“Kam një dëshirë të pafund t’ju puth…”. Në Italinë e sapodalë nga lufta, Italo Calvino, atëherë një shkrimtar i ri, e mbyllte kështu letrën drejtuar aktores së njohur italiane Elsa de’ Giorgi. Gjatë tre viteve sa zgjati lidhja e tyre deri më 1958, Calvino i shkroi së dashurës së tij 300 letra. Gjatë asaj kohe, aktorja ishte e martuar me një aristokrat italian. Historia sekrete e dashurisë u bë publike vetëm disa vjet më parë nga media italiane, e cila publikoi dhe disa nga letrat plot pasion të shkrimtarit… i njohur si një nga shkrimtarët italianë më të rëndësishëm pas luftës, Italo Calvino u mundua ta mbante të fshehtë jetën e tij private gjatë gjithë jetës. Koleksioni i tij privat i bërë publik pjesërisht nga familjarët dhe biografët, nxjerr në pah një burrë plot dëshira, i cili ka ditur të bëjë gjithë0 pasion dy jetë… Sekreti ishte një element frymëzues në krijimtarinë e shkrimtarit. “Italo Calvino lindi më 15 tetor në Santiago de Las Vegas, një fshat afër Havanës (Kubë), ku i ati drejtonte një stacion eksperimental bujqësor dhe një shkollë bujqësore. Nga babai agronom dhe nëna botaniste mori një edukatë rreptësisht laike. Më 1925 familja Calvino kthehet në Itali dhe vendoset në San Remo, në Vilën Meridiana ku është dhe qendra e Stacionit Eksperimental të Florikulturës. Aty Calvino jeton “deri në moshën 20-vjeçare në një kopsht plot bimë të rralla dhe ekzotike”. Pas mbarimit të shkollës së mesme prindërit e shtyjnë të studiojë për agronomi, studime të cilat nuk i përfundon. Megjithëse përpiqet të ndjekë traditën familjare, prirja e tij ishte nga letërsia. Fillimi i luftës e detyron të ndërpresë studimet. Nga 8 shtatori i 1943-shit, pasi i shpëton rekrutimit të detyruar në ushtrinë fashiste dhe duke përmbushur një dëshirë që e ushqente që në adoleshencë, bashkohet me partizanët e brigadës “Garibaldi” dhe bën kështu “zbulimin e parë të botës së dhimbshme njerëzore”. Mbas çlirimit, futet në Partinë Komuniste Italiane, bashkëpunon me gazeta dhe revista dhe regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë në Torino, ku më 1947 diplomohet me tezën për Joseph Conrad-in. Në Torino bashkëpunon me revistën “Politecnico” të Vittorini-t dhe bëhet pjesë e redaksisë së shtëpisë botuese “Einaudi”. Në atë ambient “ndërdisiplinor të hapur ndaj kulturës botërore” nis dëshira e tij për të shkruar. Më 1947-n shfaqet si shkrimtar duke botuar falë Pavese-s “Shtegu i foleve të merimangës”. Pas këtij romani me të cilin vlerësohet si shkrimtari më i rid he më i talentuar ndër shkrimtarët neorealistë, vjen vëllimi me tregime “I fundit erdhi korbi (1949). Gjatë viteve ‘50-‘60 është drejtor i shtëpisë botuese “Einaudi” dhe njëkohësisht e shton gjithmonë e më shumë veprimtarinë kulturore dhe angazhimin në debatet politike-kulturore, duke bashkëpunuar me revista të ndryshme. Në panoramën letrare italiane, mbas botimit të përmbledhjes “Tregimet” (1958) dhe sidomos të vëllimit “Të parët tanë” (1960), që përfshin trilogjinë e romaneve fantastikë dhe alegorikë për njeriun bashkëkohor: “Viskonti i përgjysmuar”, “Baroni kacavjerrës” dhe “Kalorësi i paqenë”, shfaqet si më origjinali ndër shkrimtarët e rinj. Gjatë këtyre viteve boton dhe esenë e rëndësishme “Fuqia e luanit” (1955), si dhe përmbledh dhe përkthen “Përrallat italiane” që botohen më 1956, vit në të cilin ngjarjet në Hungari e bëjnë që të shkëputet nga Partia Komuniste Italiane dhe të heqë dorë nga një angazhim i drejtpërdrejt politik.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/08/09
Italo Calvino, Pasioni i fshehtë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës
Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment