Me 24 mars ne mengjes gjenerali Nebojsha Pavkoviq ishte nervoz.Spiuni jugosllav ne Nato I kishte lajmeruar Komaden Supreme se operacioni I Natos do te filloje me te rene te territ .Pavkoviqi po u bente interviste trupave te veta.Si komandant I Korporates se Trete jugosllave te stacionuar ne KOSOVE duhej te vertetonte se a eshte gjithcka ne vendin e duhur.Beogradi qe pergatitur per ate moment gati njesoj gjate sikur Natoja .Planet e alenaces per bombardimin e Jugosllavise qene bere kryesisht nga fundi I pranveres se vitit 1998 por mbrotja Jugosllave ishte pjese e strategjise se sajuar gjate luftes se ftohte.
Sa do te zgjasi lufta ne Beograd.
Filloi fshehja e pajisjes me te mire ne rrjetin e bunkereve te sigurt nentokesore.Aeroplanet kompjuterat dhe sistemey e radarit u fshehenthelle ne siperfaqe.Bunkeret ishin ndertuar te durojne goditjet nukleare te fuqise mesatare.Sadam Hyseini ishte improsionuar me kualitetin e tyre dhe I kishte porositur disa rakketa per irakun duke folur per ta per “jugo-bunkeret e mi”NDermjet janarit e marsit oficere te larte vizituan Irakun Ukrahinen, Rusine dhe Bjellorusine ne perpjekjen pjeserisht te sukseshme qe tua permisojne atyre sistemin e mbrotjes kunderajrore qe te blejne nafte te lire dhe qe marrin para te gatshme te cilat do ti ndihmonin per te mbuluar shpenzimet e ardhshme luftarake.E vendosen linja alternative te komunikimit ndersa ne janar filloi levizja kuturu enjesive ne kosove e cila do te duhej ti mashtronte satelitet vezhgues amerikane dhe fluturaket pa pilot.Ne shkurt ish-oficeret e disponuar miqesisht jugosllave ne Slloveni e ne Maqedoni u dhane agjenteve te Natos informata te rrejshme lidhur me taktiken ndersa Beogradi filloi te prodhoje aeroplane te drunjte dhe maketa plastike te tankeve.Pavkoviqi e dinte se Armata e Jugosllavise e kishte kryer detyren profesionalisht por prape se prape ishte nervoz. Ricard Hollbruk I kishte thene Miloshevicit se sulmet ajrore “do te zgjasin” por sipas informatavete tjera te cilat kishin rrjedhur nga Brukseli drejt nje agjenti ne Ambasaden Parisiene kjo do te thote lufte e shkurter.Saktesisht se sa do te zgjase lufta nuk e dinte askush ne Boegrad por tek e fundit Pavkoviqi e bashke me te edhe anetaret e tjere te Komandes Superem kishte ne dore listen e caqeve te Natos.Para disa muajsh oficeri I armates francese Pjer-Anri-Binel I cili punonte ne shtabin e Natos ne Bruksel ia kishte dorezuar listen agjentit te sherbimit sekret Jugoslllav , Jovan Milanoviqit.Binel tha me vone se ka vepruar sipas urdherave te sherbimit frances te spiunimit.Nese vertet ishte keshtu atehere kryetari I shtetit francez Zhak Shirak lejoi tradhetine e fshehtesive ushtarake aleate ose nuk iswhte I vetdijshem se me cafer punesh merreshin shefat e sherbimeve te tij te spinunimit.
Radari I verber.
Cingeroi telefoni mobil I Pavkoviqit .Nga ana tjeter e telefonit ishte spiuni britanik ndersa thirrja vinte nga brukseli.
Gjenerali Pavkoviq?
Une jam .Kush eshte?
Une prezentoj njerzit qe do tju bombardojne.Apeloj ne ndergjegjen tuaj ju lutem edhe tani mund ta ndaloni ate qe do tu ndodhe.Nese sot filloni ti terhiqni trupat nga kosova ende mund ta pengojme bombardimin!”
