Derisa shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe të Kosovës Lindore sipas shënimeve të OKB përbëjnë numrin e tretë të azilkërkuesve në vendet e zhvilluara evropiane, në SHBA nga mbi 80 mijë kërkesa në vit, më të shumtat kanë qenë nga Kina, Meksiko dhe Salvadori.
Sipas shënimeve mbi shtetësinë e azilkërkuesve të dhëna nga Departmenti i Sigurisë Kombëtare për vitet 2009, 2010 dhe 2011, për këto tri vjet Amerika u ka njohur kërkesën për azil gjithsej 72 shtetasve nga Kosova, mirëpo nuk thuhet se sa janë refuzuar dhe depërtuar, transmeton RTK.
Për të fituar të drejtën e strehimit, azilkërkuesit duhet të dëshmojnë se kanë kërcënim real keqtrajtimi në vendin e tyre, që bazohet në kombësinë e tyre, racën, fenë, klasën shoqërore, grupimin politik si dhe disa faktor të tjerë. Por cili ka qenë motivi i keqtrajtimit që e deklarojnë kosovarët kur pohojnë kërcënimin në Kosovë?
“Ka që ankohen se janë në shënjestër nga pushtetarët e sotëm, ish pjesëtarë të UÇK-së që gjoja i ndjekin këta si ‘paqësorë’. Apo se janë fëmijë të martesave të përziera, se nuk janë ‘puro’ shqiptarë apo se janë pjesëtarë të ndonjë grupi pakicë, zakonisht romë, të diskriminuar dhe kërcënuar nga shumica shqiptare në pushtet.” Këto janë disa nga deklarimet që përmend një avokat me klientë të tillë shqiptarë nga Kosova, i cili foli për këto motive me kushtin që të mos i përmendim emrin.
Në prill të vitit 1999, në kulmin e luftës dhe ndjekjeve të shqiptarëve nga Kosova, SHBA deklaruan se do të pranonin 20 mijë refugjatë kosovarë. Atëbotë në Amerikë erdhën pak më shumë se dhjetë mijë, ndërsa pas çlirimit të Kosovës një e treta e tyre vendosi të kthehej në vendlindje.