2013-07-29

PSE PËRGJIME SEKRETE...KUNDËR AMBASADORIT SYLEJMAN SELIMI ''SULLTANI''



Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi - i cili aktualisht po përballet me dyshime për krime lufte - javë më parë i kishte drejtuar një not proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku kishte shfaqur pakënaqësinë e tij për shkak të pranisë së kamerave brenda objektit të misionit diplomatik kosovar në Tiranë.

Sipas burimeve të Gazetës Express, Selimi ishte ankuar në MPJ për praninë e kamerave në zyrën e tij, duke dyshuar se ai në këtë mënyrë është duke u përgjuar.

Madje, burime të gazetës bëjnë të ditur se vendosja e kamerave në zyrat e Selimit është ndërlidhur edhe me hetimet e muajve të fundit që EULEX`i ka kryer ndaj Selimit dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK`së, të cilët në opinion njihen si "Grupi i Drenicës".

Por cili është versioni i MPJ`së për atë që Selimi dyshon të ketë qenë përgjim, dhe nëse MPJ i kishte ndihmuar me këtë rast autoriteteve europiane në hetimet që po zhvillonin kundër Ambasadorit kosovar në Tiranë?

Sipas shpjegimeve të Zëdhënësit të MPJ`së, Artan Behrami, kamerat nuk janë vendosur aty për të përgjuar Selimin.

Sipas tij, bëhet fjalë për masa sigurie.

"MPJ duke u bazuar nga nevoja e një sigurie më të madhe në Ambasadat e Republikës së Kosovës, ka bërë instalimin e kamerave në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni, në Gjermani, Shqipëri dhe ambasadave tjera. Instalimi dhe funksionalizimi i tyre është bërë në përputhje me nenit 62 dhe 64 te Ligjit Nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të dhënave personale" thuhet në përgjigjet e Behramit.

"Kamerat janë vendosura vetëm më ambientin e jashtëm dhe në korridoret brenda ambasadave, gjithmonë në përputhje të plotë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale", ka shtuar ai.

Behrami nuk e ka komentuar as letrën e Selimit ku ky i fundit kishte shfaqur pakënaqësi për praninë e këtyre pajisjeve vëzhguese.

"Kamerat janë vendosur para ardhjes së Ambasadorit Selimi në krye të Ambasadës në Shqipëri", ka thënë Zëdhënësi i MPJ`së.

Sipas tij, vendimin për vendosjen e këtyre pajisjeve në ambasadën e Shqipërisë dhe në Ambasada tjera të Republikës së Kosovës e ka marrë Sekretari i Përgjithshëm i MPJ`së konform ligjeve.

Megjithatë Zëdhënëse nuk i ka dhënë përgjigje ndoshta çështjes kryesore; pse duhet marrë masa shtesë sigurie në Ambasadën e Tiranës e jo në atë të Romës bie fjala?!

Sido që të jetë, tashmë Sylejman Selimi ndodhet prapa grilave dhe mbetet të shihet nëse EULEX ka mbledhur prova të mjaftueshme për çështjet që dyshon Prokurori - krime lufte në Likoc të Skenderajt gjatë kohës kur Selimi mbante përgjegjësi komanduese në UÇK.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...