Ai njeri e dinte se nuk ka gjasa .Pavkoviqi ishte officer I karrieres I cili kishte marre per detyre dhe mbronte vendin e vet.Refuzimi I urdherave te beogradit dhe terheqja e trupave do te ishte e barabarte me tradhetine .Gjenerali nderpreu lidhjen , futi telefonin ne xhep dhe vazhdoi inetrvisten e trupave.Kur nata e pare eksploduan mbi pesedhjete projectile kazermat ishin boshe aeroportet ushtarake kryesisht te zbrazura radaret e fshehur automjetet e kamufluara, ndersa objektet e rrejshme ishin vendosur neper vendet e veta.Kjo u perserit 78 dite e net… .Operacioni I kamuflimit ishte kryer net ere vendin.Kodra Strazhevica ne afersi e Beogradit fshehte kompleksin kryesor te radareve te cilin e kishte ndertuar nje ndermarrje kroate ne kohen e Titos.Ai ishte projektuar te duronte sulmin nuclear.Aeroplanet e Natos disa here gjuajten ate vend dhe I bene pluhur kazermat ne siperfaqe por vete kompleksit nuk I bene asnje gje.Sa here rrezohej antena e radarit serbet shume shpejt ngrinin tjetren.Mashtrimi kryesisht ishte sekret public.Ne xhirot e saj te perditshme me nga tridhjete kilometra Maja Civiq civile bicikliste e pasionuar mund te shihte ate qe kerkonte Natoja.”Disa topa kunderajrore ishin venmdosur ne kulmet e ndertesave te banimit ne Beogradin e ri.U conimk kafe djelmoshave qe punonin me tan e livadhet pergjate Saves ishin te renditur helikopteret dhe tanket e kamofluara te rrethuara nga nje sere ndertesash civile dhe isha shume I hidheruar pse pushteti na shikonte si pione ne gjithe kete loje”Por nuk fsheheshin te gjithe.Ne oren 20 e 10 minuta kur sistemi per lajmerim te hershem te rrezikut hetoi aeroplanet e pare te armikut qe hyne ne hapesiren ajrore jugosllave kapiteni Zoran Radosavleviq u nis me aeroplanin e tij luftarak Mig -29 nga aeroporti ushtarak I Batajnices .I percjellur edhe nga dy Mig te tjere u nis ne drejtim te veriut ne takim me aeroplanet e Natos Ai e dinte se ne aeroplanin e tij nuk fuksionoi as radari as radio lidhja.Kjo do te thoshte se ai ishte I verber sic thuhet ne gjuhen e luftes ajrore.Ditet e luftrave ajrore nga afersia jane kohe e shkuar.Ai sigurisht as qe e ka pare aeroplanin I cili e goditi.Raketa qe e beri shkrumb Mig un e tij ishte lancuar disa milje larg.
Eksperte ushtarake serbe
Pse fluturoi?Ishte ne detyre .Ai njekohesisht ishte edhe topic me pervoje qe do te thote se ishte I vetdijshem se ate detyre nuk mund ta kryej me sukses.Ate nate ne qiell kishte ndermjet 20-26 aeroplane te Natos .Ishin keto aeroplane te aviacionit luftarak holandez dhe amerikan dhe te gjitha instrumentat net a fuksiononin mrekullueshem.Sateliti mund ta hetonte levizjen e tij qysh kur ishte ne piste, “Avaks”—et gjithsesi e kishin hetuar ne radar sapo u shkeput nga toka nderkaq aeroplanet holandeze dhe amerikane e verejten sapo hyri ne largesine e tyre te arritshme.Nje njeri per kontakte ne avioacionin luftarak jugosllav tha.Mund ta quani hero ne daci edhe budalla sit e doni!”Ekspertet e dinin se nuki mund tafitojne luften me Naton ne rastin me te mire kane mundur te perpiqen te mos humbasin.Pas kalimit te javes se pare te bombardimeve , nje gazetar I cili asokohe punonte ne radiostacionin e pavarur B92 takoi dy spiune ushtarake.Shkuam deri te “Rusi Car” afer punes sime.Ishin me rroba civile dhe miqesisht te disponuar ndonese ne kufij te fuqise se tyre.Se pari folen per punen time ne radio dhe me binden se nuk e trajtojne joptriotike, ndersa me vone me kerkuan se cmendoj per situaten.Ne ate kohe nuk kishte diplomate te huaj ne qytet keshtu qe ata kishin qasje te kufizuar ne mendimet e kunderta. U thashe :”Do ta humbni luften.E vetmja rruge eshte qe sa me pare te gjendet zgjidhje nepermjet negociatave”.Mu pergjigjen gati deshperueshem “E dijme edhe ne kemi propozuar keshtu por njeriu ne krye na refuzoi”. Dhe cka tash? – I pyeta.”.Asgje, do te perpiqemi te shpetojme sa me shume njerez dhe te mbrohemi”.. Disa jave pas fillimit te luftes m’u afrua nje minister I qeverise jugosllave dhe me pyeti se cili do te jete I fundit.I thashe qe nuk e di saktesisht se si do te zhvillohen ngjarjet por se Nato-ja ndodhi cka ndodhi , nuk do ti lejoje vetes te humbe.. .Nje burim nga armata e Jugosllavise thote se Miloshevici ka dashur ta zgjeroje luften ne Bosnje dhe ne Maqedoni.”Ka kerkuar qe te sulmohen trupat amerikane net e dy keto vende.Por, per operacionin kunderkazermave amerikane ne bosnje na duhej ndihma e kreu te serbeve te bosnjes.Nderkohe te disa nga lideret ishin krijuar disponimi proamerikan ndersa te tjeret ende ishin te hidheruar me miloshevicin sepse mendonin qe I kishte tradhetuar ne Dejton.Prisnin rastin ti hakmerreshin dhe refuzuan ti ndihmojne.Kur kjo u be e qarte arriten te bisedojne me kryetarin dhe tit hemi se pari se nuk rrezikojme duke shkuar ne Maqedoni e pastaj I thame se nuk do te rrezikojme duke I sulmuar me helikopteret “Apash” dhe trupat qe arrinin ne Shqiperi.Politikanet u pajtuan se bartja e luftes pertej kufijve do ti hasmeroje shtetet fqinje te cilat praktikisht na ndihmonin asaj kohe sepse ishin te hapura me ne per tregti dhe I mbynin syte para emberagove dhe kontrabandes”…
Teknika luftarake ne fabrika dhe spitale
Nje paditje ministry I informative Goran Matiq “ me ftoi”per caj ne shtepine e tij, trishtim temadhe ne Dedinje ne kete paralagje ekskluzive te Beogradit.Se pari me testoi.Me nxori ne nje shetitje te shkurter e cila perfundoi para nje shkolle fillore.aty mbreteronte nje qetesi sepse te gjitha shkollat ishi te mbyllura per shkak te bombardimit “shikoni” me tha duke mi treguar me dore dy maune ushtarake te komunikimit te kamufluara dhe te parkuara ne nje aneks te korridorit te shkolles.Njerzishem ia perkujtoja se Konventa e Gejeneves e ndalon nje gje te tille Ai me perkujtoi me pak njerzishem se Konventa e Gjeneves ndalon dhe bombardimin e fabrikave te spitaleve te ndertesave te banimit dhe te trafostacioneve ndersa pastaj me tha se Nato ka shkelur statutin e vet kur ka sulmuar nje shtet te pavarur I cili nuk ka rrezikuar asnje anetare te saj.Ishte e pakuptimte te tregohej se teknika luftarake po fshehej neper fabrika dhe spitale.Per cdo rast ai mi tregoi maunet per te pare se a do te raportoj publikisht per egzistimin e tyre ose a do tua percjell informacionin “paleve te interesuara”.Nuk e bera as njeren as tjetern sepse te dyja mund te kualifikoheshin si spiunazh.Tri dite mbasi kalova testing me ftoi per caj.Kete here , Matiqi me dergoi ne verande nga e cila shihej Beogradi. –“Tim ,- me tha , A e di qe mund ti degjojme te gjitha ato qe flasin piloted?
Kur e pyeta si papercaktueshem ma beri me dore ne drejtim te Beogradit.”Kemi shume civile qe degjojne radion ne vale te shkuretera.Kemi edhe tekniken tone zyrtare.Te gjithe keta njerez na lajmerojne cdo dite per ten a treguar se cfare kane zene:.. Me vone u be e qarte se ne Nato kumunikimi behej me anglishte te pakoduar.Anglishtja ishte gjuhe zyrtare per operacionet bombarduese te Natos.Kjo gjuhe dhe e shume njerezve te arsimuar ne Beograd dhe ne qytetet tjera te Serbise.Amerikanet kane system te sigurt te shfruar dixhital por te te gjitha avionet e tjere per nje dekate jane prapa amerikaneve ne kete drejtim.Meqe bombardimet ishin kryesisht operacione te perbashketa amerikanet u desh te perdorin system te hapur.Ajo qe ishte edhe me e keqe per naton Jugosllavet me gjase qe me here dinin vendet e bombardimit dhe shifrat e tyre…/Pas luftes amerikanet deshiruan te dijne para se gjithash se pse u desh qe per listen e vendeve te bombardimit te dijne 600 veta.
Analistja e shquar amerikane, Laura Secor, zbërthen librin më të fundit të gjeneralit kandidat për president i SHBA
Lufta moderne e Uesli Klark për të mposhtur diktatorin Millosheviçin
Laura Secor *
Në librin e tij të ri, “Të fitosh luftrat moderne”, i dalë kohët e fundit në qarkullim, ish-kreu i NATO-s dhe favorit aktual për kandidat i demokratëve në garën për president të SHBA-ve, Uesli K.Klark merr në shqyrtim performancën ushtarake amerikane në Irak të administratës së Presidentit Bush. Ka qenë mëse e lehtë të përqëndrohesh në luftime, duke vrarë armikun dhe shkatërruar forcat e tij. Por, çdo njohës serioz i luftës e di se në luftën që bëhet për të arritur objektiva politikë – forca ushtarake që përdoret është vetëm njëra nga shumë mjetet e përdorura, përfshirë diplomacinë, dhe se ajo mund të përdoret në mënyrë reciproke në funksion të saj.
“Klark ka mbledhur eksperiencën e tij si një shembull i një pune të bërë mirë. Pas gjithë kësaj, Klark ishte gjenerali që fitoi luftën e vetme të zhvilluar direkt nga NATO në vitin 1999, duke bashkëpunuar me aleatët për të penguar Kosovën të bëhej pre e mëtejshme e krimeve të Millosheviçit dhe t`ia dorëzonte atë kontrollit të OKB-së, trupave paqeruajtëse të NATO-s, dhe pjesërisht kosovarëve mirënjohës. Pikërisht muajin e shkuar, gjithsesi, H.Hugh Shelton, ish-shef i “Stafit të Bashkuar të Shefave Ushtarakë”, e goditi publikisht “integritetin dhe karakterin” e Klark. Këto vërejtje në drejtim të tij bënë që të habiteshin shumë reporterë dhe komentatorë: A tregojnë kujtimet e Klarkut, miksturën e idealizmit dhe forcës, të cilën preferojnë të ngrenë lart admiruesit e tij, apo mos ndoshta të kundërtën e tyre që pretendojnë kundërshtarët, pra qëndrime të pamatura e të nxituara?
Si “luftoi” për luftën e Kosovës
Megjithëse Kosova duket se i ngjan një perspektive mbresëlënëse në retrospektivë, ndërhyrja nuk ishte megjithatë shumë popullore asokohe. Klark lundroi në një aleancë jounike të NATO-s dhe midis një stafi ushtarak amerikan me shumë kundërshti. Megjithë fushatën ushtarake kundër objektivave ushtarakë në Serbi dhe Kosovë, ai shpesh hasi në kundërshtitë e Pentagonit për problemet e burimeve, taktikave dhe kufizimeve për kompetencat në punën e tij. Këto konflikte do të bëheshin më pas arsyet e padeklaruara për vendimin e Pentagonit për të hequr Klarkun nga posti i tij direkt pas luftës. Ai fitoi luftën në Evropë, dhe fitoi respektin e kolegëve civilë të qeverisë, por nga na tjetër humbi pozicionin e tij ushtarak. Kur Klarku u bë komandanti i “Forcave Supreme Aleate në Evropë” në vitin 1997, NATO ishte ndërkohë prezente në ish-Jugosllavi. Në Bosnje, trupat aleate ishin vendosur aty në zbatim të akordit për paqe të Dejtonit në vitin 1995. Por e paqetësuar po mbeste situata në provincën serbe, të populluar nga shqiptarët, Kosovë. Një guerilje shqiptare, e njohur me emrin, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” (UÇK) po sulmonte aty me sa kishte mundësi, instalimet policore e ushtarake serbe në Kosovë. Raprezaljet kundër popullsisë civile shqiptare ishin shpesh mëse brutale. James O’Brian, një i dërguar special i Presidentit amerikan në Ballkan dhe ish-këshilltar për Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, kujton: “Kishte një debat të vazhdueshëm, për rolin që duhet të luante Ballkani në politikën e Shteteve e Bashkuara të Amerikës. Kishte një grup të fortë, i cili argumentonte se qëllimi i NATO-s ishte të siguronte një Evropë të plotë e të lirë, dhe në këtë kontekst, ne pra nuk mund ta linim Ballkanin jashtë planeve tona”. Klark qëndronte përkrah kësaj ideje.
