Mediat e Beogradit transmetojnë sot shkrimin e publicistit shqiptar, Fatos Lubonja, sipas të cilit “Prishtina e Tirana kanë mbajtur mbyllur sytë ndaj krimeve të UÇK-së” nga frika. Këto medie përmendin fyerjet dhe kërcënimet që i janë bërë Lubonjës “nga zyrtarë të Kosovës e të Shqipërisë”.
Ato citojnë gazetën serbe me pikëpamje ekstremiste nacionaliste, “Vjesti”, që botohet në Frankfurt, sipas të cilës Lubonja ia ka konfirmuar asaj se “elita ka mbyllur sytë para krimeve të UÇK-së për shkak të retorikës nacionaliste, përvetësimit të legjitimitetit dhe të kontekstit të arsyetimit të krimeve të UÇK-së kundruall krimeve serbe”. Po ashtu Lubonja citohet të ketë thënë se kjo ka ndodhur edhe si efekt i glorifikimit të udhëheqësve popullariteti dhe pushteti i të cilëve është ngritur mbi luftën. “Në kombinim me frikën prej tyre, çështja e krimeve të UÇK-së jo vetëm ndaj serbëve e romëve, por edhe ndaj vetë shqiptarëve, është temë tabu”, citohet Lubonja, shkruan Koha.
Duke u deklasrtuar rreth kërcënimeve që ka marrë, sidomos ajo “Serb që flet shqip”, më shumë e paska fyer “bir bushtre”, një identifikim me armikun, që do të thotë thirrje për mënjanim nga shoqëria e paramenduar si etnike, që është edhe më keq, sipas tij.
Fatos Lubonja ka dhënë një interevistë për emisionin “InfoMagazina” të televizionit Klan Kosova, sot pasdite. Intervista është realizuar përmes linjës telefonike, kurse në studion e Kushtrim Sadikut ka qenë i pranishëm edhe Ernest Luma, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Gazeta Express sjell përgjigjet e publicistit të njohur shqiptar, Fatos Lubonja dhe sigurisht ndërhyrjet që i bënte atij nga Prishtina Ernest Luma i partisë së Ramush Haradinajt.
KlanKosova: A jeni në dijeni për debatin që po zhvillohet në Kosovë rreth shkrimit tuaj?
F. Lubonja:Jam pjesërisht në dijeni sepse kam qenë i zënë me punë tjera, jam në dijeni që shkrimi është botuar në “Panorama” fillimisht, por pastaj - siç veprojnë gazetarët në përgjithësi - jo vetëm që e marrin pa leje dhe pa kërkuar asnjë të drejtë të autorit, por edhe titujt i vënë si ia ka qejfi e të bëjnë debat si i ka qejfi shqiptarëve.
Titulli që kam vënë unë është “Nën qiellin e Europës”, ndërsa titulli që kanë vënë autorët sepse shkrimi është botuar në gjermani në një revistë gjermane me një titull të gjatë, diçka si “Shfajësimi i Haradinajt”...
Ndërsa titujt që i vënë shqiptarët i vënë sipas oreksit, sepse unë nuk jam gazetar investigativ e para e punës dhe unë nuk mund të vë tituj ‘ky është vrasës’. Unë kam bërë një analizë atje dhe jo një akt të gazetarisë investigative.
Por, është drejtë e secilit që shkruan të kuptojë dhe interpretojë atë si të dojë.
KlanKosova: Pra po thoni se ju kanë keqcituar mediat?
F. Lubonja:Tani juve po përsëritni të njëjtën gjë që unë thashë, do të thotë që nuk e lexoni me kujdes artikullin dhe kam bindjen që ju as vetë nuk e keni lexuar sepse gazetarët shumicën erasteve nuk i lexojnë artikujt. Atëherë në artikull thuhet shprehimisht që shqetësimi kryesor i artikullit është që si është e mundur që politikanët shqiptarë, intelektualët shqiptarë, bota gazetareske shqiptare pret në mënyrë triumfale një njëri që gjithsesi ka qenë i akuzuar për krime lufte dhe e pret në mënyrë triumfale ndërkohë që ka bajagi të dhëna, nëse jo për të qenë i bindur, për të pas dyshime se mjaft nga ato akuza qëndrojnë. Ky është thelbi që kam thënë unë dhe ka të bëjë me dobësinë e gjendjes shqiptarëve, e politikës shqiptare e shoqërisë civile shqiptare për të qëndruar kritikues ndaj të vërtetës...
