2013-08-09

Katër të burgosura luajnë teatër

Në një kohë kur teatri duket se e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe të rinjtë përballen gjithnjë e më tepër me mure për të qenë pjesë e tij, regjisorja Rozi Kostani ka zgjedhur një pjesë metaforike për t’i folur shqetësimit të kohës. “Dikush i famshëm”, komedia e Doug Larson, do të sjellë së shpejti në skenën e Teatrit Kombëtar historinë e katër të burgosurave, që gjenden një ditë në skenën e një teatri

Jane Evelyn Atwood


Ato janë katër të burgosura: Dona, Mejsi, Rexhi dhe 12006. Në një sallë të vjetër teatri të ditëve të sotme, që është ende i pasistemuar nga shfaqja e një nate më parë, ato dërgohen për të pastruar, të shoqëruar nga dy gardianë (Komandanti dhe Gasi). Pasi nisin të pastrojnë dhe Komandanti del për të kryer një punë, ato marrin vesh nga gardiani (të cilit i pëlqen njëra prej të burgosurave), se i kanë sjellë këtu për Terapi nëpërmjet Dramës, një kontratë që burgu ka nënshkruar me Ministrinë e Kulturës dhe që, përveç se për të marrë donacione, komandanti i burgut do ta shfrytëzojë këtë rast për të promovuar librin e tij (që e ka shkruar me ndihmën e disa shkrimtarëve, por që në fund të fundit mban emrin e tij). Ndërkohë që “pëlqimi” i ndërsjellë mes gardianit dhe Mejsit rritet, ato zbulojnë se aty do të vijë një aktore (Melinda) me famë e teatrit, si e dënuar, sepse në shfaqjen e fundit ajo ka vrarë të gjithë trupën e aktorëve. Kështu që do të jetë ajo që do ta drejtojë me to shfaqjen e Terapisë nëpërmjet Dramës, me të cilën drejtori do të promovojë librin e tij. Pasi aktorja vjen në sallë dhe të burgosurat kanë zbuluar goxha shumë për gjithë këtë aktivitet “promovues për burgun”, ato të kryesuara nga “hakeri i kompjuterëve” vendosin ta shfrytëzojnë shfaqjen për t’ia mbathur nga burgu. Në aktin e dytë vazhdon puna për të përgatitur shfaqjen sipas tekstit të përzgjedhur dhe njëkohësisht të burgosurat zhvillojnë planin e arratisjes. Vijojnë provat me tekstin në situata komike të përplasjes së aktores me famë dhe grave të burgut, deri sa në mbrëmje, kur largohen për të fjetur, aktorja i thotë Donës se edhe ajo e di planin e tyre dhe do të jetë pjesë e atij plani për t’u arratisur bashkë me to.
rozi kostaniNë aktin e tretë realizohet arratisja e tyre… Ky është subjekti i shkruar nga dramaturgu bashkëkohor amerikan Doug Larson, të cilin regjisorja Rozi Kostani e ka zgjedhur për ta ngjitur më datat 7, 8, 9 qershor në skenën e Teatrit Kombëtar. Në një kohë kur teatri duket se e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, dhe të rinjtë përballen gjithnjë e më tepër me mure për të qenë pjesë e tij, regjisorja Kostani ka zgjedhur një pjesë metaforike për t’i folur shqetësimit të kohës. Vepra e Larson dhe pse e përshkruar me situata komike, është një vëzhgim i hollë i realitetit të sotëm, ku “pazare” dhe situata nga më absurdet mund të gjenden dhe në teatër. Në një kohë kur liria duket se po humbet gjithnjë e më tepër terren, vepra vjen si një homazh për të. “Burgu nuk është vetëm ajo çfarë jetojnë këto katër të burgosura, por atë e gjejmë kudo në jetë, në kushtëzimin e lirisë që i bëjmë njëri-tjetrit në çdo sekondë, në shoqëri, në punë etj.”, thotë Kostani. Liria ndonjëherë është në psikikën tonë.
rozi kostani


Kostani, bashkë me aktorët që ka zgjedhur për këtë shfaqje: Ema Andrea, Albana Kocaj Sancolli, Valina Mucolli, Marsela Lena, Gert Ferra, Arjeta Dhima, ka nisur prej disa javësh provat. “Jam me fat që po punoj me një ekip që e ka me dashuri këtë shfaqje. Zakonisht bëjmë prova dhe dy herë në ditë”, thotë Kostani. Ideja e saj është të sjellë një shfaqje që është bashkëkohore jo vetëm në tekst, por edhe në ide regjisoriale. “Unë dua të thyej murin e katërt, pasi shfaqja do të luhet jo vetëm në skenë që prezanton gratë mes ‘figurës artistike’ dhe asaj që janë në të vërtetë duke krijuar çaste komike”, thotë Kostani. Në këtë akt interesant aktoret e vërteta do të humbasin në publik, duke realizuar kështu dhe arratisjen e tyre në kërkim të lirisë së munguar dhe do të jetë publiku ai që do të shndërrohet në to. “Arratisja e personazheve në këtë dramë i ngjason pak dëshirës që kemi çdo ditë për t’u arratisur nga pak nga vetja apo nga të tjerët”, thotë Kostani. Dramaturgjia e Doug Larson zgjedhur prej saj, është ndër më bashkëkohoret sot në teatrin amerikan. I lindur më 1971-shin, në Uashington, ai i ka kushtuar jetën të shkruarit, duke jetuar i izoluar nga media, duke mos pasur as televizor në shtëpinë e tij. Kontaktet e tij me shtypin pothuajse nuk ekzistojnë, pasi Larson ka zgjedhur të flasë vetëm përmes pjesëve që shkruan. Pjesën e tij të parë dramatike e shkroi në moshën 13-vjeçare, dhe mbi 30 pjesë në krijimtarinë e tij i përket dramaturgjisë për fëmijë. Komedia “Dikush i famshëm”, që do të ngjitet në fillim të qershorit në skenën e Teatrit Kombëtar, ka pasur 12 produksione ndërkombëtare.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...