2013-07-24

Media serbe citon ish shpijunin e Sigurimit komunist Koço Danaj: Ja Shqipni te Madhe, ja lufte



Mediat serbe "Kurir" dhe "In Serbia" kanë publikue deklaratat e Koço Danajt, botue të Diellen ne mediat austriake mbi 'Shqipnine Natyrale". Media serbe raporton per  nenshkrimet që po mblidhen për "Shqipnien Natyrale", si e quen Danaj, ose bota le te pregaditet per nji lufte te re.
Ne momentet kritike dhe finale per arritjen e paqes mes Kosoves dhe Serbise, nji ish sigurims i Enver Hoxhes, lanson nji iniciative per krijimin e nji "Shqipnie Natyrale". Dhe kete iniciative ky person e nis askund tjeter pos ne Gjermani, ne vendin i cili asht insistuesi ma i madh qe Serbia me i permbush te gjitha kushtet e marreveshjes me Prishtinen dhe te kushteve te Uninonit Europian per me marr date per nisjen e neogociatave per anetaresim. Ashtu si e zberthejne kete moment kritik kur lansohet iniciativa e Danajt analistat ne Kosove, ky person me emnin Koço Danaj po nderton argumentim te mjaftueshem per Serbine nacionaliste qe Gjermanise, e cila asht ma e zashmja ne kerkesat ndaj Serbise, me ja heq argumentin e presionit sepse, shqiptaret, njisoj si Serbia nacionaliste e Milosevic'it, jane per shtete te medhaja etnike ose 'natyrale' si i quen Danaj. Bile edhe me kusht te luftave te reja, si kercenon rrejshem Danaj.
"Politikani shqiptar Koço Danaj tha se Mali i Zi duhet me u tërheq nga pjesët lindore të territorit të tij, i cili asht i banuem kryesisht nga popullsia shqiptare dhe në këtë mënyrë ky territor me i takue "Shqipnisë Natyrale". Kështu raportoi e përditshmja serbe "Kurir".
"Në qoftë se nuk krijohet 'Shqipnia Natyrale', atëhere në Ballkan ka me pase luftë të re", ka thanë Danaj, e citojne mediat serbe. 


Mediat serbe citojne Danaj nga intervista qe kishte dhane për agjencinë DPA, ku ka deklarue se të gjithë shqiptarët duhet me jetue në nji shtet të vetëm.
"Sot na kërkojmë bashkimin e të gjithë shqiptarëve, pa luftë", asht shpreh Danaj. Kur u pyet se çfarë lloj efekti ka me shkaktue formimi i "Shqipnisë së Madhe", ai tha se ata (shqiptarët) në fakt pëlqejnë me quejt "Shqipni Natyrale", sepse termi "Shqipni e Madhe" vjen nga nazistat gjatë Luftës së Dytë Botnore. 


"Efekti asht garanci se nuk ka me pase dhunë në Ballkan. Përndryshe, mundet me u prite nji luftë e re ballkanike. Në qoftë se na kemi me  pase Shqipninë në kufijtë e saj natyror, kjo luftë nuk ka me  ndodhë", ka deklarue Danaj, citojne mediat bulevardeske serbe.  (Burimi: "Kurir", Beograd)

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...