Vendimi i gjykatës izraelite vendos që veprat e Franc Kafkës ti shkojnë librarisë kombtare izraelite. Ky vendim vjen pas një kohe të gjatë diskutimi mbi pronësinë e dokumenteve.
Kafka ia dhuron doreshkrimet mikut të tij Maks Brod, sekretarja e të cilit insiston që ai t`ia jepte asaj. Pas vdekjes së ssekretares vajzat refuzuan t`i mbanin ato.
Mendohet se dorëshkrimet mund të përmbajnë materiale të pabublikuara të Kafkës. Brod refuzoi kërkesën e mikut te tij për të djegur te gjitha veprat e tij pasi Kafka të kishte vdekur.
Brodi bëri të kundërtën e kësaj. Ai publikoi veprat e mikut të tij duke e kthyer atë në njërin prej novelistëve më të njohur të shekullit 20.
Pas pushtimit të Çekosllovakisë nga Gjermania, më 1939, Brod emigroi për në Palestinë. Pas vdekjes së tij më 1968 ai i lë trashegimi koleksionin e Kafkës sekretares së tij Ester Hofe.
Gjygji për veprën e tij
E ndërsa vepra e Kafkës kishte marrë famë botërore disa nga Izraelitët i shohin shkrimet e tij (duke qenë shkrimtar me origjinë çifute) si pjesë e kulturës së tyre duke kërkuar që kjo trashëgimi ti kthehet këtij shteti.
Një familje izraelite nga Tel Aviv këmbënguli të shtunën gjatë seancës gjyqësore që “Brod urdhëroi sekretaren e tij Hofe që të transferonte të gjithë këtë koleksion në Librarinë Universitare Hebraike në Jeruzalem, librarinë e bashkisë së Tel Aviv-it ose në çfarëdo qoftë institucioni publik izraelit vendas ose jashtë shtetit”.
Hofe, ne fakt, mbajti disa nga veprat e Kafkës të kyçura, madje shiti disa prej tyre.
Në një gjyq, i cili filloi më 2008 në Tel Aviv, vajzat e Hofe`s argumentuan se “qellimi i Brodit nuk ishte asgjë tjetër veçse një dhuratë e tij për mamanë e tyre”.
Sidoqoftë, gjykatësja Talia Kopelman-Pardo tha se “shkrimet e Kafkës, si koleksion i Brodit”, nuk konsiderohen si një dhuratë për vajzat e Hofes.“Koleksioni i Brodit duhet të kthehet në arkivë”, shkroi ajo.
Disa vepra mbahen në depozita të sigurta në Izrael dhe Zvicër. Disa prej tyre janë hapur në Zyrih në 2010, por përmbajtja e tyre iu është treguar vetëm gjykatësve izraelitë.
Publikimi online
Punët e Kafkës janë bërë të famshme në të gjithë botën.
Drejtori i librarisë kombtare izraelite, Oren Ueinberg, vlerëson vendimin e gjykatës.
Ai shtoi se libraria do të publikojë të gjithë koleksionin e Kafkës online “keshtu që dëshira e Brodit për të publikuar shkrimet e mikut të tij për të gjithë izraelitët dhe mbarë botën” të përmbushet.
Kafka dhe Brodi kanë qenë pjesë e komunitetit çifut gjerman-folës në Pragë.
Kafka vdiq më 1924, në moshën 40 vjeçare, nga disa sëmundje fizike dhe mendore që e kishin prekur.
Ai i kërkoi mikut të tij Maks që ti digjte të gjitha shkrimet. Brod ishte i bindur se këto dorëshkrime ishin mjaft të bukura dhe i publikoi. Në këto dorëshkrime përfshiheshin veprat “Procesi” dhe “Kështjella”
- See more at: http://www.portali.im/shkenca/beteja-per-librat-e-franc-kafkes-vendimi-favorizon-izraelin#sthash.CyjF6Pxw.dpuf