2013-07-22

Skënder Luarasi nën filtrin e historisë


Pak fjalë
Te libri ,,Migjeni’’ i botimit të vitit 1957 shkruejti biografinë me titull ”Jeta”,shkrimtari, profesori dhe përkthyesi Skënder Luarasi më 26 gusht 1956 me rastin e 45 vjetorit të lindjes të Migjenit . Aty  foli mbi jetën dhe veprën e Migjenit, kunatit tij, vllai i Ollgës me të gjitha peripecitë e jetës tij.
Për Skënderin flitet vetëm me gjuhën e fakteve sepse i preferonte dhe ishte edukue me këtë kulturë perëndimore, greke dhe aty – aty  ishte me ndikime sllave. Nuk dua t’i hyj në hak atij, përposë t’i japë atë që historia deri më tash nuk ja ka dhanë. ”Historia vonon, por nuk harron,, thotë populli. Ai ishte njeri principial, i rreptë ndaj realitetit të historisë sikurse e ka dëshmue me rastin e Haxhi Qamilit, që replikoi verbalisht me kryediktatorin Enver Hoxha, ku pati rekupersione jo të natyrës arriviste, të egër. Ai ishte dijetar, guximtar dhe ishte biri i patriotit të madh të kulturës, Petro Ninit Luarasi, që sublimoi jetën për shkollën shqipe. Por kjo kurikulum brilant nuk ban që të mos shkruhet për punën e tij si biograf i Migjenit dhe të tjera vepra letrare e krijuese.

Për mue ishte guximi i tij me përmasa katallane, kur u ndeshë me tiranin e Shqipnisë, Enver Hoxhën mbi antishqiptarin otoman, Haxhi Qamilin, që e kishte idhull Enveri dhe model për fatin e zi të tij dhe të  historisë. Haxhi Qamili si  antishqiptar vdiq me fjalën ”Duam Babën Sulltan,, dhe për ironi ende mbeti emni i tij i një shkolle në Tiranë, e rrugicave edhe sot në vitin 2011. Kjo dëshmon se pas 20 vjetve demokraci ende  nuk ashtë çlirue  trashëgimtarët e Enverit të ndodhun në krye të partive plurariste, të presidencës, të kryeministrisë, të akademisë shqiptare, të universiteteve, të muzeumeve, të arshivave qendrore e lokale,…..që të shkulin nga librat dhe titujt e institucioneve shkollore tituj emnash sipas shijes antishqiptare të Enverit nga ndjenja haxhiqamiliste. Dhe ky episod ishte me pasoja të hidhura për profesorin gjithë jetën. Prof. Skenderi shkëlqeu para kryeterroristit ma të madh të kohrave shqiptare, Enver Hoxha dhe mbeti një legjendë në librin e jetës nëpërmjet pendës tij të fuqishme.

