2013-07-24

Edvin Kristaq Rama paraqet strukturën e Qeverisë së re, shkurtime drastike

Rama paraqet strukturën e Qeverisë së re, shkurtime drastike
Kryeministri i ardhshëm Edi Rama prezantoi strukturën e Qeverisë së re për vitet 2013-2017, duke theksuar se do të ketë reformim, ristrukturim dhe ndarje të fokusit të punës, me qëllim efikasitetin e lartë dhe shkurtimin e shpenzimeve.
"Struktura e re është e ndërtuar mbi bazën e një analize të hollësishme të strukturës ekzistuese dhe të gjithë degëzimeve të strukturës ekzistuese, që në këndvështrimin tone përbëjnë një trupë më shumë parazitë dhe kërkojnë shkurtim. Struktura e Qeverisë së re është ndërtuar mbi bazën e prioriteteve, por edhe të disa nevojave që ka vendi, duke konsultuar shumë struktura qeverish në vendet e reja të BE, dhe duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të kemi një qeveri, e cila të ketë shumë më tepër fokus, shumë më tepër përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetareve", tha Rama.
Ja struktura e Qeverisë së re:
Ministria e Brendshme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Mbrojtjes, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Jashtme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Integrimit
Ministria e Drejtesisë
Ministria e Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Ministria e Energjise dhe Industrisë
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Ministria e Shëndetesisë
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë
Ministria e Kulturës
Ministria e Mjedisit
Një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike
Një ministër për Çështjet Vendore
Rama gjatë prezantimit premtoi risktrukturim të plotë dhe të thellë në organikën e Kryeministrisë dhe një shkurtim të ndjeshëm të saj.
"Komitetet që do të drejtohen nga Kryeministri do të shkurtohen në mënyrë drastike dhe do të jenë komitete të mirëfillta pune për prioritetet dhe koordinimin e të gjitha energjive qeverisëse", tha Rama. Kryeministri i ardhshëm sqaroi se për detaje të tjera të Qeverisë së re duhet të pritet fundi i këtij muaji dhe fillimi i muajit të ardhshëm.
Ndërsa pas daljes publike, Rama njoftoi në Twitter se në përbërjen e Qeverisë së re do të jetë numri më i madh i grave në historinë e vendit.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...