2013-07-24

Lahuta, instrumenti që po bie në harresë




Këngët e Eposit të Kreshnikëve këndohen nga lahutarët, të cilët janë rapsodë që dallohen për zërin e tyre tërheqës, për mjeshtërinë e të rënit të lahutës dhe për teknikën e mbamendjes së vargjeve, siç ishte lahutari i A. Llordit nga Krahina e Plavës dhe e Gucisë, Adem Brahimi.




Ata janë të njohur edhe për mjeshtërinë e rikrijimit të vargjeve të harruara. Përveç këtyre veçorive, te lahutarët e dalluar hetohen edhe aftësia e paraqitjes krahasuese dhe hiperbolike të heronjve, si dhe aftësia e ndërtimit të tipareve fantastike të personazheve.

Vlerat e lahutës

Zymer Neziri, studiues i eposit, thotë se lahuta është e ngritur në shkallë kulti për vlerat që ka. “Lahutarët i këndojnë këto këngë në përcjellje të instrumentit muzikor me një tel, që quhet lahutë.



 Lahuta është instrument muzikor kryesor për përcjelljen e këngëve të Eposit të Kreshnikëve.



 Këto këngë këndohen edhe me përcjellje të çiftelisë me dy tela, që është po ashtu instrument muzikor i përhapur ndër shqiptarë”, thotë Neziri, duke shtuar se këto këngë këndohen edhe me përcjellje të sharkisë, vegël muzikore me tri palë tela.



Ai thotë se lahuta përfaqëson arketipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit evropian. “Lahuta është e ngritur edhe në shkallë kulti.

Image

Kulti i lahutës në familjen shqiptare është i përhapur, ashtu siç ekziston një respekt shenjtërues për këngët e kreshnikëve”, tha ai për lahutën, duke shtuar se lahutarët kryesisht këngët i këndojnë nëpër dasma.


“Lahutarët i këndojnë këto këngë në dasma, në gazmende, në festa dhe në raste të tjera gëzimi, si dhe në mbrëmje, kryesisht gjatë stinës së dimrit. Dëgjuesit kanë respekt të veçantë për lahutarin, sidomos kur ai këndon”, nënvizoi profesor Neziri.


http://www.youtube.com/watch?v=EGTlcKL2eHQ


Instrument popullor

Kurse, aktori i njohur Çun Lajçi, i cili njihet edhe si njeri që e do jashtëzakonisht shumë instrumentin e lahutës thotë se fatkeqësisht ky instrument ka filluar të lihet në harresë.



 “Ju them me shumë sinqeritet se lahuta është në harrim e sipër, e që është një fatkeqësi e madhe. Megjithatë, brezi kufitar i Shqipërisë me Kosovën, Mirdita lart, fisi Kelmend, aty-këtu po e përdorin.



Këtu te ne është lënë pas dore, nuk merret kush me lahutën. Lahuta, megjithatë, do të mbetet ndër instrumentet më popullore në traditën më të madhe ndërshqiptare, sepse përmes tingullit të saj është ngjallur historia shqiptare dhe përmes kallëzimeve popullore në oda tona.

Image


Megjithatë, unë me një xhelozi të madhe jam munduar të luaj dhe ta kem lahutën afër.



Dhe aty-këtu të nxjerr ndonjë këngë, por me kohë kam kaluar në aktrim dhe e kam lënë pak mbrapa lahutën”, tha ai, duke shtuar se nuk e ka lënë lahutën për fajin e vet.


http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=NAC2_23t06s#at=19




“Por jo gjitha për fajin tim, por edhe të të tjerëve, të cilët kurrë nuk kanë pasur guximin të thonë eja në këtë koncert dhe të këndojmë me lahutë.

Image

 Këto ditë i thashë “Shotës”, pse nuk më thirrni kurrë në koncertet tuaja kur i keni jashtë? Lahuta është shumë interesante për shumë vende”, nënvizoi Lajçi.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...