Dhandri për vllain e bashkëshortes Ollga
Skënder Luarasi i kushtoi Migjenit një biografi gati të plotë në dy botime si atë të 1957 dhe atë të 1960. Dhe për lexuesin dhe cilindo që interesohet për të ditë mbi gjithshka për Milloshin i referohen si burim kryesor autorit Luarasit në biografinë e Milloshit të shkruajtun me rastin e 45 vjetorit të lindje tij. Por duhet sipas metodikës së çmuarit të fakteve të vlersohen edhe autorë të tjerë që kanë shkrue mbi jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë e Migjenit, sikurse ka peshë graviteti edhe autori, shkrimtari Gjovalin Luka si bashkëkohës i afërt  i Migjenit, i anatemuem nga Enver Hoxha dhe i torturuem në burgje.
Aty merr lexuesi gjithshka për krijimtarinë, për familjen, për edukimin, formimin dhe krijimtarinë Milloshit. Puna e kujdesëshme e Luarasit i ka ra në sy lexuesit dhe ka marrë njoftime për kunatin e tij. Natyrisht që nuk i ka shpëtue Skënderit dukuri të dobësisë sentimentale të adhurimit emocional të përjetuem në të gjallë dhe mbas vdekjes ndaj Migjenit. Kështu që shfaqi edhe gjykime subjektive ndaj tij. Autori i biografisë të Migjenit shkruejti në rrethana të kohës të sundimit të një shoqërie
bollshevike, nën sundimin e pushtimit të regjimit të Stalinit, në regjim komuniste diktatoriale, ku fjala e lirë ndëshkohej në më të shumtën me tortura dhe likujdime fizike. Ishte periudha kur çdo intelektual shkruante sipas oreksit, i shijeve të regjimit komunist dhe i tiranit antishqiptar sllavë, Enver Hoxha. Papërgjegjshmëria dhe mashtrimi ishin arti ma i kulluar i intelektualve, akademikve, profesorve, shkrimtarve të papërgjegjshëm, që i lanë brezave një fondë kulture të politizuem para historisë dhe kohërave.  Ndër ta rrjeshtohet në masën e klasës intelektuale edhe Skënder Luarasi te biografia jo e qartë dhe e saktë mbi Milloshin.
Biografia  përshkohet nga fryma filosllave-sovjetike, falë simpatisë të madhe që kishin Skënder Luarasi me Migjenin si para vitit 1938 dhe në vitet 1956, ku qeveria dhe partia komuniste shqiptare sundohej nga verbëria despotike e nënshtrimit dhe adhurimit ndaj dtiranit Stalin dhe Bashkimit Sovjetik, si kryeshteti ma i madh komunist në botë.
Skënder Luarasi me gruen Ollga dhe tre vajzat
Duke e parë në profilin e decenies të parë të mileniumit të tretë, ku kampi socialistë kapitulloi dhe në Shqipëri nga fundi i shek. të XX-të të përmbajtjes të biografisë të librit ,,Migjeni,, me titullin ”Jeta’’ mëson se prof. Skënderi ka dredhue në faktet sipas bindjeve të tija prokomuniste-enveriste dhe paragjykese ndaj njerzve dhe subjekteve, duke mos i thënë të vërteta shoqërisë dhe historisë. Faktikishtë e ka mundue dhe e ka raskapitur botën sistemi i paragjykimeve nga klasa intelektuale e papërgjegjshme dhe ajo administrative të shtetit dhe e shtresave të ndryshme të shoqërisë për dëmet e pallogaritshme që i shkaktuen kulturës së kombit shqiptar. Paragjykimi është një murë i madh dhe mistikë që nuk të lejon të shikosh diellin në syrin e mendjes të njeriut edhe sot, që vazhdon të kapardiset me kokëfortsi si krye-mentalitetë modern i kohës. Ky instrument ka prishë e ndalue rrotën e zhvillimit të mendimit njerzor dhe atë shoqëror në raport me materien kohë.
Me sa shifet ndodhet prof.Luarasi në mjedisin intelektual mjaft komod dhe i nderuem e si i tillë i paprekshëm nga asnjë vetëtimë e shkëndija rrufeje e jo ma venie në diskutim të asaj çka ka shkrue në letërsinë shqipe me të meta.
Koha në dialektikën e saj rrokullis edhe dollapet e pluhurosuna të veprave të akademikve, për t’i shkund nga mashtrimi, nga bojatisja, nga dredhia, paragjykimet, urrejtjet fetare, sektare, ideologjike, nacionale nga trysnitë e ideologjive fetare, politike, mazonike e mistike. Mirë dhe e shëndetëshme asht për të ditur ”Të Vërtetën e Biografisë të Skënder Luarasit” nga pjesa e fshehur me qëllim nga simpatizantët e tij dhe nga njerzit e familjes  tij, që janë hijet e padeshifruara të portretit tij.
Biografia e Migjenit me titullin ”Jeta” e testoi plotsishtë portretin e prof. Skënder Luarasit si në botëkuptimin e tij e natyrshëm edhe formimin karakterial e konceptual.
Jam përpjekë të jem sa ma i kujdesshëm në peshoren e seleksionimit dhe të disocijimit të fakteve  sepse çdo lëkundje të ekuilibrit e damton besueshmërinë e portretit të autorit të shkrimit biografik ”Jeta”. Disa fakte të pabukura e të shëmtuem due t’i paraqesë nga jetëshkrimi me titullin ”Jeta” te libri Migjeni me rastin e 45 vjetorit të linndjes të Migjenit të autorit Skënder Luarasi.

