë i Pavarësisë.
Po ju paraqes dy kërkesa që t'ia paraqesim Ministrisë së Kulturës:
1- Meqë Qeveria e parë shqiptare me Kryeministër Ismail Qemalin, funksionoi vetëm 14 muaj, jam e mendimit që:
Viti 2013 të shpallet Viti i Ismail Qemalit.
2- Intelektualët e shquar sipas listës dhe vlerave të secilit, t'i propozohet Ministrisë së Kulturës të vlerësohen në këtë vit të veçantë, ku do të veçoja Fatmir Terziun duke i propozuar edhe çmimin që meriton.
*Dr. Fatmir Terziu, Botues dhe drejtor i revistës prestigjioze Akademia "Fjala e Lirë" dhe "Albania News", si intelektual i shquar që e ka vendosur veten mes personaliteteve botërore në fushën e Kritikës, Kinematografisë, Publicistikës, Botimit dhe shkrimtar mjaftë i talentuar në disa gjini , i vlerësuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare ,që jeton dhe punon si Akademik në Londër, mendoj të vlerësohet me Urdhrin "Naim Frashëri" i Artë
*Baki Ymeri-drejtues i revistës "Shqiptari", poet, përkthyes dhe publicist, që me shumë kurajo dhe vullnet vazhdon punën e të Atit dhe Rilindasve të tjerë në vazhdim të shoqërisë Drita -Bukuresht i vlereësuar me disa çmime, meriton vlerësim dinjitoz.
*Ajet Nuro-drejtor i Tribuna Shqiptare, publicist-Kanada.
*Dalip Greca-kr/redaktor i Gazetës "Dielli",publicist -ShBA.
*Ruben Avxhi, Drejtor i Gazetës Ylliria, publicist - Sh.BA.
*FLORI BRUQI, Drejtor i Agjencionit FloartPress ,shkrimtar, publicist-Prishtinë
*Raimonda Moisiu,publiciste, poete dhe veprimtare, Sh:B:A
*Kozeta Zylo, poete, publiciste, ka hapur shkollë shqipe dhe televizion shqip ShB.A.
*Hasan Aliaj, publicist, drejtor i gazetës "Rrënjët", Itali
*Elida Buçpapaj, poete, publiciste dhe drejtuese e "Voal", Zvicër
*Gëzim Marku & Remzi Limani -drejtor e kr/redaktor të "Zemra Shqiptare"-Suedi
*Sedulla Zendeli Daja, hartues i katër fjalorëve shqip suedisht dhe suedisht shqip, si dhe i një fjalori për fëmijë- Suedi
*Vasil Qesari, gazetar i TV Francë, publicist dhe fotograf i talentuar
* Si individë me vlera të rralla publicistike në mbrojtje të çështjes kombëtare veçoj:
*Prof.Dr Eshref Ymeri, Dr.Vedat Shehu dhe Prof.Dr. Rasim Bebo.
vo: Pres miratimin tuaj, sipas dëshirës, shtoni emrin në listën e mëposhtme, në bazë të së cilës do të bëjmë kërkesën për vlerësim nga Ministri. Nëse do të jetë një një numër i konsiderusehëm mbështetësish, secili nga zotërinjtë apo zonjat duhet të më dërgojë një CV të plotë, ku të pasqyrohet edhe aktiviteti dhe vlerat letrare-artistike apo kombëtare që mbart. Më pas kujdesem unë për t'i çuar në destinacion!
Ju falenderoj për kohën dhe mirëkuptimin!
Vilhelme Vranari Haxhiraj
E-Mail: haxhirajvilhelme@yahoo.com
Lista emrore:
1-Vilhelme Vranari Haxhiraj-shkrimtare- publiciste, studiuese veprimtare
2-Fitim Haxhiraj- Koreograf