2013-07-29

Nga Ramiz Bojaj -Daciç - 'Bin Ladeni' i Ballkanit apo... Kur mungon liria, “ujqërit”, ngrenë krye

Ramiz Bojaj



******

....Akti terrorist i sulmit mbi familjen Haradinaj është pasqyrë e realitetit të hidhur qe mbretëron tash e 13 vjet në veriun e vendit. Qeveria jonë në vend qe të merr masa efikase për kapjen e atentatorëve vrasës dhe zhbërjen e bandave kriminale të Serbisë, (të cilët jetojnë në çerdhen e izoluar matanë Ibrit), kjo vazhdon plane nënshtruese ndaj shtetit serb, kinse për pajtim historik. Me këtë politikë të retarduar, udhëheqësit tanë, jo vetëm se veriun do t’ia dorëzojnë pa kushte Serbisë , por edhe pjesën tjetër me shumicë shqiptare do ta bëjnë të varur ekonomikisht dhe politikisht nga Beogradi.

Terrori serb kundër shqiptarëve vazhdon. Akti terrorist i vrasjes se Selver Haradinajt dhe plagosjen e katër fëmijëve në shtëpinë e tij në veriun e Mitrovicës, nuk është as i pari e as i fundit qe bandat terroriste të Serbisë po demonstrojnë kundër qytetarëve shqiptarë në këtë zonë të trazuar. Sulmi fatal për familjen Haradinaj, nuk ishte i papritur, ngase kërcënimet e bandave serbe kundër shqiptarëve në veri janë të përitshme dhe nga më të ndryshmet. Pra, mungesa e dorës së shtetit e të ligjit, bëri qe Selver Haradinaj, të bëhet dëshmori i ri i rrugës sonë për liri. 13-vjet të lirisë së Kosovës (dëbimi i makinerisë pushtuese serbe), po kaq vjet shqiptarët e veriut të Mitrovicës, jëtojnë nën ethet e terrorit serb, nën sulmët e kërcënimet e vazhdueshme të mbeturinave millosheviqiane të njohura si struktura paralele. Sulm terrorit ishte edhe dëbimi i shqiptarëve nga vendbanimet e veta në veri (1990), atak terrorist ishte edhe vrasja e policit Enver Zymberit, atak terrorist është edhe bllokimi i rrugëve e shumë sulme tjera kundër autoriteteve shtetërore të Kosovës, KFOR-it, Policisë, EULEX-it, etj.

Kur mungon liria, “ujqërit”, ngrenë krye



Mungesa e shtrirjes së ligjit në veri si dhe paaftësia e institucioneve unikate shtetërore për të vepruar dhe shpartalluar bandat terroriste e kriminale serbe në këtë pjesë delikate të shtetit tonë, mund ta shëndrrojnë veriun e Mitrovicës në një çerdhe të terrorizmit ballkanik. Shqiptarët në veri të Kosovës i janë nënshtruar terrorit të egër nga elementet e paligjshme të instrumentalizuara nga Serbia, me qëllim të ndjekjes edhe të atyre pak familjeve shqiptare qe kanë mbetur në këtë pjesë të vendit tonë. Ashtu siç ishte planfikuar nga UDB-ja dhe MUP-i serb, kidnapimi i policëve tanë në zonën kufitare, edhe akti terrorist kundër familjes Haradinaj, është kuzhinë e përgatitur nga strukturat e sigurisë e të spiunimit serb, të cilat veprojnë lirshëm nëpër enklava. Familja Haradinaj, shquhej për qëndrimet e pathyeshme të saj, për të jetuar në pronën e vet të shenjtë në këtë pjesë të vendit, përkundër tendencave e kërcënimeve të vazhdueshme të bandave terroriste serbe për t’i larguar nga pronat e tyre në veri. Ky akt tregon notën më të lartë të dështimit të institucioneve qeveritare në mbrojtjen e jetës së lirë qytetare. Këtu ka dështuar EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës, të cilat nuk po arrijnë t’i zhbëjnë strukturat kriminale serbe e as bandat terroriste qe vijnë e “mrizojnë” nga shteti fqinj Serbia. Edhe pse popullata shqiptare në veri vazhdimisht ka kërkuar ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet tona shtetërore, një gjë e tillë nuk është ofruar asnjëherë, por “ligjin, rendin e sigurinë” në këtë pjesë delikate e bëjnë strukturat kriminale të Serbisë. Reagimi i presidentes sonë, Qeverisë, MPB-së dhe institucioneve ndërkombëtare, nuk ka qenë aspak në shkallën e duhur të veprimit. Akterët e sulmeve terroriste duhet të kapen e të ndëshkohen, jo vetëm të dënohen me retorika boshe. Në raste të tilla çdo shtet normal do të mobilizohej dhe do të ngriste shkallën e sigurisë së lartë kombëtare, do t’i moblizonte njësitet antiterror, e jo siç ndodh zakonisht tek ne, qe sulmet e vrasjet të dënohen nga kafenetë a zyrat e buta të ndërtesave qeveritare.