Në këtë rast ndërhynë Ernest Luma, anëtar i Kryesisë së AAK’së. Ai i thotë Lubonjës se nuk ka të drejtë t’i akuzojë heronjtë e luftës dhe luftën e pastër çlirimtare të Kosovës. Njëherësh, sipas Lumës, Lubonja ka fyer shqiptarët duke i quajtur “popull skizofrenik”.
Kurse Lubonja është përgjigjur: Ajo që unë kam thënë skizofreni shqiptare është një skizofreni që ne e kemi vuajt në kurriz gjatë i them zotërisë, prandaj është një skizofreni midis botës virtuale dhe përrallave dhe ëndrrave të një pushteti dhe mjerimi që shkakton ky pushtet dhe këtë e kemi provuar në kohën e Enver Hoxhës ku njerëzit që përdorin mitin e luftës goxha mirëmjeruan popullin për 80 vjet.
Skizofrenia ka kuptim që të jetosh midis këtij virtualiteti dhe mjerimit real të realitetit dhe për t’u shliruar pra nga kjo pikërisht duhet të shlirohemi nga të ashtuquajturit mite dhe heronj dhe duhet të shikojmë të vërtetën në sy ky është një nga ato që vë në pah artikulli. Për sa i përket asaj që quhet shpifje, unë kam cituar dhe nuk kam thënë diçka nga mendja ime, kam cituar libra që kam lexuar veçoj librin e Carla Del Ponte, veçoj edhe librin që u botua nga dy gazetarë italianë për Kosovën, “Kosova midis mafias dhe SHBA’së”, pra kam cituar nuk kam shpifur, por kam cituar dhe aty ku është për të hedhur dyshim, hidhet dyshim dhe aty ku thuhet qëndron diçka që është e vërtetë, thuhet që është e vërtetë, por ka edhe të vërteta dramatike me të cilat Kosova duhet të ballafaqohet mendoj unë ashtu si edhe shumë shqiptarë që janë të vërtetat e të zhdukurve që s’mund të mohohen dhe për të cilët nuk ka as fajtorë dhe as nuk është vënë gishti diku dhe mendoj që në qoftë se flasim, sepse përmendëm më parë Fulen që ka ardhur në Kosovë, dhe në qoftë se flasim për një Kosovë dhe një Shqipëri që bëhet e denjë për të hyrë në popujt me vlera evropiane atëherë ajo është një Kosovë që nuk mund të jetojë ku në njërën anë flitet për vlera evropiane dhe një tjetër i fryhet urrejtjes ndaj miqve dhe ndaj fqinjëve dhe urrejtje ndaj çdo kujt që ka mendim të kundërt nga pushtetarët. Pra kjo lloj shoqëria nuk mund të jetë demokratike pra thelbi i artikullit tim nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën por ka të bëjë edhe me atë se sa mund të ndërtohet një shoqëri demokratike në një vend ku ka aq shumë dhunë, ka aq shumë akuza për vrasje, ka aq shumë dhunë që e prodhon edhe qëndrimi i kundër që dëshmon kjo se si kanë reaguar ndaj artikullit tim.
Ndërhyn Luma sërish: Ju po tentoni me linçuar personalitetet e luftës dhe liderë politik që janë dëshmuar në të gjitha periudhat...z. Haradinaj përveç që s’ka bënë krime ka mbrojtur pengjet dhe civil...Projekti i UÇK’së është krenari mbarëkombëtare dhe ka dalë fituese.
Fatos Lubonja ripërsërit prapë argumentet që sipas tij, shtrojnë nevojën për një debat rreth mitizimit të figurave dominuese në jetën e shqiptarëve.