- Skënder Luarasi kundër Ernest Koliqit, kundër Ngritjes Flamurit të 6 prillit 1911
  1. I.                   Përse e urrejti S. Luarasi si Enver Hoxha e tjerë merhuma, Prof. Ernest Koliqin?

….”Shtypi i regjimit u përpoq ta bënte për vete Migjenin. Ernest Koliqi, i cili e njohu menjëherësh talentin e Migjenit, i shkroi redaktorit të Illyrisë nga Roma që ta siguronte me çdo kusht bashkëpunimin e Migjenit për atë revistë profashiste……………………………….
Kur më 7 shtator të 1935 u botue vjersha ,, Të lindet njeriu….’’, po Koliqi, ky agjent i imperializmit italian, që paguhej për të rekrutuar intelektualët shqiptarë në shërbim të fashizmit, përdori dhelpëri për të shtënë poetin e ri shqiptar në kthetrat e tij fashiste   . ……tregojnë dhe se çfarë pati Migjeni, i cili nuk ra viktimë e kurtheve të tyre.’’………… ”Në kuzhinën letrare të Ernest Koliqit e të Nebil Çikës laramanët e tyre gatuanin çorbën për të farmakosur mëndjen shqiptare.,,
(Marrë nga faqja 18 dhe 19, me autor S.L. të librit ,,Migjeni,, të botimit 1957 me rastin e 45 vjetorit të lindjes të Milloshit.).

Ja se çfarë shkruen Prof. Lazër Radi për Ernest Koliqin
 Prof. Lazër Radi kaloi momente jete me Migjenin dhe vuajti burgjet e komunizmit. Ai  shkruajti për Profesorin, dijetarin e politikanin Ernest Koliqin në lidhjet me Migjenin në librin e tij kujtime për Migjenin “Nje verë me Migjenin”.
Migjeni e adhuroi dhe u inspirue në krijimtarinë e tij prej prof. Ernest Koliqi dhe ja seç pohon në intervistën e Remzi Lani: “Gjithashtu lexonte(Migjeni A.L.) me ëndje Naimin dhe adhuronte Koliqin. Ndoshta nën ndikimin e tij ai nisi të shkruajë “Novelat e qytetit të veriut”.
Prof. S.Luarasi e akuzoi si manipulator i talentit të Migjenit, kurse bashkëkohësi dhe kolegu  i tij dëshmon se Migjeni e adhuronte Koliqin.
Në pjesen e dytë shkrimtari Radi flet për Migjenin jashtë kujtimeve të tij. Shume impresionuese është në këto shënime dhe profecia e Koliqit për Migjenin i cili kishte botuar në atë kohë në revistën “ILLYRIA” poezinë Shpirtnet shtegtarë” .  “Koliqi në Autodafen “Gjurmët e stinëve” thotë se  Migjeni vazhdimisht i dërgonte “Illyrisë” poezi të ndryshme, kështu një ditë vazhdon autori do t’i dërgonte “Të lindet njeriu”.  Menjëherë sa i ra në dorë Karl Gurakuqit, thirri në redaksi Ernest Koliqin, Branko Merxhanin dhe Ismet Toton dhe ua lexoi poezinë.  Ata duke e lexuar në heshtje i vunë kurorën e dafinës në krye, kurorë që do t’i qendrojë përjetësisht në olimpin e letrave shqipe.
Kurse ndaj Ernest Koliqit diktatura ka mbajtur një qëndrim tepër ekstrem, dhe poshtërues. Ajo që më ka dhimbur është pikërisht një shkrim i vonë në një parathënie mbi Migjenin, ku në mënyrë të paskrupull fyhesh një korife i fjalës dhe kulturës shqipe, si Koliqi.“(nga Skënder Luarasi sh.im A.L.) –  Intervista me Dr. Lazër Radi, 5.3.1995, Blendi Fevziu.
Prof. Radi me dëshminë e tij të pakontestueshme hedhë me neveri urrejtjen e prof. Skënder Luarasit ndaj prof. Koliqit. Kështuqë zbërthehet nga prizmi kohë, padrejtsinë e gjykimit mbi Koliqin nga Skënder Luarasi sëbashku me plejadën pseudo-akademike, letrare dhe klasës terroriste të administratës sllave-komuniste të Shqipnisë për afro 50 vjet. Prandaj u burgosë prof. Radi për bindjet e tija të kundërta edhe me apolegjeun e mentalitetit sllavë-eneveristë të profesor Skënder Luarasit. Miopia orotdokse e zbehë portretin e tij të lartuar nga intelektual ortodoksë dhe intelektualë me prirje komuniste.