Mosefikasiteti dhe paaftësia e institucioneve tona për kontrollin e tërësisë territoriale do të përcjellin probleme të mëdha, rreth sigurisë qytetare, por edhe për vet autoritetet policore, doganat etj. -Agresioni i xhandarmërisë serbe në kufirin verior, atentateti vdekjeprurës dhe bllokimi i rrugëve, janë sinjale se në të armen jo shumë të largët mund të kemi perballje edhe me uniformat e policisë dhe ushtrisë serbe, të cilat tashmë janë funksionale dhe veprojnë nën petkun e MUP-it dhe të UDB-së. Kjo kërkon masa urgjente për marrjen e veriun nga dora a pushtuesit serb, por edhe çlirimin përfundimtar të kësaj pjese të shtetit tonë. Duken absurde deklaratat e kreut të MPB-së, Bajram Rexhepi, kur thotë se “akti kriminal i sulmit kundër familjes Haradinaj, mund të tensionojë situatën në veri”. Ku ka tensionim më të madh se kur ta ndalojnë lirinë e lëvizjes (bllokimi i rrugëve). Edhe krimi i fundit terrorist është pjesë e pandashme e blllokimit të rrugëve. Po kaq i tmerrshëm është imazhi teksa lëshon në banesën e fundit të dashurin, i cili u vra vetëm pse është shqiptar. Nëse një udhëheqës nuk jeton me ndjenjat e çdo qytetari të vet, ai njeri nuk meriton të mbajë atë post. Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, nxjerr në pah nevojën urgjente që strukturat e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, etj., të izolojnë strukturat kriminale serbe që po terrorizojnë qytetarët shqiptarë në veri. Kjo thirrje duhet të vlejë për qeveritarët tanë të cilët më tepër se administratorë nuk po tregojnë menaxhim të duhur të elementeve kyçe të shtetit. Gjithashtu edhe thirrja për gjakftohtësi është pothuajse shabllon. Ku ka gjakftohësi më të madhe se sa të qëndrosh në shtëpinë tënde, pranë familjes së shenjtë dhe pronës qe e ke siguruar me mund e sakrificë. Vrasja në gjumë është ekzekutimi më i rëndë dhe më i shëmtuar që mund të ndodhë. Akti i tillë do duhej t’i mobilizonte të gjithë mekanizmat shtetëror të Republikës së Kosovës (politik, policor etj.), për kapjen e aktorëve të krimit dhe zhbërjen e strukturave kriminale serbe në veri. Reagimi i presidentës sonë është gati shabllon, pa asnjë pikë reference për kapërcimin e situatës. “Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet përgjegjëse që të kapin autorët e këtij incidenti dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë.Ato pengojnë përpjekjet e vazhdueshme për vendosjen e rendit dhe të qetësisë në gjithë Republikën së Kosovës”. Akti terrorist nuk është incident, e as prishje e rendit dhe qetësisë, por është vrasje e lirisë, e cila është e mbrojtur me të gjitha konventat ndërkombëtare. E nderuar Presidente, autorët e krimit e kanë çerdhen e vet.Unë nuk e di se ku mendon presidentja jonë qe të ndiqen ata, (nëse nuk kapen në çerdhen e tyre), ndoshta nëpër koridoret e Kuvendit të Kosovës! Dhe kjo, nëse një ditë banditët mësyjnë të vijnë në godinë. Edhe reagimi nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht tonit më të