Tani, unë e përsëris edhe njëherë që nuk mundet kurrsesi që në merr të një lufte, që padyshim që ka pjesën e vetë të rëndësishme për çlirimin e Kosovës, të krijohen heronj dhe këta heronj të mund të abuzojnë me pushtetin etyre. Këtë e kemi provuar në kurriz e përsërit në kohën e Enver hoxhës dhe jo vetëm ne dhe nuk duhet të përsëritet pra shoqëriaduhet gjithmonë të mos maskoetohet me heronj. Fakti është që, përveç akuzave për luftën për të cilat flitet, flitet edhe për dëshmitarë të zhdukur, pra procesi më shumë është mbyllur për shkak të mungesës së provave përveç kësaj fakti është që po të ndjekësh edhe shtypin kosovar por jo vetëm shtypin kosovar ka shumë akuza për një klasë politike që po të ishte aq patriote siç pretendon nuk do të ishte pasuruar në mënyrë megalofante në kurriz të popullit me korrupsion dhe ne një situatë që nuk është aspak e denjë dhe këta heronj duhet ta tregojnë dashurinëe tyre jo vetëm në një moment por gjithë që është dashuri e vërtetë ndërkohë që siç shikojmë dhe lexojmë, akuzat për korrupsion që i vihen një klase politike, e që janë aq të mëdha thotë se këtu kanë lidhje me njëra me tjetrën sepse ai miti i ndërtuar mund të përdorët dhe të abuzohet me të, kaq kisha.
ALBANSKI PISAC PODIŽE BURU NA KOSOVU
Luma: "Fatos Lubonja - Srbin koji govori albanski"
Albanski pisac Fatos Lubonja oštro kritikuje lidere u Albaniji i na Kosovu zbog reakcija na ishode haških suđenja. Političari na Kosovu bijesni. On je Srbin koji govori albanski, tvrdi portparol Haradinajeve partije.
Albanski pisac Fatos Lubonja, koji je nedavno istrpeo brojne napade i uvrede predstavnika kosovskih vlasti zbog izjava da je politička elita u Prištini i Tirani zatvorila oči pred zločinima OVK, smatra da su ti zločini prećutani iz straha.
On je, u intervjuu frankfurtskim „Vestima“, kazao da je elita zatvorila oči zbog dominacije nacionalističke retorike u političkom diskursu i njegove upotrebe za osvajanje legitimiteta, zatim zbog čuvanja slike Kosova u kontekstu opravdavanja zločina OVK-a u odnosu na srpske zločine nad Albancima, kao i zbog glorifikacije vođa čija je popularnost i vlast izgrađena na mitologiji rata.
fatoslubonja
„U kombinaciji sa strahom od njih, pitanje zločina OVK-a ne samo nad Srbima i Romima, već i nad samim Albancima, je tabu tema“, podvukao je Lubonja.
„Kažnjavanje zločina ne vidim toliko kao sudski proces, koliko kao jedan kulturni i psihološki proces. Prvi problem je što se ove stvari moraju priznati kao zločini, ne od strane Haga, već od strane onih koji zločine nazivaju heroizmima, a počinioce herojima, a koji su, na žalost, još uvek većina u regionu. Da bi započeo proces pomirenja, ne treba čekati zatvaranje istraga i kažnjavanje. Naprotiv, proces katarze i kulturnog preporoda, pogotovu kod mladih, može da pomogne i istragu i kažnjavanje zločina u budućnosti“, istakao je on.
Vezano za pretnje koje je dobio, posebno da je „Srbin koji govori albanski“, Lubonja je kazao da je više nego uvreda “kučkin sine”, to je identifikacija sa neprijateljem, što će značiti i poziv za udaljavanje iz društva koje je zamišljeno kao etničko, što je još gore.
„To je pokazatelj koliko nam je još rada potrebno da u regionu sagradimo društvo pojedinca koji imaju svoju individualnost i klimu ljubavi i saradnje među različitim narodima Balkana“, poručio je on.
Kada bih oformio sud za sve oni koji su me psovali i vređali, spao bih na nizak nivo iz kog bih izašao uprljan, rekao je Lubonja.
Lubonja je kazao da je sa Kosova primio puno čestitki za tekst, čak je dobio i javnu podršku od kolega novinara.
„Poruka i za Albance, i za Srbe, i za Makedonce je ista: da izađemo što pre iz izolacije, mržnje i uterivanja etnonacionalizma gde želi da nas zadrži manjina političara. Ako je nekada ovo stanje najviše bilo tragično, danas je najviše smešno“, zaključio je albanski pisac.
http://www.rtvbn.com/news/o-zlocinima-ovk-se-cuti-zbog-straha/