Dhimitër Shuteriqi për Ernest Koliqin
Shkrimtari  i madh Dhimitër Shuteriqi e simpatizoi dhe i dha vlerën ma të naltë, që i takonte prof. Koliqit dhe ja seç  shkroi në “Përpjekja shqiptare”, në maj 1937 fjalët ma të denja: “Vetëm Koliqi qëndron përmbi shokët me ato novela që na japin disa anë të shpirtit shqiptar. Koliqi ka zotësi të shohë andej…”
 -Çudi se me çfarë indulgjence e sheh Shuteriqi letërsinë tonë të atëhershme!
Veni re se sa ka lëngue i gjori prof. Skënder Luarasi nga zgjebja e xhelozisë ndaj zotësisë letrare të prof. Koliqit. Unë dalloj nga zhargoni arrogantë i prof. Luarasit një xhelozi shfrenuese kundër kolegut tij Koliqit,  në kohën e komunizmit, në kohën e yryshit nolian-bollshevik. Sa keq ashtë kur njeriu në shpinën e një rregjimi diktatorial të fyesh, të ndërsehesh sistematikisht deri në denigrim personalitetin e tjetrit për shkaqe paragjykimesh edhe fetare sikurse bani prof. S. Luarasi.

  1. II.                Përse injoroi S. Luarasi ”Ngritjen e Flamurit në Deçiç më 6 prill të 1911” sikurse Enver Hoxha dhe krejt historianët pseudo-akademikë?

