Skenarët që kanë dominuar filmat shqiptarë pas viteve ‘90-të. Ylljet Aliçka: “Shpeshherë, shumë skenarë shqiptarë për hir të iluzionit ose për të pasur sukses jashtë Shqipërisë e perceptojnë formën e përmbajtjen sipas klisheve e stereotipave që mbizotërojnë rëndom në opinionin e huaj për Shqipërinë, që për hir të së vërtetës, edhe kanë dhënë rezultat, por është një kompromis afatshkurtër (historitë e vajzave që ikin nga shtëpia e kthehen në prostituta, emigracioni…
Kur Ylljet Aliçka krijoi tregimin “Parullat”, nuk e mendonte se ai tregim vetëm disa faqe i hedhur në letër disi shpejt, do të kthehej në një nga skenarët më përfaqësues të periudhës gati 50-vjeçare të izolimit komunist në Shqipëri. Simbolika që ai kishte zgjedhur përmes nxënësve që detyroheshin të shkruanin me gurë parulla nëpër kodra duke i thurur lavdi regjimit në fuqi, do të tërhiqte shumë shpejt regjisorin Gjergj Xhuvani, i cili deri në atë moment i kishte besuar vetëm penës së të atit, shkrimtarit të njohur Dhimitër Xhuvani për subjektet e filmave të tij. Por “Parullat” e Aliçkës do ta bënin Xhuvanin të krijonte menjëherë në mendje subjektin e gatshëm të një filmi. Ishte viti 2001, ku dhe pse gati një dekadë shkëputje nga kornizat e soc-realizmit në art, kinematografia shqiptare ende nuk kishte mundur të sillte një film me subjekt nga ajo periudhë. Xhuvani niste kështu fillimin e trilogjisë së tij kinematografike me temë diktaturën, që do të vazhdonte më pas, me filmin “I dashur armik” dhe “Lindje, Perëndim, Lindje”. “Me këtë film mbylla ciklin e komunizmit për t’iu rikthyer temave aktuale. Ndihem i qetë që e përfundova këtë trilogji. Nëse e kam mbyllur mirë apo keq, u takon të tjerëve ta gjykojnë”, është shprehur regjisori gjashtë vjet më parë, në premierën e “Lindje, Perëndim, Lindje” . Por, “Parullat”
vijon të jetë filmi më përfaqësues i temës së diktaturës në kinematë europiane. Xhuvani ishte i pari që zbuloi në prozën e re të Aliçkës, grimcat e një skenaristi të ardhshëm. 13 vjet më pas, Aliçka e sheh karrierën e tij të lidhur ngushtë mes shkrimtarit dhe skenaristit. Vetëm disa vite pas “Parullave”, ai shkruan një tjetër skenar për regjisorin Artan Minarolli “Lutjet e dashurisë” (ose Kronikë provinciale). Filmi sjell një histori sa komike aq edhe reale të periudhës së tranzicionit. Në qendër të filmit është historia e një piktori i cili interpretohet nga Tedi Papavrami, i cili pasi kthehet në vendin e tij dashurohet me një vajzë (Arta Dobroshi). Të dy të rinjtë bien pre e mentalitetit të kohës, i cili nuk i lë të jetojnë të qetë. Skenari i këtij filmi do të vlerësohej dhe si skenari më i mirë në Festivalin e Filmit të Europës Juglindore në Paris disa vite më parë. Grishjen nga tregimet e Aliçkës e pati dhe regjisori i njohur serb Goran Paskaleviç. Pasi pa filmin “Parullat” ai lexoi në frëngjisht një libër me tregime të Aliçkës, dhe u ndal tek tregimi “Çifti”. Historia e këtij tregimi ishte e thjeshtë: një çift bashkëshortësh nga fshati që një ditë udhëtojnë të dy drejt qytetit, të ftuar në një dasmë. Burri, tipik malësor që kurrsesi nuk mund të ulej para së shoqes, gjatë kohës që i zë nata në një nga lulishtet e qytetit, për herë të parë në jetën e tij bën një gjest, duke u kujdesur për të. Tipari ballkanik i karaktereve të këtij tregimi do ta bënte Paskaleviç të takonte skenaristin shqiptar për të nisur projektin e parë kinematografik shqiptaro-serb i cili do të përfundonte më pas me një tjetër bashkëskenarist me Paskaleviç. “Patëm këndvështrime që nuk u përputhëm”, tha Aliçka mbi këtë bashkëpunim që do sillte në ekranizim jetët e dy popujve që historikisht nuk e kanë dashur njëri-tjetrin. Gjashtë vite si ambasador në Paris nuk e kanë shkëputur nga shkrimi. Thotë se ka në duar projekte të reja midis të cilave dhe shkrimi i një skenari ku regjisori do të jetë i huaj. Lidhja me skenarin e ka bërë Aliçkën të jetë më i lidhur dhe me kinematografinë, duke e njohur më mirë gjuhën e saj. Një nga pikat në të cilat është kritikuar shumë kinemaja shqiptare pas viteve ‘90 kanë qenë dhe skenarët. Ideja për t’u marrë me tema të mëdha, ka sjellë një shkëputje të kinemasë nga temat e thjeshta, nga ato tema që Hollivudi prodhon çdo ditë. Kinemaja duket sikur është shkëputur nga njeriu, dhe kërkon të përcjellë vetëm ide. Nëse i hedhim një sy 31 filmave artistikë të prodhuar nga Qendra Kinematografike këto 23 vite, temat që dominojnë më shumë janë emigracioni, prostitucioni, komunizmi, ndërsa mungojnë temat dashurore, aq të kërkuara në kinema apo marrëdhëniet e thjeshta njerëzore, gjë që ka qenë prezente në filmat e prodhuar para viteve ‘90, pavarësisht skematizmit që kanë pasur. Për Ylljet Aliçkën, ajo çfarë ka ndodhur me subjektet e ofruara nga kinemaja këto vite ka brenda dhe anën pozitive dhe riskun. “E mira është se ka një dinamizëm. Eksperimentimi, kërkimi i formave ka dhe anën pozitive brenda, por edhe riskun, i cili qëndron në rënien në skematizëm apo formalizëm”, thotë ai. Ajo çfarë shihet shpesh në filmat shqiptarë të këtyre viteve është ikja nga origjinaliteti i veçantisë shqiptare. “Shpeshherë, shumë skenarë shqiptarë për hir të iluzionit ose për të pasur sukses jashtë Shqipërisë e perceptojnë formën e përmbajtjen sipas klisheve e stereotipave që mbizotërojnë rëndom në opinionin e huaj për Shqipërinë, që për hir të së vërtetës, edhe kanë dhënë rezultat, por është një kompromis afatshkurtër (historitë e vajzave që ikin nga shtëpia e kthehen në prostituta, emigracioni…). Dakord këto janë pjesë e realitetit, por jo krejt esenca e kompleksitetit të realitetit shqiptar”, thotë Aliçka. Shkrimi i skenarëve është shkollë më vete, në vendet ku kinematografia është në kohët e saj të arta. Skenaristët orientohen drejt subjekteve më të kërkuara, drejt atyre që prekin sa më shumë shikues. Në idenë e temave të mëdha këto vite janë përfshirë edhe regjisorët e rinj, të cilët kanë prezantuar prodhimet e tyre të para kinematografike. “Ka një dinamikë eksperimentimi e kërkimi, madje dhe provokimi, e cila në një mënyrë apo një tjetër evoluon në vlera të qëndrueshme artistike. E kam fjalën për një brez të ri që po guxojnë të vënë në dyshim format e konsoliduara”, thotë Aliçka.