Kundërshtarët për sulmin e NATO-s mbi Kosovë
Të tjerët ndërkohë argumentonin se pas stabilizimit të Bosnjes, duhet ta linim me kaq këtë punë. Sipas O’Brien, “intervensionistët” kishin fituar debatin e vitit 1998. Por, nëse lidershipi civil ishte i vendosur për ndërhyrje me forcë në luftrat e ish-Jugosllavisë, Pentagoni akoma s´e kishte bërë një gjë të tillë. “Ushtria është gjithmonë disi skeptike për ndërhyrjen për arsye humanitare, dhe për atë që quhet si “nation building” ose e thënë në shqip, “shtetformimi”, thotë Stephen Ualt, nga “Shkolla e Qeversijes Kennedy në Harvard” (Harvard’s Kennedy School of Government)”. “Klark ishte i ndërgjegjeshëm për prioritetet e lidershipit civil dhe ishte më shumë për luftën sesa zyrtarët e tjerë.” Në fakt, Klark kishte qenë qysh herët njëri nga avokatët e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë. Në mars 1998, Klark i dërgoi një faks Shefit Shelton dhe Sekretarit të Mbrojtjes, Uilliam S.Kohen, duke i kujtuar e paralajmëruar ata për krizën gjithnjë e më shumë në rritje në Kosovë dhe duke i rekomanduar nga ana tjetër si hap diplomatik, kërcënimin e sulmeve të NATO-s. Sipas shkrimeve e kujtimeve të tij në vitin 2001, botuar me titull “Basti për luftrat moderne”, thuhet se përgjigjja ndaj tij për këto propozime, ishte një telefonatë irrituese e bërë vonë në mbrëmje nga Joseph Ralston, zëvendëskryetar i “Shtabit të Shefave të Bashkuar“. “Shiko, Ues i kish thënë Ralston Klarkut, kemi shumë probleme për të rregulluar këtu ku jemi… Ne s`mund të përballojmë më shumë probleme. Dhe Sekretari është i shqetësuar nëse Madeleine Albright do kishte marrë një kopje të saj. “Gjeneral Dennis Reimer, ish-shef i Personelit të Ushtrisë së SHBA-ve asokohe, kujton se shumë pjesëtarë të “Shefave të Bashkuar” ishin skeptikë në lidhje me përfshirjen në atë që ato e shihnin si “një problem evropian”. “Pikëpamja ime është se Kosova nuk përfshihej në interesin vital të SHBA-ve në mënyrë direkte”, tha Reimer në një intervistë telefonike javën e shkuar. “Kur ne vumë në diskutim kredibilitetin e NATO-s, atëherë u prek direkt interesi vital i SHBA-ve.
Kur u futën në “lojën Kosova”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Preokupimi i Shefave të Bashkuar në fakt u rrit. Në shkurt të vitit 1999, Albright lajmëroi fillimin e bisedimeve midis UÇK-së dhe dhe Qeverisë jugosllave në Rambuje të Francës, duke i kujtuar palës refuzuese se NATO-ja do të sulmonte në rast se bisedimet do të dështonin. Qeveria jugosllave, siç dihet, e refuzoi marrëveshjen. NATO-s i mbeti të vërtetonte kërcënimin që kish bërë. Dhe akoma, sipas Michael E. O’Hanlon, bashkautor me Ivo H. Daalder në “Të fitosh shëmtuar: Lufta e NATO-s për të shpëtuar Kosovën”, moskëmbëngulja e Pentagonit u përkthye në mungesë qëndrimesh realiste. “Unë mendoj se në subkoshiencë, Shelton dhe Cohen nuk ishin plotësisht të vendosur për të fituar luftën”, thotë O’Hanlon. “Ata e ndjenin se ne po humbisnim shumë kohë në misione sekondare dhe gatishmëria jonë për operacione më të mëdha kishte degraduar. “Në fakt, në pikun e fushatës së bombardimeve, kur Klark këmbëngulte për më shumë burime e mbështetje, ai kujton se Ralston iu përgjigj duke pyetur se “çfarë do të kishte ndodhur nëse lufta do të kishte plasur në Kore dhe në Gjirin Persik”. “Xho, kujton t´i ketë thënë Klark atij, “sigurisht që ju nuk mendoni se ne do të ishim dorëzuar në betejën tonë të parë, vetëm sepse duhet të ishim gati për dy luftërat e tjera, të cilat gjithsesi nuk përbëjnë ndonjë kërcënim imediat?”.-
NATO, i shpall luftë Jugosllavisë