Një tjetër fakt që nuk e nderon shkrimtarin, profesorin dhe përkthyesin Skënder Luarasin asht, kur shkruen në librin ,,Migjeni,, i vitit 1956 citon në faqen 27:
”Lindi(Migjeni A.S.) në një kohë kur lufta për pamvarsinë politike e tokësore nga Turqia po zjente nga katër anët e Shqipërisë. Ky bir(Migjeni A.S. ) i shquar i Shkodrës sapo kishte mbushur motin kur u ngrit Flamuri në Vlorë,…..
Dhe matej përmend se pas një viti u ngritë Flamuri në Vlorë dhe pas 7 muejve të vdekjes të Migjenit sulmoi Italia vendin tonë.”
Prita se po lexoj edhe ngjarjen e 6 prillit të 1911 të Ngritjes të Flamurit Shqiptar në tokat shqiptare, si një nga kapituj ma të shndritshëm të Historisë së Valëvitjes Shqiptare, por me keqardhje dhe me një trishtim të madh nuk e kishte përmend historiografia shqiptare për fajin e vetëm se ishin viganët e Maleve të Veriut.
A nuk dinte Skënder Luarasi që kishte punue mësues në Gjimnazin e Shkodrës ,,28 Nandorin,, në vitin 1935, mbi Ngritjen e Flamurit më 6 prill të 1911 në Deçiç nga Dedë Gjo Luli me trimat e Kojës, që ishte porta e preludit të Pavarsisë së Shqipnisë. Si ka mundësi, që ky aktë i madh sublim historik e politik, që bëri jehonë brenda dhe jashtë kombit shqiptar nuk i ra në sy kjo ngjarje e madhe, që ishte viti i lindjes e Migjenit, vllait të grues tij, Ollga? A thue ishte brengosë se djemtë e Kojës dhe të tokave shqiptare të Shqipnisë të Veriut vdiqën në luftë kundër malazezve dhe serbve duke kurorëzuar me Ngritjen e Flamurit pas rrëzimit të saj pas afro 500 vjetve nga barbarët otoman të Turqisë, që mbetën aleatët të përjetshëm me sllavët?
A i falet Luarasit, birit të luftëtarit Petro Nini Luarasi të mos përmend në librin e Migjenit këtë Vepër politike-historike e historisë të kombit shqiptar, 6 prilli i 1911, që u kremtue në 100 vjetorin e saj në Shkodër dhe në tokat shqiptare të Malit Zi më 6 prill të 2011, që mbetet dita ma e lavdishme e historisë së Shqipnisë dhe atyre tokave që i pushtoi Mal i Zi.
Ndoshta mund të shpjegohet se lëngonte Skënderi nga sektarizmi i urrejtjes ndaj Veriut të Shqipnisë si gjithë administrata, klasa intelektuale dhe udhëheqja terroriste e Tiranës për afro 50 vjet, që për dreq vazhdon edhe sot.
Të njejtën sjellje morale-politike kryen gjithë historianët dhe akademikët shqiptar në periudhën komuniste duke injorue si shumë kapituj në librin e historisë si edhe 6 prillin e 1911 e atyre djelmoshave patriotë që dhanë jetën për Flamurin Shqiptar. Injorimi i kësaj vepre sa heroike aq dhe patriotike, sa politike aq dhe morale quhet nihilizëm, patologji sektare dhe me fund jo shqiptare. Shoqëria e epokës në Luftën e Spanjës dhe njehsimi i idealeve komuniste të S.Luarasit me kryeterroristin Mehmet Shehun ishte fryt  i  urrejtjes ndaj Klerit Katolik, ndaj Historisë të lavdishme të Veriut të Shqipnisë, ndaj shkrimtarit të madh Profesor Ernest Koliqi.

Skënder Luarasi për Luftën Nac-Çlirimtare
Ja seç shkruen ai në faqen 27 te nëntitulli ”Koha,, për Luftën Nac  – Çlirimtare:
”Të dy vanë tok te Golgothaja, drejt së cilës e shpunë Shqipërinë sundimtarët e pabesë te regjimit feudalo – borgjez dhe fashistët; që të dy i nxorri bashkë në dritë e në jetë t’amëshuar Lëvizja Nacional Çlirimtare.”
Kushdo që ja venë mendjen cilësimin apo etiketimin e Lëvizjes Nacional Çlirimtare nga ana e prof. Skënderit duhet të njohë glosologjinë e fjalës e amëshuar. I amëshuar do të thotë i përjetsisë. Si arsyetonte prof. S. Luarasi me kulturë perëndimore në kët farë çoroditje cilsimesh të një Lufte që ishte Luftë Civile, luftë vëlla-vrasëse e kualifikue nga viktimat e saj. Ku ishte amëshimi i kësaj lufte bollshevike? Çka ishte produkti final i ksaj amëshimi profesor S. Luarasi?
Ishte ardhja e një bande antishqiptare nga Beogradi, që rrënoi kulturën sikurse perandoria otomane dhe kjo u pa me rrëzimin e kësaj ,,qeverie demokratike,,


Sintezë e bindjeve të shëmtuara të prof. Skënder Luarasit
Janë dy fakte që e kompromentojnë rëndë moralin patriotik të tij kundër Koliqit dhe kundër Ngritjes të Flamurit në Deçiç më 6 prill të 1911 të regjistruara në biografinë e tij.
Dy fakte të pakontestueshme e regjistrojnë në biografinë e Skënder Petro Luarasit një njollë të  rëndë sa morale aq dhe politike të cilsuem realishtë si sjellje e egër sllave-komuniste.