nxehtë, serish nuk përkon me realitetin. Qeveria duhet të veprojë, jo të deklarojë rastin. “Ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve, është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Kosovës shpreh indinjatë dhe angazhohet që ndriçimi i tij, kapja e akterëve dhe dënimi i tyre të bëhet sa më shpejt”. Ky është akt kriminal dhe terrorist, por çfarë po bënë Qeveria dhe institucionet tjera për kapjen e këtyre aktorëve, ose zhbërjen e bandave dhe terroristëve. Reagimi i kryeministrit Thaçi ngjanë me reagimin e ndonjë zyre diplomatike a ambasade në Republikën e Kosovës. Kreu i Qeverisë është dashur ta thërret kabinetin e tij qeveritar, udhëheqësit e MPB-së e PK-së, për të ngritur gjendjen e jashtëzakonshme, ngase ky akt terrorist është vrasje edhe për institucionet shtetërore të Kosovës,shpërfillje ndaj aktit juridik e kushtetues, dhe atentat ndaj lirisë qytetare e njerëzore. Vetëm fjalët nuk kanë kuptim në këtë rast. Më mirë dhe më qnjerëzishëm reagon Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, duke thënë se ka mbetur i tronditur nga shpërthimi në Mitrovicë. “Mbeta i tronditur kur dëgjova për shpërthimin në të cilin humbi jetën z. Selver Hajradinaj. Shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij”. Aktet të tilla tronditëse përjetohen çdo ditë nga qytetarët shqiptarë të kësaj ane, të cilët akoma nuk e ndjejnë aromën e lirë e të pavarësisë së Kosovës.
Mosveprimi institucional mund të prodhojë konflikt ndëretnik
Terrorizimi i vazhdueshëm i shqiptarëve të veriut, nga ana e bandave dhe strukturave kriminale serbe mund të çojnë deri tek hapat e konfliktit etnik. Kjo për faktin se shqiptarët nuk mund të bëhen gjithmonë “kurban” për t’i kënaqur epshet e sëmura sllave. Nëse Qeveria e Kosovës dështon në krijimin e sigurisë qytetare për të gjithë dhe nuk merr masa të duhura për zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri, situata lehtësisht mund të merr dimensione të paparashikueshme. Qytetarët shqiptarë kërkojnë nga institucionet e shtetit të Kosovës të veprojnë me urgjencë për vendosjen e kontrollit policor dhe kushtetues edhe në ato pjesë të veriut ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë qe të mbrohet jeta e tyre, prona dhe terrorizimi. Ndryshe ti lënë dënimet deklarative e boshe, ngase të qeverisësh shtetin nuk është vetëm luks, por edhe sakrificë dhe përgjegjësi. Akti terrorist i sulmit mbi familjen Haradinaj është pasqyrë e realitetit të hidhur qe mbretëron tash e 13 vjet në veriun e vendit. Qeveria jonë në vend qe të merr masa efikase për kapjen e atentatorëve vrasës dhe zhbërjen e bandave kriminale të Serbisë, (të cilët jetojnë në çerdhen e izoluar matanë Ibrit), kjo vazhdon plane nënshtruese ndaj shtetit serb, kinse për pajtim historik. Me këtë politikë të retarduar, udhëheqësit tanë, jo vetëm se veriun do t’ia dorëzojnë pa kushte Serbisë , por edhe pjesën tjetër me shumicë shqiptare do ta bëjnë të varur ekonomikisht dhe politikisht nga Beogradi.

*******

Agresioni i shtuar i Serbisë, kunër shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është fushatë për të kënaqur mendësinë e sëmurë sllave, e cila ende vazhdon të “besojë” në ëndrrën për Serbinë e madhe. Pavarësisht se të gjithë politikanët në Serbi mbajnë qendrime armiqësore ndaj shtetit tonë, na mbetet ne që t’ua bëjmë të qartë se ata ishin pushtues dhe fashistë në tokën e Kosovës.


Mbeturinat millosheviqiane terrorizojnë Ballkanin. Egërsia serbe kundër shtetit të Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë, mbetet kërcënim permanent për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Fushata antishqiptare e Serbisë nën udhëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Ivica Daciç, pasqyron pikëpamjet milosheviqiane të politikëbërjes në Serbi. Arrestimet pompoze të shtetasve të Kosovës, proklamimet spektakulare të Daciçit (kërcënimet, ngritja e aktakuzave falso dhe poshtrimi i simboleve shtetërore etj.) ngjajnë me imazhet e kryeterroristit Osama Bin Ladenit, i cili kënaqej teksa ekzekutonte me gjakftohtësi kokat e civilëve të zënë rob (qytetarëve të pafajshëm). Daciq është njëri nga kriminelët më të ndytë të Slobodan Milosheviqit. Ivica Daciq, bashkë me Shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, zëvendësprokurorin për krime lufte, Bruno Vekariq dhe gati të gjithë politikëbërësit aktual të Serbisë, në bazë të ligjit të drejtësisë është dashur të “mrizojnë” në Burgun e Hagës, për mizoritë e kryera kundër civilëve të pafajshëm shqiptarë. Ata qe është dashur të dënoheshin si kriminelë lufte, sot udhëheqin prakikat e politikës terroriste e kriminale të Milosheviqit, duke rrënuar imazhin evropian të Ballkanit Perëndimor. Milosheviqi ka vdekur në përballje me drejtësinë në Hagë, por ‘milosheviqët e vegjët’ vazhdojnë rrugën fashisoide të paraardhësit të tyre, duke terrorizuar rajonin dhe shtetin e ri të Kosovës. Teoria milosheviqiane si koncept politik nuk u ndëshkua kurrë dhe si e tillë mbetet kërcënim i përhershëm për rajonin. Daçiç, në prononcimin e tij të 29 marsit të këtij viti, (pas kishte kidnapimit të dy policëve të Kosovës), kishte ndezuar alarmin për burgosjen e të gjithë shqiptarëve. Me një fjalë, “kushdo që rrezikon rendin kushtetues të Serbisë do të arrestohet”. Kështu thoshte edhe kryekasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviq, “kushdo qe nuk e pranon shtetin e Serbisë janë terroristë dhe do të vriten”. Dallimi në mes të Milosheviqit e Daciqit është vetëm tek mjetet ekzekutive. I pari kërkonte vdekjen për shqiptarët ndërsa i fundit kërkon burgun e përjetshëm. "Sa njerëz në Kosovë rrënojnë rendin kushtetues tëSerbisë, sepse pjesëmarrja në institucionet e atjeshme është shkelje e rendit tonë juridik”. A nuk ngjan kjo me “kërcënimin me vdekje” qe Osama Bin Ladeni, adresonte kundër qytetarëve euro-amerikanë (qofshin edhe udhëtar rasti)!- Mbi këto koncepte ka ndodhur edhe arrestimi i Mark Kasnetit dhe dhjetra qytetarëve të tjerë shqiptarë. Kreu i MPBS-së, Daçiq fare pa hezitim “zbulon” se “Kasneti është përgjegjës për krime lufte ndaj serbëve në Kosovë”. Kjo dëshmon se qdo shqiptar mund të dënohet nën akuzat e ngritura nëpër shërbimet e fshehta të UDB-së, qëllimi i të cilave është ndëshkimi kolektiv për shtetasit e Kosovës. Këtë e vërteton edhe Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekaric, duke thënë se “dëshmitarët” do të gjejnë “armiqtë” e tyre të cilët i paskan ‘vrarë’ ose ndjekur gjatë dhe pas luftës së fundit. "Qytetarët e Kosovës, të dyshuar për krime lufte, duhet të jenë të kujdesshëm, sepse i pret arrestimi sipas urdhër-arresteve sekrete të Serbisë. Do të vijnë shumë dëshmitarë, të dëmtuar, që të bëjnë identifikimin e të akuzuarve”. Kjo më kujton vitin 1994, kur edhe vet isha arrestuar dhe terrorizuar nga UDB-jë me akuzë për terrorizëm, e ku “dëshmitari” në vendngjarje kishte “zbuluar” aktivitetin tim për vjedhjen e radiolidhjeve të policisë serbe. Dëshmitarin e rrejshëm se kisha parë kurrë më parë,por sa vlente kjo, kur aktakuza shkruhej në gjuhën qe se kuptoja dhe dëshmitë “argumentoheshin” në plagët qe kullonin.

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq, kërcënon hapur shtetin e Kosovës, duke iu referuar armiqësisht, uniformave të sigurisë së brendshme të shtetit tonë (PK-së). “Prania e Policisë së Kosovës në linjën administrative paraqet rrezik për sigurinë”. Pra, Dikoviq, së pari nuk njeh kufijtë shtetëror e as autoritetet legjitime të Kosovës, duke e lënë të hapur mundësinë e arrestimeve dhe kidnapimeve të radhës. Dikoviq gjatë luftës së vitit 1999 ishte komandant i njësisë së motorizuar 37 të Rashkës, e cila ka kryer spastrime etnike dhe krime të rënda në Kosovë. Këtë e dëshmon edhe Natasha Kandiq, kryetare e Fondit për të Drejtën Humanitare,duke akuzuar Dikoviqin për krime të luftës në Kosovë (1998-99).“Shumë krime të rënda dhe vrasje masive ishin kryer në pjesën qendrore të Kosovës, ku Dikoviq ishte përgjegjës si komandant brigade në vitin 1999. Krimet përfshijnë ekzekutimet e civilëve, vjedhjet dhe dhunimet”. Është e quditshme se si BE-ja i pranon si partnerë këta milosheviqë të vegjët, të cilët jo vetëm qe s’u ndëshkuan kurrë, por po shpërblehen me gjithë duart e përgjakura dhe me qindra dosje për krime lufte. Serbia kërcënon Kosovën edhe përmes metodave konspirative në veri (organizatat ultranacionaliste e terroriste), siq janë: “Obraz”, “Srpski Cetnicki Pokret”, “Grobari” etj., të cilat janë të trajnuara për metoda terroriste. Por, zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës, nuk kanë bërë, pothuajse asgjë, për ndëshimin e këtyre kriminelëve të luftës të cilët udhëheqin aktualisht politikën e Serbisë (qoftë edhe ngritja e ndonjë aktakuzë).Atë qe është dashur të bëjë Kosova, tashmë po e bënë Serbia, duke ngritur dhjetra aktakuza kundër qytetarëve shqiptarë. Jo vetëm kjo. Qeveritarët tanë, nuk treguan as notën minimale për aplikimin e principeve politike në përputhje me interesat tona shtetërore e kombëtare. Duke qenë fare pa kredibilitet, Qeveria Kosovës, u kritikua nga Bruksesli, për çfarëdo aksioni policor në veri(për të vendosur rendin dhe ligjin). Por, ndërkombëtarët, mbrojtën institucionet paralele, grupet dhe bandat serbe qe trafikojnë drogë e vrasin qytetarë të pafajshëm. Kjo me pretekst të hapjes së një vale të re dialogu, kinse për “zgjidhjen” pa dhunë të problemit në veri. Brukseli bën llogari se me këtë klasë politike të shantazhuar të Kosovës, mund të arrijnë çdo gjë qe dëshirojnë. Mjafton të mos preken interesat e klaneve dhe bizneseve.

Qasja e BE-së ndaj Kosovës është e padrejtë

Aventurat luftënxitëse të Serbisë (agresioni në veriun e Mitrovicës dhe vala e arrestimeve të shqiptarëve), janë shpallje luftë shtetit të Kosovës. Tashmë, u mbetet institucioneve tona shtetërore qe të zgjedhin dy rrugë: të mbrohen (të luftojnë) kundër agresorit, ose të nënshtrohen para Serbisë, (të tolerojnë spastrimin përfundimtar etnik dhe aneksimin e veriut të vendit). Për 13 vjet më radhë bandat kriminale e mafioze në veri, kanë zbatuar principet e politikës zyrtare të Beogradit (realisht milosheviçiane), duke spastruar etnikisht veriun (dëbimi i 11 000 shqiptarëve nga kjo zonë e trazuar). Por, agresioni i Serbisë në kufirin verior dhe sulmi terrorist kundër familjes Haradinaj, janë shqelmat e fundit të taktikës së Serbisë për krijimin e realitetit monoetnik sllav në këtë zonë. Spastrimin etnik (dëbimin e shqiptarëve nga veriu me 1999) e toleruan vet ndërkombëtarët (UNMIK-KFOR etj), por spastrimi i fundit i largimit të familjeve shqiptare (pas akteve terroriste serbe), tregon dështimin e madh të Qeverisë së Kosovës. E them këtë për faktin se këmbëngulja e Serbisë po ia imponon BE-së politikën milosheviqiane, ndërsa qeveritarët tanë nuk po arrijnë ta bindin askënd për ta mbrojtur sovranitetin e vet, tërësinë territoriale e as jetën e qytetarëve. Realiteti është se Serbia po rehabiliton politikën e Milosheviqit. Dhuna ndaj shqiptarëve heshtet, ndërkaq, dhunuesit dhe terroristët serbë qe vrasin qytetarë të pafajshëm, mbrohen nga Serbia dhe ndërkombëtarët! Qasja e BE-së ndaj Kosovës është e padrejtë. Pikërisht për shkak të presionit të madhe të BE-së, Kosova ka hyrë në aventurën e zhbërjes së shtetësisë (principet e fusnotës), e tash kërkohet qe sërish të pranojmë ndarjen. Pa dyshim se kësaj i ka ndihmuar tej mase klasa miope e politikës së retarduar dhe të kompromituar të cilët udhëheqin Kosovën. Nëse elitizmi ynë politik, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, nuk ndërmarrin hapa konkret për të qetësuar gjendjen (kthimin e familjeve të shpërngulura shqiptare që nga viti 1999 në veri), dhe krijimin e sigurisë, rendit dhe ligjit, situata mund të shndërrohet në një konfikt të hapur. Shqiptarët janë lodhur nga padrejtësitë e shumta në kurriz të tyre (penalizimi për Shengenin, procesnin e integrimit në BE etj).Por, mohimi i lirisë dhe zhbërja e atdheut të tyre (ndarja e Kosovës) është fundi i tolerancës dhe shpërfilljes së qenësisë shqiptare (populli autokton dhe më i vjetri në Gadishullin Ilirik).



Agresioni i shtuar i Serbisë, kunër shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është cilësuar edhe si fushatë për të kënaqur mendësinë e sëmurë sllave, e cila ende vazhdon të “besojë” në ëndrrën për Serbinë e madhe. Me la përshtypje një shkrim në gazetën beogradase “Danas” të redaktorit, Nikola Tomiq, i cili agresionin e Serbisë kundër Republikës së Kosovës (por edhe valen e arrestimeve të shqiptarëve) e trajton si maskaradë të tmerrshme. “Me një zhurmë ultrapatriotike (ju politikënë) kamufloni edhe një humbje në Kosovë, duke shpresuar se votuesit nga Serbia nuk do ta kuptojnë këtë maskaradë. Gjithçka bëhet më interesante kur këtë e bëni një muaj para zgjedhjeve, në mes te fushatës zgjedhore, ku në përcjellje të kamerave televizive arrestoni qytetarët shqiptarë”. Edhe pse dritë e vogël (në fund të tunelit), edhe në Serbi, ka filluar të kuptohet realiteti i ri me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Por, është tejet e çutishme se si Brukseli përkrah politikën milosheviqiane në Serbi, në vend qe ta saksionojë ose denojë atë. Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Kostunica, në një tubim zgjedhor në veri të Mitrovicës, kërkon ruajtjen e “Serbisë përrallore”.“Nuk ka Serbi pa Kosovën dhe se duhet bërë çdo gjë që serbët të ruajnë atë që u është lënë amanet nga të parët”.Pra, kriminelët kërkojnë gjak për të mbajtur trendin e tyre të pushteteve. Në këtë rang renditet edhe kandidatura e Ivica Daçiçit për president të Serbisë, një kriminel dhe ish-zëdhënës i Sllobodan Millosheviçit, pushteti i të cilit ishte mbajtur duke shkaktuar katër luftëra të përgjakshme me dhjetëra civilë të vrarë e të masakruar, në hapësirën Ballkanike. Është për tu çuditur se askush nga Kosova, nuk ka ngritur aktpadi për krime e gjenocid, kundër pretendentëve të ‘fronit’ milosheviqian në Serbi. Pavarësisht se të gjithë politikanët në Serbi mbajnë qendrime armiqësore ndaj shtetit tonë, na mbetet ne që t’ua bëjmë të qartë se ata ishin pushtues dhe fashistë në tokën e Kosovës ....

Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike Prishtinë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...