Në fund, NATO iu vu luftës në Jugosllavi dhe për këtë Klark sigurisht që ka përgjegjësi e merita. Siç vëren edhe O’Hanlon, madje edhe vetë mbështetësit më të ashpër të luftës (përfshirë dhe vetë Klarkun), besonin ndërkohë se demonstrimi i forcës do ta detyronte Millosheviçin të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë. “Ne e cilësuam këtë si një gabim absolut”, tregon ordinanca e Klarkut, admirali i Marinës, James Ellis, në një konferencë të shkurtër shtypi pas lufte. “Kjo nuk është e mirë. Kjo nuk është e mirë”, i pati thënë asokohe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, i shqetësuar natën e parë të sulmeve ajrore, kur serbët surprizuan NATO-n me përgjigjet e tyre ndaj sulmeve të NATO-s. Që NATO ishte e përgatitur vetëm për një demonstrim të shkurtër e të qartë të forcës ishte evidente në fillimin e luftës, shkruan O’Hanlon dhe Daalder. Nuk kishte aeroplanmbajtëse në Mesdhe. Përgatitjet ishin bërë për vetëm tre net bombardime. NATO, madje, nuk kishte ndonjë plan, që të parashikonte se ç´do të ndodhte nëse Millosheviç do të kishte rezistuar. “Klark ishte më shumë përgjegjës, nëse për këtë rast nuk kishte një plan përgjigje”, thotë O’Hanlon. “Ishte puna e tij për të pasur plane të gatshme përgjigjeje”. Por, nga ana tjetër, gjithsesi, Klark ishte i pari që e njohu gabimin dhe lëvizi në drejtim për ta korrigjuar atë. Situata po përshklallëzohej. Dhe Klark besonte se sa më fort që të luftohej, madje edhe në qoftë se kjo do të thoshte një rrezik më të madh për ushtarët amerikanë dhe civilët serbë, në një kohë të shkurtër, aq më eficente dhe më humane do të kishte qenë edhe paqja, që do të arrihej të fitohej prej saj. Por, në përputhje me shqetësimet evropiane rreth bombardimeve të rastësishme të objektivave civile dhe intolerancës amerikane në luftime, NATO, përkundrazi, këmbëngulte për një fushatë bombardimesh ajrore nga lartësia 15,000 këmbë, kundër një numri të kufizuar objektivash. Millosheviç jo vetëm që s`po dorëzohej apo largohej; ai përzuri me qindra e mijëra civilë shqiptarë të Kosovës nën hundën e bombardimeve të NATO-s.
Klark kundër Pentagonit për invazion nga toka
Edhe atëherë, kur Klark këmbëngulte, Pentagoni rezistoi të planifikonte një invazion nga toka. “Unë mendoj se ideja e një lufte tokësore nuk fitoi kurrë terren serioz”, thotë gjeneral Reimer. Në të njëjtën kohë, Klark kërkoi një ndërhyrje të teknologjisë më të lartë, vënien në dispozicion të helikopterëve kundërtanke “Apache”. Megjithëse helikopterët ishin dislokuar në Shqipëri, Klark nuk e dha kurrë “OK” për t´i përdorur ato. Sipas Reimer, kur moti u përmirësua, komandanti i Forcave Ajrore tregoi se ai mund të arrinte të njëjtat objektiva, pa qenë nevoja të rrezikonin shumë. Kishte gjithashtu edhe një shqetësim tjetër, disi më pak publik: Disa në Pentagon kishin frikë se Klark do t´i përdorte “Apashët” për “të shtruar rrugën” e një ndërhyrjeje tokësore, gjë e cila nuk ishte e autorizuar. Ashtu siç e paraqet edhe një ish-zyrtar në Pentagon: “Ata mendonin se ky ishte kulmi i mosmarrëveshjeve”. Në fund, pas 78 ditë bombardimesh intensive, Millosheviç kapitulloi. NATO fitoi luftën pa pasur nevojë të ndërhynte me trupa nga toka apo të godiste me “Apashë”. Mos ndoshta kërcënimi se do të sulmohej edhe nga toka e detyroi “njeriun e fortë” të Beogradit të dorëzohej, apo mos ndoshta ndërkohë ishte humbja e mbështetjes diplomatike nga Rusia “mike” plus sigurisht shkatërrimit të përditshëm të infrastrukturës ushtarake e industriale? Çështja është akoma e debatueshme edhe sot e kësaj dite. Amplituda gjithnjë e më shumë në rritje e bombardimeve të NATO-s po rriste rrezikun ndaj civilëve serbë në tokë për të shpëtuar jetët e pilotëve në ajër. Në një prezantim të kohëve të fundit në “Qendrën Kennedy për Politikat e të Drejtave të Njeriut”, historiani ushtarak, Conrad Crane, ngriti një pyetje: “Cila shkallë rreziku për personelin e shërbimeve tona justifikon goditjen e objektivave rastësorë civilë të armikut?”. Sigurisht, shumë vetë në Pentagon mund të kenë llogaritur se një ndërhyrje tokësore do t´i kishte shndërruar ushtarët e NATO-s në vegla të çakorduara në një teatër joesencial.