  1. III.             S. Luarasi, avokati i 100 familjeve ortodokse në Shkodër, armik i katolikve

,, Shtytjet që e bënë Milloshin të rritet aqë shpejt në botëkuptimin e tij të gjërë dhe t’i bëjë rendit shoqëror në fuqi një kritikë aqë të drejtë qenë, domosdo, në fillim rrethanat personale(të familjes dhe vetë Migjenit – sh.im A.L.) në të cilat u rrit, vuajtjet materiale e morale që pësonin të 100 familjet ortodokse shqiptare në Shkodër, të cilat për shkak fetar, klerikët e tjerë(katolik e musliman – sh.im A.L.) nuk denjonin t’i quanin veçse ,,Shqeh,, (shkah, shkje, serbë, malazezë e sllavë – sh.im A.L.);…..S.L., faqja 28, vepra ”Migjeni,, 1956.
Prej vuajtjeve ekonomike e morale  të Migjenit si një nga ata ortodoksët në Shkodër sipas S.L. e burrëruan para kohet dhe e bënë një apologje të fshikullimës dhe sarkazmës kundër klasës shtypëse që ishin klerikët musliman-katolik dhe qeveria e Zogut.
Unë nuk kam dallue kurrë një gjurmë diskriminuese e të turpëshme të tillë të mbetur ende në kohën, që u rrita unë sikurse pohon S.L. në marrëdhaniet midis katolikve dhe ortodokseve.
Shembuj të një bashkëjetese të shkëlqyer padallim feje midis katolikve dhe ortodokseve ishte prezente në Shkodër si rasti më i gjallë i përsonaliteteve të kulturës, si piktorët e mëdhenjë Kolë Idromeno e Zef Kolombi kishin marrë gra ortodokse. Apo kam njohur doktorin e dashtun të fëmijve, Filip Pistulli i familjeve të vjetra shkodrane apo dr. Kaçulini i kishin pasë gratë nga Korça me besim ortodoksë e shembuj analogë sa të duesh. Mandej e ka pasë traditë familjet e vjetra katolike intelektuale shkodrane qysh në  vitete 1930 të martoheshin me ortodoksët. Unë kam punue, kam pasë dhe kam ende miqë të mrekullueshme nga besimi ortodoksë në Shkodër, ku nuk kam dallue asnjë gjurmë të kësaj shëmtie që pohonte në veprën ”Migjeni” për kohën e tij se gjoja na i paskëshin  keqtrajtue katolikët dhe muslimanët me shprehjen ,,shqeh, shkja,…’’, pasi ata në faktë nuk ishin të asaj rracet serbe apo malazeze në të vërtetë. Duhet besue se ka pasë dhe ka edhe sot ndonjë person që fyen ende me të tilla diskriminime, sikurse tifozët vlonjat të futbollit i etiketonin përherë skuadrën e futbollit shkodran si serbë dhe malokë në periudhën e komunizmit. Pakica nuk përfaqson mendimin dhe sjelljen e shumicës. Përgjithsimi i tillë për të keq e damtoi figurën e Skënderit duke na lanë shije e një njeriut të pakënaqur dhe urrejtës ndaj popullit shkodran me dy besimet e saj. A mund t’i fshijë historia gjurmë të tilla? Jo!
Unë jam trishtue thellë kur e lexova në parathanien e librit të Migjenit me autor profesor S.Luarasin sepse nuk asht e vërtetë kjo sjellje poshtëruese për shkaqe fetare ndaj një pakice ortodokse shqiptare në Shkodër. Nuk e di se nga e nxorri Luarasi këtë episod ilustrues të turpshëm të shoqërisë shkodrane sepse nuk gjej elementë të tjerë komplementarë të kuadrit prognozë të tij real. Nuk e di sepse S.L. nuk solli fakte të tjera të kësaj sjellje tepër fyes e denigrues për kulturën e Shkodrës!!??
Me një fakt kaq të vobekt e anemikë, S.Luarasi nuk mund të njollosi harmoninë fetare në Shkodër.
Siç duket kjo reminishencë i  ka ardhë në mendjen, prof. Luarasit gjatë periudhës të  fushatës së gjenocidit të administratës komuniste-sllave në vitet 1944 – 1956 e matej deri në vitin 1991, nën drejtimin e bandës sllave të Enver Hoxhës dhe Koci Xoxes, e Hysni Kapos me Mehmet Shehun e me rradhë fosile tjera antishqiptare ndaj qytetit ma të përsekutuem në Shqipni.

