2013-07-22
Dromca nga ditari i luftës
Ajo çka ndodhi në këtë fundshekull në trevat e mbarë Kosovës, të përkujton rreshtat e Biblës së shenjt ku përshkruhen vuajtjet e tmerrëshme të njerëzimit. Termi luftë, është i butë për të definuar gjithë atë çka ndodhi me popullatën shqiptare në Kosovë gjatë viteve 1998/99. Mendjet e sëmura të elitës intelektuale sërbe, treguan gjithë vrerin dhe urrejtjen patologjike ndaj kombit shqiptar gjatë holokaustit kosovar. Nuk është rastësi kjo që ndodhi pikërisht në fund të shekullit njëzet, ashtu si nuk ishte aspak rastësi ajo çka ndodhi në fillim të këtij shekulli me trojet autoktone shqiptare në Nish, Leskoc, Prokuple, Kurshumli … Pra, është transparente vazhdimësia e ideologjisë së shfarosjës së popullatës etnike shqiptare në Kosovë nga serbomëdhenjët. Ishte koha e realizimit të idesë dhe ëndrrës shekullore sërbomadhe, për pastrim definitiv të llogarive me shqiptarët. Sërbia, deshi të hyjë në shekullin 21, me Kosovë të pastër etnikisht. Këtë e arriti, mirëpo në kahje të kundërt. Ekuacioni me dy të panjohura, kishte marre kahje të kundërt nga ajo që llogaritej !
Prezenca e popullatës etnike në trojet e veta, është kompleks i pa shëruar i çdo okupatori që synon të mbaj tokat e huaja. Elaboratet qindëvjeqare të vjetra, të punuara në mënyrë minucioze , nga Sveti Sava, Garashanini, Andriqi, Qubrilloviqi … Milosheviqi dhe shumë tjerë, kësaj radhe, më në fund fituan notën që merituan. U hudhën në shportën e turpit të historisë.
Nga të gjitha këto luftëra të ndyera në dekadën e fundit që u zhvilluan në ish Jugosllavi, ata u treguan faqezinjë dhe u turpëruan publikisht. Rrethanat politike aktuale ndërkombëtare si dhe forca e argumentit, në raport me zgjidhjen e drejtë të çështjës kombëtare shqiptare si dhe të Ballkanit në tërësi, kësaj radhe ngadhnjyen ndaj mashtrimeve dhe kurthave të vet satanës. Gebelsi do të mbetej i stepur, për atë çka kishin pregaditur mafiozët millosheviqian. Përgjegjësi morale historike mbanë shtresa intelektuale sërbe , sidomos Akademia Shkencave Sërbe dhe Kisha Ortodokse Sërbe, si kreatore dhe ideologe e realizimit të këtij plani monstruoz. Heshtja do të thotë aprovim. Ekziston një misticizëm në shpjegimin e disa dukurive dhe rrjedhave që ndodhin në këtë botë. Vrasësi, zakonisht paguan me kokë për krimin e bërë në të njetën formë si viktima. Gjaku i derdhur i shumë fëmijëve, grave dhe pleqve shqiptarë, pra gjaku i atyre që plotësisht ishin të pafajshëm dhe u masakruan në format më barbare, duhet paguar nga ana e atyre që dhanë urdhëra apo ishin vetë autor të këtyre veprave makabre. Në krahasim me viktimat e pafajshme kolektive shqiptare, Sërbët si kolektivitet do t’a mbajnë ndër shekuj hipotekën si popull etnocid. Vetëm nëse plotësohen kërkesat e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë dhe dorëzohen ( dënohen ) të gjithë që janë në listë të akuzuarve për krime lufte, atëherë mund të zbehet imazhi që kanë fituar në dekadën e fundit. Qyteti i Gjakovës nuk mundi të iu ikë veprimeve barbare të okupatorëve sërb. Afër 4 muaj popullata duarthatë e Gjakovës u ballafaqua me rrethim të hekurt, në mesin e së cilës hidhte vallën vetë djalli. Minoriteti serbo – malazias që ka jetuar në qytetin e Gjakovës, është i zhytur aq shumë në krime, sa që duhet kaluar dekada të tëra, që ndonjë nga nipërit e tyre, të mundën lirshëm të ecin rrugëve të këtij qyteti si turist. Emri i kryetarit sërb të instaluar të Kuvendit të Komunës, Momqillo (Moma) Stanojeviq, do të mbetet një ndër emërat më të urryer në historinë e qytetit. Vepra e tij kriminale, nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa e qytetarëve të Gjakovës. Gjakova, në historikun e sajë të gjatë nuk mban mend katrahura të tilla si kjo e fundit. Pastrimi i egër etnik i qytetit të Gjakovës me rrethinë, bëri që ky qytet ato ditë t’i ngjante një kasaphaneje të vërtetë. Gjakovarët vriteshin në forma nga më të ndryshme. Kriminelët sërb, në shumicën e rasteve iu afronin viktimave “ menynë ” e llojeve të likuidimeve. Mënyra më e preferuar ishte likuidimi me armë të ftohta. Ishte i priveligjuar ai i cili vritej me armë zjarri. Karakteristikë e veçant ishte mënyra e humbjës së gjurmëve të krimit, kjo bëhej zakonishtë me djegien e shtëpive së bashku me viktimat. Këtë, e ilustron më së miri rasti i familjës Vejsa, ku u dogjën trupat e 22 fëmijëve, grave…, pastaj, familja Cana, ku u dogjën 4 familjar, e kështu me radhë. Zhvarrimi i viktimave të terrorit , ishte pjesë e skenarit të ndyrë të platformës gjenocidiale antishqiptare sërbe. Nga varrezat e qytetit të Gjakovës, kah fundi i muajit maj, u bë zhvarrosja e 87 trupave të likuiduar nga kriminelët sërb. Mbi të gjithë ata u bë edhe një krim, nga se edhe sot nuk janë gjetur trupat e tyre. Në mesin e tyre ishte edhe trupi i doajenit të kirurgjisë gjakovare, Dr. Izet Hima, i cili u vra dhe u masakrua në natën e 24 marsit. Kjo vrasje shkaktoi efekt mjaft negativ psikologjik në masë, çka ishte padyshim edhe qëllimi i armikut. Vrasjet, djegiet, dhunimet, plaçkitjet, torturat ç’njerëzore, ishin dekori i qytetit të lashtë buzë lumit Erenik, i cili ato ditë kishte ndërruar ngjyrën ! As plaku më i moqëm në qytet, nuk mbanë mend nga rrëfimet e gjyshërve të tyre, të ketë goditur kaq rëndë këtë qytet ndonjë nga okupatorët e mëparshëm. Shkatërrimi i Xhamisë së Hadumit, e vjetër më shumë se 500 vite, dëshmon për karakterin dhe intenzitetin e shkatërrimeve. Edhe nata e 16 prillit, bënë pjesë në një ndër Netët e Bartolomeut në qytetin e Gjakovës. Ishte natë e ftohtë prilli dhe binte shi i rrallë. Bubullimë nuk dëgjohej, por dëgjohej vaji i foshnjeve nga traktorët e mbuluar me folie najloni të konvojeve pa fund, të cilët kishin marrur rrugën e shpëtimit drejtë kufirit të Shqipërisë. Vaji i atyre foshnjëve edhe sot nuk më lenë të qetë. Këta ishin refugjatë nga vise të ndryshme të Kosovës, që udhëtonin nga Gjakova për në drejtim të Qafës së Morinit. Shikimi nga apartamenti im, nga kati i pestë është në drejtim të rrugës Gjakovë – Prizren. Kjo rrugë, ishte arteria kryesore për deportim drejt Shqipërisë, për gjysmën e shqiptarëve të Kosovës . Kjo rrugë nuk pushonte nga udhëtarët e dhunshëm në asnjë moment, që nga fillimi i bombardimeve të NATO – s. Pamje të tilla, paralajmëronin të ardhmën tonë shumë të afërt. Me dhëmbje të madhe vështroja nga dritarja zbrazjën e Kosovës. Kjo natë kishte në vete diçka të veçantë. Për herë të parë, që nga fillimi i bombardimeve nuk u ndal rryma elektrike ! Ishte ora 20.15 min., kur një veturë e policisë sërbe u ndal te pompa e benzinës, aty pranë Urës së Llukacit. Njëri nga policët sërb zbriti nga vetura dhe me nxitim fiku poqin që ndriqonte oborrin e kësaj pompe. Ky ishte një paralajmërim i keq për ne që banonim fare pran pompës. Kjo përvojë ishte fituar nga aksionet që ndërmerrnin kriminelët sërb në lagjet tjera të qytetit. Dëshira për jetë dhe shpresa se ndoshta do të shpëtojmë edhe këtë natë, më përshkoj thellë shpirtin. Vështronim me kujdes çdo lëvizje, mirëpo ishim të pafuqishëm për çfarëdo forme të vetëmbrojtjës. Çdo lëvizje në ato orë të vona të mbrëmjës ishte vetëvrasje. Ishim të rrethuar nga të katër anët. Pas nja 15 min. , katër automjete civile kaluan Urën e Llukacit dhe u drejtuan në lagjën e parë, në të majtë të rrugës.Tani më ishte e ditur, ajo lagje sonte ishte në shënjestër të forcave sërbe. Nuk shkuan shumë çaste, dhe nga pullazet e shtëpive filloi të duket flaka e cila shoqërohej me shumë të shtëna armë zjarri. Flaka dhe tymi shumë shpejt përfshiu tërë lagjën. Refleksi nga drita e flakës së shtëpive që digjeshin në afërsi , ndriqonte tërë apartamentin tim. Kjo situatë, shkaktoi tendosje psikologjike edhe më të rëndë. Është e pamundur të përshkruash emocionet e atyre momenteve. Ndjenjë e çuditëshme dhe e llahtarëshme …! Një trokitje në portë, nënkuptonte vdekjën. Atje, në lagjën fqinje bëhej masakër e madhe. Nuk dinim asgjë për fatin e atyre njerëzve ! Sa janë të vrarë dhe cilët janë ata ?. Rafalët e armëve nuk pushonin. Fishkëllima e plumbave shpërthente errësirën. Konvoji i refugjatëve nuk ndalej. Në të majtë të rrugës nga ata kalonin, zhvillohej një dramë e vërtetë. Kriminelët serbë kishin pregaditur një përcjellje “ të denjë “ për refugjatët e pafund. Për shumë nga ata, në atë turmë njerëzish, këto pamje tani më ishin të njohura. Rreth orës 23.00, konvoji u ndal befas. Nga drejtimi i qytetit erdhi një veturë e policisë sërbe, e cila vëzhgonte me kujdes çdo automjetë. Fitohej përshtypja se ata kërkonin dike. Një nga policët sërb, zbriti me shpejtësi nga vetura dhe u drejtua kah një makinë e refugjatëve, e cila ishte e ndalur përballë Tyrbës së Sheh Shefqetit. Me sharje vullgare dhe dhunë detyroi vozitësin e automjetit që të zbresë nga makina. Agresiviteti i policit dhe zëri i tij kërcënues , bëri që ata brënda në makinë të lëmëriten. Dëgjohej vaji i dhembshëm i fëmijëve dhe gruas.
Pas pak, pasoi heshtja…! ? Vërejtëm një siluetë njeriu si rrëzohej për tokë.…!
Ky ishte vozitësi i automjetit i cili në ato çaste u likuidua në prezencën e bashkëudhëtarëve të tij dhe refugjatëve tjerë në traktorë që ishin pranë. Nuk i besoja syve të mi. Krimineli serb muarr edhe një jetë shqiptari, kush e di për të satën herë? Pas kësaj, kolegu i tij që e priste, erdhi dhe muarr makinën e viktimës së bashku me udhëtarët. Të dy veturat pastaj shkuan në drejtim të panjohur. Kush ishte viktima ? Çka ndodhi me udhëtarët e veturës së viktimës ?. Për ne të gjithë, mbeti gjerë me sot një mister i vërtetë identitieti i viktimës dhe bashkëudhëtarve të tij ! Pak çaste pas kësaj, kolona e gjatë rinisi rrugën në drejtim të Prizrenit. Çdo automjet i cili afrohej te vendi ku ishte e shtrirë viktima, ndalonte për pak sekonda ! Rreth mesnatës, pasi më nuk shifej kolona e refugjatëve, në vendin e krimit, erdhën përsëri të njejtët policë dhe e njejta makinë. Ata ngrehën viktimën zvarrë dhe e futën në veturë. Këtë natë të errët prilli e ndriqonte flaka e shtëpive që digjëshin. Kjo ishte natë e tmerrit. Çdo moment prisnim të na vijnë kasapët serb. Kjo natë për ne ishte diçka me të vërtetë e veçantë, sepse pamë vdekjën me sy !. Të nesërmën erdhi lajmi i tmerrshëm për viktimat e lagjës fqinjë. Këta ishin: Roland Gojani (23) dhe Kastriot Delija (21), që të dy të vrarë në një fushë këtej lumit Llukac, afër 300 metra nga lagja e djegur. Kishin tentuar që të shpëtojnë dhe ishin qëlluar në ikje. Sipas dëshmive, këta ishin të plagosur dhe të gjallë gjerë në ora 05.00 të mengjesit. Atëherë kan ardhur kriminelet serbë dhe i kanë ekzekutuar në po atë vend.
Mbrenda në lagje, janë ekzekutuar: Myhedin Zeka (53), Mehmet Krasniqi (63), Gani Mehmetaj (49), Deli Hoti (63) dhe Rremë Delija (67). Ky avaz i bishave sërbe, vazhdoi me të njejtin intenzitet për më tepër se tre muaj, gjerë në ditën e hyrjës së forcave aleate. Vetëm mrekullia e shpëtoi pjesën e mbetur të qytetarëve në Gjakovë, numri i të cilëve nuk ishte i vogël. Më kujtohen shumë mirë fjalët e një miku të mirë dhe të urtë, i cili kishte kaluar një pjesë të jetës së tij në kazamatet sërbe. Gjatë marrjës në pyetje në burgun e Nishit, inspektorët sërb para 20 vitesh, i kishin thënë: “ Ju shqiptarët duhet të hiqni dorë nga pavarësia e Kosovës. Më parë do t’a merrni Beogradin se që do të ju lëshojmë Kosovën të lirë. Kjo nuk do të ndodhë pa u derdhur gjaku gjerë në gjunjë “. Në kohën e qëndrimit tim profesional në Klinikën ORL në Prishtinë, në vitet kur “ Jogurt Revolucioni ” ishte ne hovin e tij të madh, kolegia sërbe Rada Trajkoviq, idhtare e flaktë e Millosheviqit , më pat thënë: “ Ju gjakovarët jeni zotërinjë, mirëpo me ju do të merremi vesh ndryshe ”. Në kohën kur pothuaja e tërë popullata u dëbua me dhunë nga banditët sërb, dhe kur qyteti Gjakovës u shëndrrua në gërmadha , atëher fjalët dhe mesazhi i Radës u qartësuan !?.
Unë jam Luljeta Selimi, drejtoresha e shoqatës joqevritare “ Jeta në Kastriot” e cila mban nën mbikqyerje 2019 femra të cilat janë të dhunaura seksualisht nga policia serbe gjatë luftës së fundit dhe tani ato kanë nevojë për trajtim mjeksor dhe ndihma të tjera. Ne nga krijimi i OJQ „ Jeta në Kastriot „ gjatë viti 1999 por edhe para se të regjistrohej e deri me sot punojm një ekip prej 15 vetash që të ndihmojm femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psiqike të cilat kanë nevojë dhe tash janë në mbështetjen tonë.Ne gjatë punës në teren kemi identifikur 2019 femra të cilat janë dhunuar, të cilat tash për tash përveq se 124 prej tyre që kane plagë të dukshme në trup ( kanë gjinjë të prer, gishtrinj të këputur, 9 me nga një sy të nxjerrur dhe 16 në fytyrë me plage të hapura ) dhe janë në gjendje të rënd shendetësore, psiqike ato detyrohen të kujdesën përveq për vetën edhe për fëmijët që në këtë rastë nga të gjitha të dhunuarat 2019 femra të dhunuara sa ne i mbajnë nën përkujdesje mjeksore, ato kanë 4327 fëmijë që rriten jetim dhe vetëm nën përkujdesin e nënës e cila është nën presion e dhunimit, frikës, skamejs dhe përbuzjes nga rrethi, institucionetndersa të braktisura nga burrat janë 116 gra për shkak se kanë qenë të dhunuara.Ne përpiqemi që përveq ndihmes profesionale të mjekve që janëtë të gjithë profesioniste synojm që së paku për disa kohë t'i finacojm fëmijet e tyre dhe në duam nëpër mes trajtimit mjeksor t'i largojm nga gjendja e vështir dhe që kohë më pas ato të mund të gjenden në shoqeri pasi ti kenë kaluar problemet psiqike dhe fizike të munden të gjenden në shoqeri pa ndihmen tonë.
Ne si organizat atyre deri me tani u kemi sigurar cdo gjë por buxheti ynë tani me nuk ka mundësi tu siguroj edhe jetës për këtë kemi mendur tu drejtohemi ju opinjonit të gjerë sepse nuk po shohmrrugdale tjetër. Natyrisht kjo do te nënkuptonte se ju do të ndihmonit aq kohë sa ju nuk do të do të mundeshit dhe për aq sa ju keni mëshir së paku ato mos të vuajn për gjerat më elementare dhe për baran . Nese keni mundesi na kontaktoni ju lutëm ose ndihmoni përmes gjirollogarisë sonë. Ju lutëm ne emer të zotit dhe humanizimit ndihmi aq sa ju nuk do të domtoheshit dhe do ta ndihmonit të viktimizuarit ta ken dhembjen ma të letë .
Me ndrime nga drejtoresha Luljeta Selimi
Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë
Publicistja Luljeta Selimi, thotë se e vërteta mbi këtë kapitull mbase më të dhëmbshmin dhe më të ndjeshmin në tërë periudhën e luftës së fundit në Kosovë, po mbetet nën hije dhe se kjo e vërtetë duhet të plasohet në opinion sado e dhimbshme dhe e rëndë të jetë ajo. Zaten e vërteta gjithmonë është e dhimbshme dhe e rëndë, e posaçëisht kur flitet për plagën më të madhe të çdo lufte, për dhunimet. Dhunimet ndodhin në çdo luftë dhe çdokund konsiderohen si krimi më i rëndë i saj. Edhe në te tri luftërat e fundit që ndodhen ne rajon, barbarët serbë ushtruan dhunime të papara, në Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë.Pra edhe në Kosovë përveq vrasjeve, dëbimeve, djegieve, rrënimeve,plackitjeve,kidnapimeve e burgosjeve ata bënë edhe
dhunime.Dhunimet janë të rënda për çdo popull në botë e posaçerisht për popullin tonë sepse morali është pjesa më e ndieshme e qenjes së tij. Gjatë punës sime në teren kamë parë nga afër se sa të renda janë përjetimet e të dhunuarave, sa e rëndë është kjo për familjet e tyre, për rrethin dhe për çdo shqiptar.Njerëzit në Kosovë, nga më të rendomtët e deri tek pushtetarët e saj, iu shmangen dhe bishtërojnë bisedave rreth dhunimeve! Unë i kuptoj kosovarët pse nuk flasin, nuk shkruajnë dhe nuk bëjnë gati asgjë për ti zbuluar dhunimet! Por nuk i kuptoj ndërkombëtarët që veprojnë ne Kosovë dhe e di se marrin donacione te majme për këtë punë dhe nuk bëjnë asgjë as për ti zbuluar dhunuesit e as për ti ndihmuar femrat e dhunuara.Arsyeja tjetër që me shtyri ta botoj këtë libër me rrefime tronditëse të disa femrave të dhunuara është sjellja e palejueshme e ayre që janë të thirrur të bëjnë diçka në këtë drejtim! Ata sillen sikur këtu nuk kanë ndodhur as luftë, as vrasje, as djegie e plackitje
as dhunime, as asgjë prej gjëjë. Ose edhe më keq, sillen sikur dhunimet kanë ndodhur diku tjeter, e jo këtu, para syve tanë dhe të botës!!!Sot në Kosovë ka femra te cilat pas përjetimit të dhunimit ndodhën në gjendje shumë të vështirë psiko-fizike dhe materjale! Këto femra kanë nevojë për përkrahje, qoftë morale dhe materjale. Ato duan trajtim të vazhdueshëm dhe përkujdesje mjekësore. Askush nuk bën asgjë për To. Asgjë për këto femra nuk ndërmerr as Tribunali i Hagës punën e të cilit në Prishtinë “e kryen” hetuesja ndërkombëtare e cila ka vetëm një detyrë: ti zbuloi dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.Ajo që kosovarët do te duhej ta dinin është se në Hagë kanë dëshmuar dhe do të dëshmojnë edhe shumë boshnjake të tjera të dhunuara gjatë luftës në Bosnjë. Një gjë të tillë do të duhej bërë të mundur edhe femrave kosovare. Atyre pra duhet dhënë rasti që para Tribunalit të Hagës t`i denoncojnë kriminelët serbë. E di dhe i kuptoj femrat që e kanë të vështirë ta bëjnë këtë,
por një gjë duhet ta kenë të qartë: se krimi nuk mund dhe nuk duhet të fshehet sepse ato do të detyrohen një ditë që vetë ta thonë të vërtetën, sepse kjo nuk mund të mbahet e fshehur përgjithmonë. Është në të mirën dhe interesin e tyre dhe prandaj ato duhet të rrëfehën sepse vetëm në atë mënyrë mund ta nxjerrin helmin që mbajnë në shpirt.Për ato plagë që i bartin më vete, të dhunuarat, duhet që, në radhë të parë, vetvetiu të përpiqën të gjejnë sherim sepse gjendja e tyre shëndetësore dhe shpirtërore mund të mbetet me pasoja aq më pare kur dihet se atyre u mungon edhe perkujdesja më elementare profesionale dhe institucionale! Dhe vërtetë; si do sherohet një 14 vjeçare e dhunuar dhe ta dojë sërish jetën?Si të pajtohet me fatin një e re të cilën e ka braktisur i fejuari vetëm pse e dhunuan barbarët serbë? Si do të pajtohet me fatin e hidhur një nënë e re e cila pas përjetimit të dhunimit ka dështuar së linduri dhe nuk do të mund të lind kurrë më fëmijë? Si do të sherohet nëna e cila
nuk mund të këthehet tek fëmijët e sajë sepse barbarët e dhunuan në sytë e tyre dhe të anëtarëve të tjerë të familjes? Si mund t’i harrojnë të gjitha këto femrat e dhunuara pa ndihmën e gjithmbarshme të shoqërisë kosovare? Si, si
