40 vjet më parë
janë diplomuar gazetarët e parë të dalë nga radhët e universitetit
shqiptar.
Mes tyre ishin dhe këta pesë vajza : Iliriana Hysi,
Albana Melyshi, Dolorez Sinica, Teuta Shahini dhe Zenepe Luka, e ardhur nga
fshati më malor i Librazhdit malor, por edhe më i bukuri prej të gjithëve,
Dardha. Pjesa tjetër, djem, mes të cilëve edhe stari i gazetarisë vizive dhe
analisti brilant Virgjil Kule.
Duke analizuar aprimavista zhvillimet e Shqipërisë
postkomuniste, na rezulton se përplasjet e paprecedenta partiake apo mes pozitës
dhe opozitës, janë paraprirë apo janë shoqëruar pandërprerë nga përplasjet e
gazetarëve. Nga më të bukurat e gazetarisë mbarëshqiptare kanë qënë këta përplasje
në vitet ’90 – 92, por më heroiket kanë ardhur më vonë. Kanë ardhur në kohën
kur kërcënoheshin, rriheshin, gjakoseshin gazetarë ; atëherë kur dhe forca e
pushteit të katërt qëndronte në kulmet e saj; ndrysh nga sot, kur kësaj force,
shtetarët tanë, këta pjella kryesisht të listave të “politikanëve profesionistë”
apo vetë këta të fundit,sidomos këta , i kanë gjetur një mënyrë më efikase të për
dobësuar apo, mundësisht për ta shtënë në gropë pushtetin e katërt.
Që të jemi sa më konkret me lexuesit, ja, të marrim
vetëm një element fare të thjeshtë dhe aspak agresiv; të trajtuar vetëm në
“Tirana Observer” dhe vetëm nga ne; sigurisht me tër forcën dhe artin ton që
kemi patur në arsenal. Trafiku i tmerrshëm i rrugëve. Së paku ca kamera, policë, sidomos një fushatë “karrotresh” , ca gjoba shoferëve që flasin në cel duke
ngarë makinën, që tejkalojnë shpejtësinë; ndonjë shkarkim zëvëndësministri
dhe…vëndi ynë nuk do të kishte viktima më shumë se askund tjetër në Evropë për
njësi popullate. Po , pos nesh, kushedi se sa
herë të tjera ka folur media; sëpaku “kronikat e zeza” për aksidentet e përditëshme
nëpër rrugët tona të të tëra linjave. Mirëpo – arma shfarosëse; edhe më e egër se
kur rriheshin gazetarë – ajo e heshtjes! Të jemi të saktë, edhe në këtë fushatë
zgjedhjesh që sapo kaluam, , ja, pat ndonjë dhunë gazetari, si psh një vajze të
“top chanel”, por, jo më. Edhe pse
pushteti i katër është dobësuar nga taktika e heshtjes, por, edhe, mmmm… e pse
erdh një ditë që rrahjet dhe dhuna në përgjithësi ndaj gazetarëve u pre si me thikë; sigurisht që
kopromentimet me para joooooo!!!!. Dhuna fizike ndaj gazetarëve u pre si me
urdhër. Nga kush fuqi vallë? Kush po e din, vallahi!
Ama, deri të barriera e heshtjes, pushteti i katërt,
ka parë sa e sa kërcënime personale
gazetarësh dhe oferta për t’i kopromentuar;
ka parë në buzë të Lanës thuajse
të vdekur gazetarin Lala, ka parë m kokë të çarë gazetarin Edi Rama një natë
kur ecte I vetëm por shkruante te “Koha
Jonë”, ka parë të digjej gazeta “Koha Jonë” – gjuthmonë nga persona të
paidentifikuar dhe që ngarkojnë me faj ente shtetërore të identifikuara. Por ka
parë edhe dhunën mizore ndaj një gruaje. Ndaj njërës prej 5 femrave gazetare –
trimëreshës Zenepe Luka.
Ta imagjinojë veten secili nga lexuesit veten femër,
gazetare, të pambrojtur siç është e bardha e syrit, të dëgjojë publiksiht në një
takim mes qytetit tënd dhe nga forumi i një partie shumë të madhe të shquar nga
shëmbujt e agrsivitetit , furisë së dhunës dhe britmave të cilësuara nga disa
ndërkombëtarë si “fashistoide” të thuhet kështu: “Për situatën që kaloi Vlora,
përgjegjësinë më të madhe e mban gazeta “Koha Jonë” dhe gazetarja Zenepe
Luka…Ai vijoi më tej duke fyer rëndë me fjalorin e tij banal dhe për
bashkëpunim me bandat.”
”Kur gazetarja tentoi të hynte në një
konferencë - sic vazhdon të kujtojë kjo grua e paepur - tek dera më ndali një
burrë esmer, që m’u drejtua me fjalët:
-Ti , Zenepe Luka e gazetës “Koha Jonë” të
hysh në mitungun tonë?Largou, se do të hash plumbin.” Gazetarja trime vazhdoi të qëndronte e të
shkruante nga Vlora në kohën e bandave, trafikimeve dhe kur në marsin e 97,
atje, kishte të rinj që vinin nishan kot së koti kalimtarë në e vret apo jo. “
U, ti xhaxhi P…paske qënë? Ne të vumë në nishan” – më tregonte një shok vlonjat.
