Dokumente të reja mbi përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi. Zbulimet më të fundit nga fondi Hatt-i Hümayün (Arkivi Osman i Kryeministrisë, Stamboll) Qyteti i Beratit është një nga qendrat urbane më të rëndësishme të periudhës osmane. Në këtë fat historik gjatë kësaj periudhe, një rol vendimtar ka luajtur pozicioni i tij gjeografik si qendra kryesore dhe më e fortifikuar e prapatokës së qytetit të Vlorës. Megji-thëse sanxhaku osman emërtohej sanxhaku i Vlorës, qendra administrative e tij ishte Berati.Ky fenomen përbën një rast specifik në historinë e institucioneve dhe administrimit territorial osman. Ai ka lidhje jo vetëm me pozicionin gjeografik të qytetit të Beratit në raport me Vlorën-port, por edhe të Vlorës si çelësi i Otrantos dhe një nga pikat kryesore të planifikuara për nisjen e inkursioneve ushtarake nga Perëndimi kundër Perandorisë Osmane. Për pasojë, qendra e sanxhakut administrativisht u zhvendos nga Vlora në Berat, e bashkë me të edhe elita drejtuese e këtij sanxhaku. Pozicioni gjeografik i Beratit, kur analizohet në raport edhe me viset e tjera të brendshme shqiptare dhe me rrugët e komunikimit dhe të tregtisë e rriti edhe më shumë peshën e këtij qyteti, madje krijoi premisat që ky qytet të njihte atë zhvillim që mund të thuhet se ishte klasik gjatë periudhës osmane. Ndërsa në urdhrat dhe dekretet e sulltanit që niseshin nga Stambolli për të identifikuar këtë qytet, zyrtarisht është përdorur emri Belgradi shqiptar (Arnavud Belgradi), në dokumentacionin që mbahej në vend, autoritetet lokale të tij qytetin e identifikonin thjesht me termin Berat. Ky identifikim ishte më se i nevojshëm për të shquar Beligradin shqiptar nga Beligradet e tjera ku osmanët shtrinin sundimin e tyre: Belgradi i Danubit (Beogradi i sotëm); Stolni Belgrad në Hungari dhe Beogradi i Transilvanisë. Berati shqiptar duke filluar nga mesi i shek. XVIII dhe më pas në gjysmën e parë të shek. XIX ka shërbyer si një nga qendrat më të rëndësishme të politikës lokale shqiptare. I administruar nga krerë të familjes dinastike Vlora, ai u ka rezistuar fuqishëm poleve ekonomike e politike, Shkodrës dhe Janinës, respektivisht kryeqendrat e pashallëqeve të Shkodrës dhe Janinës. Një burim vendës, Alipashaiada e Haxhi Shehrretit, na dëshmon mjaft qartë se Ali Tepelena, ndërsa ishte një kandidat që mbartte ambicien për të rivendosur autoritetin e të atit, erdhi në Berat për të biseduar me Ahmet Kurt Pashën, dhëndër në familjen Vlora. Aq i rëndësishëm në plan strategjik për mbrojtjen dhe administrimin e viseve shqiptare ishte Berati, sa Ali Pasha ndërsa organizoi mbrojtjen e tij finale, birin e tij të bindur, Myftarin, e caktoi në Berat. Kurse shteti osman në vitet post-Ali Pasha për shkak të peshës që kishte marrë si kryeqendër e përpjekjeve për shkëputje, në dokumente emrin e Beratit e shoqëronte me shprehjen çelësi i Shqipërisë. Fondi Hatt-i Hümayün (Arkivi Osman i Kryeministrisë, Stamboll) është plot me dokumente që pasqyrojnë në mënyrë kronologjike dhe sistematike ecurinë e zhvillimeve politike në viset shqiptare. Në dokumentet e këtij fondi terminologjia e përdorur për të identifikuar zhvillimet politike në trevat shqiptare në vitet ’20 të shek. XIX dhe cilësimet për elitën separatiste shqiptarë janë të njëjta me ato që autoritetet më të larta osmane kanë përdorur për zhvillimet politike që po ndodhnin paralelisht në Peloponez dhe për krerët e kryengritjes greke.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/07/02
Zbulohet dokumenti, Pavarësia u kërkua që në vitin 1828 Nga Dritan Egro

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment