Fituesit e edicionit të parë të garës mbarëkombëtare AppCamp Kosova si dhe fituesit e edicionit të tretë të Startup Weekend Prishtina – XIIIK, pas një kohe të gjatë pa bërë zhurmë duket se nuk e kanë lënë atë që kanë ditur të bëjnë më së miri por kanë punuar heshturazi here më shumë e here më pak, për të ardhë në skenë sot me një beta version të lojës “Lahuta e Malcisë” që është prezantuar sot në një takim të mbyllur në ambientet e Innovation Centre Kosovo.
Pas një kohë të gjatë të qëndruarit nën hije qysh prej se ishte themeluar prototipi në nëntor të vitit të kaluar, themeluesit e kompanisë Bardh Lohaj dhe Leart Zogjani, bashkë me Petrit Hoxhën, sollën në skenë beta versionion e parë të lojës “Lahuta e Malicsë” që bazohet në librin e autorit Gjergj Fishta, duke ndërlidhur një punë të jashtëzakonshme kreative në karaktere, ambiente e tregime të bazuar në këtë libër dhe në libra tjerë që ndërlidhen me mitologjinë shqiptare.
Në këtë faze loja sjell një shije të mirë të asaj se çka e pret gejmerin duke shpalosur një hyrje me një zë dhe një melodi të punuar me kujdes që rrëfen për Ali Pashën e Gucisë dhe aventurat e tij, e në të cilat futeni edhe ju duke kontrolluar karakterin e veshur në veshje kombëtare, dhe të pajisur me shpatë e armë të punuara në detaje nga ekipi. Në një ambient ende në faze të hershme ju takoheni me karaktere tjera si Rriqna, Diesi, Creeps, etj e për të cilat mund të lexoni më shumë edhe në pjesën e dedikuar të lojës për karaktere.
Loja pritet që të përpunohet edhe më shumë derisa të vij në fazën përfundimtare për publikim në iTunes Store, megjithatë në këtë faze zhvilluesit janë duke tentuar që të shfyrtëzojnë testuesit për të marr komente në lidhje me atë se ku duhet të investojnë kohë për përmirësuar lojnë dhe për të shtuar gjëra të reja.