Skënder Luarasi në korin e korbave enveriste-sllaviste-titiste kundër Klerikve Katolikë
 Manastiri katolik, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, është e mbushur me rreze të zeza të vdekjes. S.L. faqja 30 botimi 1957 ,, Migjeni,,.
Unë dyshoj se Skënder Luarasi duhet ta ketë huazue këtë citim të masipërme nga ,,mësimet dritë-dhënëse,, m-l të Enver Hoxhës. Vetëm njerëz që urrejnë patologjikishtë me racë dhe rrethin familjar mund të vjellin vrer kundër Klerit Katolik me kësi lloj citimi të tipit bollshevik.
Profesor Luarasi mori guxim ta proklamoi edhe në hyrjen e librit Migjeni këtë fushatë shpifarake aziatike e tërbuar antikatolike të Enver Hoxhës me bandën e tij edhe në Shkodër kundër klerikve katolikë dijetar e atdhetar të mëdhenjë të fillue qysh me ardhjen në pushtetë të çetës terroriste të Jugut në pushtet në Tiranë ne deri në vitin 1991. Priftërinjve të rinjë e të vjetër u ngulnin në gjuhë gozhdën me thikë në tavolinë, i hedhnin në gropë të gëlqeres e të fekaleve, apo i shkulnin gërmazin dhe i hedhnin nga katet e larta, apo i mbytnin duke i torturuar e vrarë, duke i dhunuar familjet e tyne hetuesit e prokurorët, duke u shpifur deri në absurditet…
Ishte koha ku mllefi i brendshëm i intelektualit Luarasi si shumë kolegë e tij enverist-titist-stalinist – antishqiptar si një korë i paraprinin drejt me shpifje mbi Klerin Katolik dhe intelektualë të shquar të Veriut sepse ishte e modës të fyeje e të shpifje shqiptarin për shkakë të fesë katolike dhe aftësive intelektuale të mëdhaja që kishte.

Skënder Luarasai injoroi veprën e At Gjergj Fishtës
 Skënder Luarasi injoroi veprën sa patriotike aq dhe harmonike të At Gjergj Fishtës, që në 1 vjetorin e Pavarsisë të Shqipnisë, më 28 nëntor 1913 lidhi dy pikat më të larta të objekteve fetare në qëndër të qytetit të Shkodrës, minaren e xhamisë së Fushë Çelës dhe kompanjelin e kishës së Fretërve të Françeskanëve me një kordon me drita të llampushkave prej vajguri, që shoqërohej me flamuj kombëtarë, duke i dhënë një pamje jo vetëm festive qëndrës së qytetit, por në të njëjtën kohë duke përcjellë mesazhin e harmonisë dhe bashkëjetesës në mes besimeve fetare në qytetin e Shkodrës. Kjo vepër ishte pasqyrë e modelit të bashkëjetesës fetare në Shkodër, gja që ashtë pa me xhelozi nga armiqtë shekullor sllavë dhe nga disa shtete perëndimore armike.
Për fatin e keq të tij, Skënder Luarasi e shikoi me gjyslyke sllave e komuniste veprën e harmonisë fetare në Shkodër sikurse gjithë klasa intelektuale shqiptare e Jugut me qendër në Tiranë.
Me keqardhje konstatoj se prof. Luarasi nuk kishte fakte bindëse për përçarjen fetare katolik-ortodoks, pasi nuk gjenden gjurmët e saj edhe sot në fillim të shek. të XXX –të. Gjurmët e së shëmtuarës dhe të mirat nuk zhduken aq lehtë nga memorja e shkodranve.