???Ndoshta kurrë nuk do t’i botoja këto rrëfime sikur të mos më thoshte një e dhunuar në një mëngjes se ato përveq së janë të dhunura janë edhe të braktisura dhe të fyera. Kur unë u përpoqa ta ngushëlloj, ajo më pëshpëriti:” ne që jemi dhunuar dhe sot vuajmë jemi morali dhe pamorali i të gjithë kosovarëve! Edhe kur jemi në mesin e të gjallëve, ne, sërish ndjehemi te vdekura! Edhe kur ecim rrugës, e ndjejmë peshën e dhunimit, e shofim atë në sytë e njerëzve, të cilët, ndoshta, kurrë nuk do të mund ta imagjinojnë së çfarë kemi perjetuar. Ne jemi plaga e çdo njeriu , vuajtja dhe mungesa e çdo fëmiu. Edhe kur njerëzit qeshin, pa kujtuar fare së ne ekzistojmë, ne mendojmë së ata qeshin dhe tallën me tragjedinë tonë. Edhe kur lotojnë, shajnë e pështyjnë edhe
atëherë ne jemi pjesa më e dhëmbëshme dhe më tragjike
Ne sot jemi të braktisura, dhe pesha e çdo gjëje që po ndërtohet në Kosovë rëndon mbi ne! Ne jemi gjaku, pluhuri dhe pështyma e djeshme e sotme dhe e nesërme e Kosovës andaj dikush duhet ta ngre zërin për ne. Po ta them, ngase ti mund ta bësh këtë, sepse ti cdo ditë mjekon plagët tona. Dhëmbja jonë do të ishte akoma më e madhe po ta bëntë dikush për tallje apo përfitime
”me tha duke dashur që plagët e saja dhe të të tjerave të jenë ndërgjegjësim për ne të gjithë. Duhet ta dimë të gjithë se liria e ka çmimin e lartë dhe se nje hise të madhe të atij çmimi e kanë paguar edhe viktimat e dhunimit. Ata që sot shkelin mbi varret e tyre (sepse shumë nga të dhunuarat mëpastaj edhe janë vrarë e masakruar ) ,ata që sot shkelin mbi plagët, dhembjet, lotët dhe tragjedinë e këtyre femrave, duhet ta dinë mirë se ato janë pasqyra dhe fytyra e vërtetë e kosovarëve, duhet ta dinë se shkelin mbi pjesën më të dhëmbëshme të lirisë së Kosovës. Turpi
iu mbetet vetëm atyre që e shkelin dhe përbuzin viktimat e kësaj tragjedie të hidhur. Le të kujtojnë vetëm njëherë se si do t`iu dukej sikur kjo t`iu kishte ndodhur atyre më të dashurave, nënave, motrave, grave apo vajzave të tyre të cilat i duan më shumë se sytë e ballit! Duhet ta dimë të gjithë së ato kërkojnë ndihmë, përkrahje dhe trajtim të përditshëm mjekësor, profesional dhe institucional. Le të jetë ky libër vetëm një përpjekje modeste për të zgjuar interesimin dhe përkushtimin më të madh jo vetëm në zbardhjën e të gjitha rasteve të dhunimit por edhe në trajtimin adekuat të viktimave. Mbase do ndeshëm në thumb të kritikave të llojeve e natyrave të ndryshme por konsideroj së e vërteta sado e hidhur të jetë duhet të dalë në dritë në mënyrë që të mos harrohet as përseritet kurrë më.E bashkëndjejë dhembjën me të gjitha ato motra të mia nëse sadopak ua kamë lënduar shpirtin duke ua rikujtuar sërish të kaluarën e hidhur për çka paraprakisht iu kërkoi falje dhe mirkuptim thotë Luljeta Selimi.
Një kosovar i brengosu më incialet SH.C shrkruan letren e tij me titull:”RRUGA E KONVOJIT TË RUSISË KALON NËPËR BEOGRAD”
Kosova me një sipërfaqe prej 10.887 Km2, është një vend i vogël dhe nuk mbanë dotë e gjithë këtë arsenalë trupash e makineri ushtarake në implementimin e marrëveshtjes dhe zgjidhjes së krizës së Kosovës, që si duket është një kafshat që shumë kujtë po i jetë në fytë.
Krahas prognozimeve dhe paralajmrimeve se në Kosovë do të dislokohen dhe janë duke u diskoluar forca paqëruajtëse-ushtarake që kur të mblidhen të gjitha pa marrë parasyshë kush kundër kujtë dhe kushë është, në Kosovë ose janë dislokuar ose do të dislokohen pa përfëshir sektorin civilë edhe ate; një ushtar ose forcë e armatosur në çdo 865 m2, që sipas standarteve botërore jemi ne shqipëtarët më të siguruarit në botën e civilizuar.