2OOO civilë e ushtarë serbë të goditur, asnjë ushtar amerikan i vdekur
Kur kjo ndodhi, objektivat civilë serbë të goditur në mënyrë të rastësishme llogariteshin rreth 500 deri 2000. Asnjë ushtar i vetëm i NATO-s nuk vdiq në luftime. Refugjatët shqiptarë u riatdhesuan. Nuk mund të quhej i gjithi ky operacion një sukses? Por Crane beson se llogaritjet janë më të vështira sesa duken. NATO u angazhua në Kosovë, për të mbrojtur civilët shqiptarë, por rreth 10000 prej tyre mendohet të jenë vrarë a humbur gjatë ofensivës tokësore serbe, kundërvënies ndaj të cilës planet e luftës së NATO-s i dhanë pak prioritet. Dhe askush nuk e di se sa civilë jugosllavë vdiqën nga ndërprerja e dritave nëpër spitale apo nga pasoja të tjera të lidhura me bombardimet. Klark në dukje kishte më shumë dëshirë sesa kolegët e tij në Pentagon për të rrezikuar trupat amerikane në mënyrë që të ndalte forcat serbe në tokë dhe t´i jepte kështu një fund më të shpejtë luftës. Për Klark, ky do të kishte qenë çmimi i fitimit të një lufte dhe arritja e objektivave politikë – dy nga të cilat, sipas Presidetit Klinton, po pengonin spastrimin etnik dhe po dëmtonin dukshëm kapacitetin ushtarak të Serbisë për t´i rezistuar luftës. Kujtimet e Klark në vitin 2001 të ngrenë qimet përpjetë me raportet e vakta burokratike dhe mosbesimin e shprehur në mënyrë të shpeshtë. Ish-gjenerali i NATO-s pretendon se Shelton dhe Cohen e penguan atë të ndikonte te Presidenti Klinton gjatë luftës. Michael O’Hanlon e cilëson këtë bllokim “të paarsyeshëm”. Ai thotë: “Ata po abuzonin me zinxhirin e prerogativave komanduese në një mënyrë që ishte kundërproduktive me interesat e kombit. Një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit gjithsesi, kujton se perceptimi në Pentagon ishte se Klark po “e shtrëngonte” zinxhirin e drejtimit të komandës vetëm në duart e Klintonit dhe të Samuel R. “Sandy”, Berger, këshilltarit për siguri të tij.