Pikërisht në këto vite të trazicionit, në këtë qytet port, gazetarja e
gazetës së parë të pavarur “Koha Jonë”,do të ndeshej me fenomene si trafiku i
kladestinëve, prostitucioni, për të mbrritur tek ngjarjet tragjike të
1997-tës.Zenepe Luka, ishte e vetmja gazetare që mbeti në Vlorë në këtë
periudhë të vëshirë, pas rënies së fajdeve, që bashkë me TV e huaja si Rai,
përcolli cdo ditë atë që ndodhte në Vlorë, duke shkuar përmes plumbave dhe
përballur me bandat kriminale që lindën në qytet. Ajo nuk u mposht edhe kur i
vunë ekslpoziv në shtëpi. Për t’ia shuar rracën, pra, për ta vrarë tok me të
shoqin dhe fëmijët. Ishte ora 22.30 kur…ajo lexonte një libër, fëmiëjt në tv ,
etj…shpërthimi..Fëmjët thërresin “nënë” dhe nënëmjera e tmerruar, ndërsa i përkëdhelë
kokën vajzës së llahtarisur për ta qetësuar, shikon që pëllëmba përkëdhelëse është
e përgjakur nga gjaku i së bijës. Luka ,
që ka shkruar një libër të sajin për jetën e vet me parathënien e poetit tonë të
shquar Dritëro Agolli, përmend si
tronditjen e parë të dhunës , jo të imagjinuar për të provuar në kurriz, e ka
marrë në mitingun e Partisë Socialiste të 29 majit 1996, tre ditë pas vjedhjeve
massive të votave.
Këta meditime na erdhën në mënd ndërsa
informohemi se ky 40 vjetor i grupit të parë të gazetarëve, është festuar pikërisht në Vlorën e kaltër. Nën
drejtimin e heroinës së shkrimit tonë, e cila sot drejton një forum që mban
emrin “Nermin Vlora – Falaschi” dhe një
tjetër me emrin e AL Banos. Në këtë takim ishin ftuar gazetare nga hapsira tërshqiptare
; kishte zbarkuar e mbiquajtura “Mbretëresha e diasporës shqiptare” dhe përfaqësuese e grave gazetare të
emigracionit shqiptar në Evropë që nga
Italia, Vitore Leka Stefa, nga SHBA kish mbërritur publicistet Raimonda Moisiu
e Eleonora Koka, nga Kina, gazetarja me emrin shqiptar Shpresa – Uang Lei ,
Drita Nikoliqi , nga Vojvodina që e prezantoi veten si e ardhur “nga vëndi i
ujqërve”, Flora Dyrmishi dhe Ajtene
Krasniqi nga Kosova , Teuta Demjaha dhe Laura Parpaniku nga Shkupi , Hatixhe
Nelaj dhe Zylfie Duraku nga Mali i Zi por kishin ardhur edhe
personalitetet më të shquara të gruas shqiptare ne territorin tonë, pjestare të
“Fondavionit Nermin Vlora Falaschi “ si aktoret dhe artistet e famshme Margarita Xhepa ,Tinka Kurti, Adile Xhabia,Valentina Leskaj. Elsa Xhai, Silvana
Braçe, Kozeta Mamaqi, Irini Qiriaqi, Vitore Sallaku… Luka ka qënë inisiatorja që
të mbildhen gratë shqiptare me përfaqësuesiet e tyre disa herë. Dhe në vënde të
ndryshme. Kulmore ka qënë për të vlerësimi
“Grua e shquar” në Kuvendin botëror të gruas, që u mbajt në Pekin nga Presidente e
Federatës së grave kineze dhe zv. Kryetare e parlamentit të Kinës zonja Chen
Zhili.
U lexuan kumtesa dhe përshëndetje , nga më të ngrohtat dhe më analitiket, por,
ja, të citojmë shokun e klasës së protogonistes sonë:
“Unë jam
Virgjil Kule, njëri nga gazetarët që jam diplomuar 40 vjet më parë.Për kursin
tonë, sot është një eveniment i rëndësihëm pasi këtë takim emocional, me disa
prej të cilëve e bëjmë pas 40 vjetësh, e organizojmë në Vlorë.Për këtë I
shprehim mirënjohjen Fondacionit Nermin Vlora Falaschi dhe bashkisë së qytetit
të Vlorës.\Ne jemi të prekur, pasi në këtë mbrëmje të gëzuar nuk është vetëm
një takim emocional mes nesh, por mes tonë janë edhe artistet e mëdha të
Kombit, janë edhe gazetare të shquara nga Shqipëria dhe nga shtete fqinjë, deri
edhe nga Kina e largët. Kjo është një gjë e bukur, që do të lerë mbresa të
pashlyera vecanërisht tek ne studentët që u diplomuam gazetarë në maj të vitit
1973.”
Në këtë takim, pika kulmore ka qënë kur është
mbjellur një ulli në një gropë të hapur që më parë. Kjo pemë paqësore që rron
me qindra shekuj, është mbjellur në një
vënd simbolik. Mbjellja e ullirit, dhe vendosja e një tabele atje shkaktoi përmallime
shumë, lotë, hare… Me flokët e verdhë dhe fytyrën rrumbullake si diell mbi
ullinjtë e Beratit, bie në sy “Mbretëresha
e Disaporës”, aktivistja e shquar kombëtare
, së cilës luftëtarët kosovarë të UCK i kanë hapur këtë sit në google “ WWW. nana _ loke .com” , Vitore Leka Stefa.
Ajo, përqafon gazetaren e paepur duke i thënë me sy të përlotur “Të
keqen Vitorja ty…t’u bëftë Vitorja””
Në tabelën që folëm dhe që e vuri atje “Mjeshtri i Madh” Irini Qiriako
shkruhet : ”Në këtë vend, më 30 maj të vitit 1996, është goditur në krye të
detyrës, gazetarja e gazetës “Koha Jonë”Zenepe Luka.” Pikërisht, 17 vjet më parë këtu egërsia ndaj
pushetitt të katërt ka shkuar deri atje sa që, një burrë të zhburrërohet duke qëlluar
një grua.
RIZA LAHI