IV. A ka subjektivitet mbi jetën dhe veprën e Migjenit në libër?

A mund ta marrë librin ,,Migjeni,, të botuar nga S.Luarasi me rastin e 45 vjetorit të lindjes të kunatit tij, si të vërtetë në tërësinë e një mori faktesh për njeriun e familjes tij me këtë mungesë ekzigjence në moral dhe në çështjen e atdhedashurisë të dyshimtë të tij në kapituj të hershme të veprimtarisë tij?
Faktikisht më dalin disa pikëpyetje në besueshmërinë biografisë të Migjenit, pasi ka pjesë-pjesë linja dhe pikë-nyje trajtime subjektive dhe fshehje të vërtetave për jetën e Milloshit.
Aty në libër gjej edhe pa ju referue sjelljeve tij aspak të favorshme për të në disa pika të errëta, që më duhet mue dhe lexuesit të panshëm t’i ndriçojmë ato pika të dyshimta me synimin e vetëm të pasqyrohet sa më qartë marrëdhaniet e Migjenit me subjektet dhe njerëzit.
Venia në dyshim të kredibilitetit të autorit të biografisë të Migjenit në disa aspekte e justifikon autorin e kësaj shkrimi ndaj profesorit të madh dhe mjaft ekselent S. Luarasi, që errësoi nyjet dhe lisat e historisë kombtare shqiptare. Nëse një ditë do të permendet prof. Luarasi duhet bashkangjitë edhe ky shkrim i im sepse plotëson në një mase të plotë atë pjesë ende të pandriçuem të tij në librin e biografisë tij. I ftoj miqtë e tij të mos rrebelohen, por ta marrin me të qetë sepse kjo pjesë para malit të veprës të prof. Skënder Petro Luarasi nuk e zbehë, porse del i ndriçuem në 360 gradët profili i tij.
Sa mirë asht të thuash të vërtetës historisë mbi njeriun që la gjurmë të mëdha në letërsi, në pedagogji, në shqipërime dhe veprimtari patriotike etj si dhe anët e padukëshme të fshehur nga shtresat e mjegullta të kohës. Skender Luarasi ishte njeriu i gjithë shqiptarve, prandej kujtohet dhe pasurohet fondi i biografisë tij ende.

Skënder Petro Luarasi ishte njeri i komunizmit
Skënder  Luarasi i faturohet një mëkat të randë në komunizëm: Ai futi në burg Gjovalin Lukën sepse shkruejti për Migjenin vetëm të vërtetat e jetës, veprimtarinë, shoqninë dhe pjesmarrjen e tij te Grupi Komunist i Shkodrës në librin Migjeni, botim i parë pas 1944. Ankimi  i S.Luarasit në Drejtorin e Aparatit të ish KQ të PPSH Gjovalin Lukën, se kishte shkrue gjana të pavërteta për Migjeni si bie fjala: Migjeni ka qenë antar i Grupit Komunist të Shkodrës, etj. i shkaktoi një fat tragjik kolegut tij Gj.Lukës burgë.
”Në beharin e vitit 1953 mora vesh se punimi im mbi Migjenin ishte çuar në shtyp nën redaktimin e Gjovalin Lukës. Protestova duke i dërguar letrën e mëposhtme Drejtorisë së Arsimit e të Kulturës në Komitetin Qendror, ku drejtonte Fatmir Gjata. ”( shih letrën, më poshtë, – shën. Red.). Skënder Luarasi: ”Ana e panjohur e Migjenit”.
Aty nga gushti i vitit 1955, Skënder Luarasi u thirr në Komitetin Qendror të PPSH dhe ngarkua zyrtarisht të hartonte një botim të ri…(të librit ,,Migjeni,,)
Arbër Lisi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...