Përplasjet me sekretarin Cohen
Nëse Sekretari Cohen do të kishte qenë një lider i fortë, thotë ish-zyrtari, ai ose do ta kishte frenuar Klarkun, ose do ta kishte hequr atë për mosbindje. Ashtu si ndodhi, “Uesli luftoi me veten, duke u përballur me dështimin e mundshëm”. Ngaqë Cohen nuk ishte i përfshirë vetë në operacion, përgjegjësitë politike që duhet të binin normalisht mbi të ranë mbi gjeneralin Klark. Atributet e vërteta, që çuan disa zyrtarë me uniformë të mos i besonin Klarkut, e bënë atë popullor në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. “Ai kish vizione të forta”, kujton me admirim James Steinberg, ish-zëvendëskëshilltar për Sigurinë Kombëtare. “Ai kishte qenë në linjën e frontit, dhe ishte e rëndësishme për politikëbërësit të dëgjonin një mendim prej tij. Ai bëri një punë jashtëzakonisht të madhe”. James O’Brien, nga Departamenti i Shtetit, e vlerëson vizionin e Klarkut duke thënë: “Klark e dinte se zgjidhja ishte të promovonin demokraci në rajon. Ushtria kishte një rol, por ajo duhej të mbështetej nga operacione civile”. Në fakt, cilësitë që e bënë Klark një gjemb në Pentagon – refuzimi i tij për të ndarë çështjet ushtarake nga ato politike, dëshira e këmbëngulja e tij për pavarësi mendimi – mund t´i shërbente atij mirë në një karrierë politike. “Ai është disi më shumë i drojtur, sesa mund të pritet nga një shkollar nga Rhode”, thotë Michael O’Hanlon. Por, ai është, gjithashtu, i “aftë ta pranojë gabimin dhe të ndërmarrë hapa për ta korrigjuar atë”. Dhe kjo mund të jetë në fakt, ekzaktësisht frymëmarrja që sjell ajri i freskët i fushatës së demokratëve për vitin 2004.
Jetëshkrimi
Kush është gjenerali amerikan, Uesli Klark
Gjeneral Uesli K.Klark është njëri nga ushtarakët më të famshëm të SHBA-ve. Gjatë 34 viteve të shërbimit të tij në ushtrinë e SHBA-ve, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese, duke u ngritur në rangun e gjeneralit me katër yje të komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s. Lindur në Çikago më 23 dhjetor 1944, gjenerali Klark u rrit në Little Rock, Arkansas. Në vitin 1962, ai mbaroi studimet e mesme në “Hall High School”, ku ai udhëhoqi ekipin e tij të notit në kampionatin lokal. Gjithnjë i angazhuar në shërbimin publik, ai shkoi në “Uest Point” në vigjilje të moshës 17-vjeçare dhe u diplomua duke pasur rezultatet më të mira të klasës në vitin 1966. Ai gjithashtu ka mbrojtur një diplomë “Master” në Filozofi, Politikë dhe Ekonomi nga Universiteti i “Oxford”. Nga viti 1997 deri në maj të vitit 2000, gjeneral Klark ka qenë shefi suprem i Komandës Aleate të NATO-s për Evropën. Në këtë pozicion, gjenerali Klark udhëhoqi operacionin e Forcave Aleate, aksionin e parë të madh të NATO-s, me të cilin shpëtoi rreth 1.5 milionë shqiptarë nga masakrat dhe përndjekja serbe në Kosovë.
Nga viti 1996 deri më 1997, gjenerali Klark shërbeu si komandant i përgjithshëm i Komandës Jugore të SHBA-ve në Panama, ku ai ishte përgjegjës për drejtimin e aktiviteteve ushtarake amerikane në Amerikën Latine dhe në zonën e Karaibeve. Nga viti 1994 deri më 1996, ai shërbeu si drejtor Planeve Starategjike dhe Politikave për Shefat e Bashkuar të Shtabit me përgjegjësinë e planifikimit strategjik ushtarak të SHBA-ve për të gjithë Botën. Gjeneral Klark gëzon shumë tituj e medalje nderi të ushtrisë së SHBA-ve e të huaja, duke përfshirë edhe “Yllin e Argjendtë”, “Yllin e Bronxtë” dhe “Zemrën e Purpurt”. Ai mban edhe tituj kalorësie nga Qeveria britanike e ajo holandeze dhe gjithashtu u bë edhe komandant nderi i “Legjionit të Nderit”. Në gusht 2000, Presidenti Klinton e nderoi atë me “Medaljen e Lirisë”, titulli i nderit më i madh kombëtar civil. Ai ndërkohë ka qenë një komentator i njohur publik dhe analist në kanalin prestigjioz televiziv CNN. Uesli Klark dhe gruaja e tij, Gert, janë të martuar që prej 36 vjetësh. Ata jetojnë në Little Rock, në Arkansas dhe kanë një djalë, të quajtur Uesli, një skenarist filmash që jeton në Los Angeles me gruan e tij, Astrid Clark.
Së fundmi, ai është njëri prej pretendentëve kryesorë të Demokratëve për kandidat për President në SHBA.