Një poezi me temperaturën e jetës, të njeriut. Kështu e ka quajtur poezinë e Preç Zogajt ministri në detyrë i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, poeti Visar Zhiti. Edhe pse e kishte parashikuar në shtator, duket se Zogaj mendoi se kësaj periudhe postzgjedhore, transitore, i duhet pak poezi, i duhet një promovim libri. Në ambientet e MTKRS-së, promovimi i librit “Fundi, një fëmijëri tjetër” kishte mbledhur më shumë njerëz nga ç’ishte llogaritur numri i karrigeve. Ministra, kolegë debatesh nëpër ekrane televizive, shkrimtarë, gazetarë… Siç do të shprehej Zhiti, atë shumësi njerëzish “është poezia që na bashkon të gjithëve”. Sipas tij, ky libër që Preç
PËRMBLEDHJA“Fundi, një fëmijëri tjetër”, është përmbledhje e poezive të shkruara gjatë 2-3 viteve të fundit. Një botim i shtëpisë botuese “Tirana Times”, me kopertinë nga Parid Teferiçi. Edhe në këtë përmbledhje poetike, Preç Zogaj u kthehet temave të tij të preferuara, si dashuria, që siç do të shprehej edhe në vëllimet e mëparshme është lajmi më i mirë që mund të ndodhë mbi tokë. Është dashuria për gruan, për prindërit, që janë vazhdimisht të pranishëm edhe me mungesën e tyre, për jetën. E bashkë me këtë të fundit vjen dhe vdekja, ajo e pashmangshmja, e vetmja gjë e sigurt sipas poetit, mungesa e së cilës ndoshta nuk do t’i jepte jetës atë kuptim që ka.
No comments:
Post a Comment