Kurse sipas popullsisë për çdo 18- tin banor i Kosovës është një i armatosur, që ose e mbronë ose është kundër tijë, nga që Kosova është bërë një poligon i tmerrit, vrasjes, masakrimit, dhunimit, ndjekjes,vuajtjes, nga njëra anë dhe nga ana tjetër mbrojtja dhe eksperimente me qenja njerëzore, si të shpëtohen, sa të shpëtohen, dhe kur të shpëtohen të gjitha këto si preteks i mirë para botës se me të vërtet po na ndodhë ma e keqja vetëm neve shqipëtarëve, qofshin edhe krizat humanitare dhe jo aq politike e shoqërore.
Por thënë ma shkurt, për çka edhe desha të shkruaj është vendosja dhe arritja e konvojit të forcave Ruse të cilat veç kanë hy në Prishtinë thuaja se para edhe vetë NATO-ës dhe bashkësis ndërkombëtare ( OKB-ës), si një bumerang e cila diplomacia Ruse u arsyetua se ishte një "gabim" dhe "keqkuptim" i trupave Ruse dhe se ju është urdhëruar nga kreu shtetëror një herë të hyjnë e tani ta "lëshojnë Kosovën" kjo është qesharake dhe e pa kuptimtë. Janë po këta Rusët me fakte dhe dokumente të cilët në një mënyrë edhe morën pjesë në masakrat, vresjet dhunimet, dëbimet e shqipëtarëve në Kosovë prej vitit të kaluar e deri më sotë, kur tani këthyen kah Beorgadi me i ndrrua rrobat dhe amblemat, për të vazhdua me emër të forcave Ruse dhe të KFOR - it, prandaj qëllimin dhe rezultatin e sajë do ta fletë koha.
Nga kjo mund edhe të dalin me të vërtet maksimumi i 10.000 trupave si kërkesë e Serbisë e cila ka kërkua të mbesin në Kosovë, krejtë kjo nënë shenjën dhe flamurin e Rusisë vëllaut të madhë të Serbisë.
Përkundër kësaj vetë deklarata e kryeministrit të Qeverisë Ruse e le të hapur dhe pikëpyetje qështjen e mjeteve financiare për dislokimin e trupave Ruse në Kosovë, kurse ata veqë tani priten nga serbët e Kosovës dhe kriminelët nga popullli serb, si të ishin shpëtimtarët dhe si të festohej një fitore e madhe pas gjithë kësaj që shqipëtarët përjetuan, dhe pas gjithë asaj që NATO-ja bëri për mbi dy muajë e gjymsë ndaj makineris serbo-jugosllave.
Le të jetë kjo një shkas i mirë i NATO-së dhe bashkësis ndërkombëtare gjegjësishtë OKB-ës, se me një armik si që kemi patur ne shekuj me radhe, nuk ka pardon, dhe gjuha që nuk na kuptuat dhe nuk po doni të na kuptoni është kjo që Milosheviqi dhe regjimi i tijë, e besa edhe populli në përgjithësi ka përdorur çdo herë me ne, prandaj mos na lidhni duartë tani sa i kem të përvjelura.
Si do që të jetë, UçK-ja nuk do të ju garantoj çarmatosjen e sajë dhe se populli shqipëtar i Kosovës nuk do të këthehet apo këndellet kur " qingje e sheh lëkurën e ujkut" , as nuk do të ju garantoj se do të pranojnë ndonjë lojë apo ndarje të tokës së Kosovës e popullit të sajë, nuk do të ju garantoj as qërimin e hesapeve me armë të po atyre Rusëve ( sotë në tesha tjera) që vranë, prenë, dhunuan e masaktuan shqipëtar në emër të vëllezërve të tyre serb.
Rusët le ti marrin vëllezërit me veti, si që na i kanë pru këtu nga Karpatet, ose të rrijnë si i ka hije një musafiri në tokë të huaj.
Ne do të rrimë me vëllezërit tanë në tokën tonë, aty ku kemi qenë den baba den.
Nëse frigoheni me thënë se ne ishim këtu pyetene historin.
Skenderbue i madhë trim i ynë ju patë shti n`borgjë për ditë të sotit.
Mbi të gjitha ju falemnderit NATO.
Kosova duhet të jetë e lire,thotë SH.C
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...